Doza e tretë e vaksinës kundër Kovid19 në Maqedoni pritet të aplikohet së shpejti. Fillimisht autoritetet kanë paraparë që me dozën e tretë të imunizohen personat me imunitet të rrezikuar dhe punonjësit shëndetësor, ndërsa për qytetarët vendi ende nuk ka qëndrim të prerë nëse duhet apo jo të imunizohen me dozën e tretë. Drejtori i Institutit të Imunologjisë në Shkup thotë se te ne, doza e tretë do jetë Pfizer, pavarësisht se me cilën vaksinë paraprakisht janë imunizuar qytetarët. Pak më shumë efikase rezulton të jetë përzierja e vaksinave të ndryshme. Qëndrimi të cilin e diskutojmë është që doza e…
Author: Hamdi Kumanova
Eksperti i sigurisë ndërkombëtare, Ilir Kulla e vlerëson të drejtë vendimin e qeverisë të Kosovës për vendosjen e reciprocitetit në targa me Serbinë. Ndërkohë që për kërcënimet e presidentit serb, Aleksandr Vuçiç se do të marrin masa të dhimbshme, ironizon duke thënë se përkthyesit janë ngatërruar në përkthim me ato që ka thënë Millosheviçi në Fushë-Kosovë në fund të viteve 80-ta. Kulla në një intervistë për KosovaPress hedh dyshime mbi atë që mund të bëjë Serbia për gjëra shumë më të mëdha, kur nervozohet për diçka kaq teknike, e që është diçka që kjo e fundit i ka detyruar qytetarët…
Paketimi i parë për “Alkaloid” nga viti 1950, kutia më e vjetër dhe leja më origjinale për prodhimin e barit “Kafetin”; paketimet e para të “Bekutan”, makineritë më të vjetra industriale dhe një numër i madh i eksponateve të kompanisë janë vendosur në ekspozitën e hapur në Muzeun e qytetit të Shkupit me rastin e jubileut 85 vjecar të “Alkaloid”. “Jubiletë zakonisht i shënojmë në një përbërje të zgjeruar, pasi që ‘Alkaloid’ është kompani e të gjithëve! Mundësitë për këtë jubile na krijuan formatin tjetër dhe vendosëm që të kaluarën dhe të tashmen tonë ti hapim për të gjithë! Gjatë…
Gjithsej 522 persona janë infektuar sërish me Covid-19 që nga fillimi i pandemisë e deri më 19 shtator, thuhet në raportin e Institutit të Shëndetit Publik ISHP. Nga ata që u infektuan përsëri, një person u infektua me koronë për herë të tretë, nënvizohet në raport. Ndërkohë që vetëm javën e kaluar janë raportuar 23 ri-infeksione. Raporti i ISHP-së thotë se javën e kaluar u regjistruan gjithsej 3340 raste të reja me Covid-19 nga një total prej 28,972 testesh. Gjysma e të infektuarve janë nga Shkupi. Ka pacientë të regjistruar nga të gjitha moshat, dhe grupmosha më e zakonshme është…
Në drejtim të ndarjes së plotë të fondit të bursave për nxënës të parashikuar për këtë vit shkollorë 2021-2022, Ministria e Arsimit dhe e Shkencës ka shpallur konkurse të përsëritura për ndaerjen e bursave të dedikuara për nxënësit e regjistruar në paralele duale dhe për bursa për nxënësit e regjistruar në arsimin e mesëm profesional trevjeçar. Konkursi për ndarjen e bursave për nxënësit e regjistruar në paralelet e arsimit profesional në të cilat do të realizohet arsimi praktik me fond të rritur të orëve , gjendet në linkun -në vazhdim.Ndahen 900 bursat e tjera në këtë kategori, pasi në konkursin…
“Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit po bën përgatitjet për të publikuar listën e zezë të furnizuesve me energji elektrike, të cilët nuk i respektojnë kontratat me konsumatorët në tregun e lirë” Këtë e paralajmëroi Marko Bislimoski, kryetar i Komisionit Rregullator të Energjetikës, në një intervistë për “Brifingun e Mëngjesit”. “Gjatë këtyre muajve çmimi i energjisë elektrike në bursat botërore është rritur dhe për këtë shkak disa furnizues i kanë ndërprerë para kohe kontratat me disa prej kompanive dhe ka tentativa për faturim me çmime të reja, gjë që nuk është e lejuar. I paralajmërojmë se do…
BDI dhe Aleanca për Shqiptarët janë në garë të ngushtë për Tetovën. Këtë e tregon anketa e “Organizatës për aktivizim qytetarë dhe pavarësi”, e cila merret me analiza dhe aktivizim qytetarë. Në anketën në teren që është bërë për Tetovën, kanë marrë pjesë 718 persona. Për Tetua Arifin kanë thënë se do të votojnë 17% e të anketuarve, ndërsa për kandidatin e opozitës shqiptare janë deklaruar 16.8% e qytetarëve. Më pas vijnë kandidati i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami me 5,6% dhe ai i PDSH-së, Sadi Bexheti me 5.4%. Ajo që vërehet në anketë është numri shumë i madh i të…
Ka përfunduar ekspertiza për rastin “Alfa”. Familjarët, incizimin që e kanë pasur nga momenti i kryerjes së aktit, e kanë dorëzuar në një shtet të huaj për të bërë ekspertizë. Por, meqë kualiteti ka qenë shumë i dobët, është realizuar forenzikë. Tanimë gjithçka e përgatitur, është dorëzuar në Gjykatën Themelore në Shkup nga ku pritet edhe shqyrtimi i saj. Familjari i njëri të të dënuarve në këtë rast, Ramiz Dauti për TV21 thotë se kanë siguruar shumë dëshmi të reja dhe se presin rihapjen e rastit. “Për shkak se në vendin tonë mungon teknikë adekuate, dhe kemi mungesëper shkak se …
Në organizim të Qytetit të Shkupit – Sektori për komunikacion, nesër prej orës 11 do të mbahet ngjarja “Dita pa automjete”, që organizohet me qëllim të shënimit të Javës evropian të mobilitetit 2021. Lëvizja do të vijoj prej te Parku “Ibni Pajko” rruga “Filipi i Dytë i Maqedonisë”, në të majtë përskaj bulevardit “Goce Dellçev”, në të majtë ka bulevardi “VMRO”, në të djathë kah bulevardi “Aradhet Partizane”, në të djathë tek bulevardi “8 Shtatori” dhe në të djathë tek bulevardi “Ilinden” deri tek Parku i Qytetit. “Për këto arsye, Sektori për siguri në komunikacionin rrugor prej orës 11 deri…
Shkruan Arianit xhaferi në Facebook: Kandidatët e LSDM-së me kohë duhet të distancohen nga deklaratat ofenduese të Zaevit për tragjedinë në spitalin e Tetovës. Përndryshe mos të habiten nëse mbeten pa votat e shqiptarëve ditën e zgjedhjeve.
Edhe sot në Tetovë asnjë i vdekur nga Covid 19 Autoritetet e Spitalit thanë se situata është stabilizuar duke bërë apel për respektim të mëtutjeshëm të masave dhe sa më shumë të vaksinuar . Çdo ditë sipas tyre po ulet numri i të infektuarë. Ata thanë se numri i të hospitalizuarëve në 24 orët e fundit është 25. Me nga një dozë të vaksinës është vetëm një pacient po aq sa me dy doza.Në oksigjeno- terapi janë 25 pacientë ndërsa 55 Ambulantë ditore.
Ministria e Shëndetësisë njofton se vaksinimi po zhvillohet pandërprerë në të gjitha pikat në vend, ndërsa në vijim është edhe vaksinimi në teren. Nga atje njoftojnë se janë aplikuar gjithsej 1.465.229 doza të vaksinës, ndërsa 690.806 qytetarë janë rivaksinuar. “Dje janë vaksinuar gjithsej 12.062 qytetarë. Dozën e parë të vaksinës dje e kanë marrë 2.955 qytetarë. 55% e popullsisë mbi 40 vjeç kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës. 31% e popullsisë mbi moshën 18-39 vjeç kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës”, njoftojnë nga MSH. Nga atje shtojnë se vaksinat janë të sigurta dhe efektive dhe janë…

