Eurokomesari për zgjerim Oliver Varhelyi, do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Bullgari, njoftoi Komisioni Evropian. Ndërsa siç raporton AIM; gjatë vizitës në Sofje, Varhelyi ka planifikuar takime me presidentin Rumen Radev dhe ministrin për Punë të Jashtme Svetllan Stoev, përcjell Telegrafi Maqedoni. Nuk janë publikuar detaje për temat e takimeve, por siç njoftojnë mediumet bullgare, temë e diskutimit do të jetë edhe veto bullgare për nisjen e negociatave Maqedoni e Veriut – BE. Kjo është vizita e dytë e eurokomesarit Oliver Varhelyi në Bullgari, pas asaj të 21 majit së bashku me ministrin portugez për Punë të Jashtme Augusto…
Author: Hamdi Kumanova
Sektori për Punë të Brendshme Tetovë për gati nëntë muaj në vitin 2021 ka ngritur kallëzime penale kundër gjithsej 21 personave për disa lloje të krimeve, dhe lidhen me lloje të ndryshme sulmesh, duke parandaluar punën e policëve. Dhjetë prej tyre janë për “sulmimin e një zyrtari gjatë kryerjes së detyrave të sigurisë”, pesë për “pjesëmarrjen në një turmë që do të parandalojë një zyrtar të kryejë një veprim zyrtar” dhe gjashtë për “parandalimin e një zyrtari nga kryerja e një veprimi zyrtar”. “Që nga 20 shtatori, në SPB Tetovë të përgatitur dhe në Prokuroritë Themelore Publike në Tetovë dhe…
Banka Popullore e Maqedonisë së Veriut pritet të shtyp banknota shtesë prej 100 denarëve dhe se tenderi është fituar nga kompania ruse “Goznak”. Nga ky tender rusët përfitojnë 400 mijë euro dhe se në plan janë paraparë të shtypen 20 milionë copë banknota nga 100 denarë, përcjell INA. Vlera e përgjithshme e këtyre parave që do të lëshohen në treg është përafërsisht 32.5 milionë euro. Banknotat e reja do të zëvendësojnë të vjetrat që janë të dëmtuar dhe se nga BPM kanë thënë se nuk bëhet fjalë për mungesë të këtyre banknotave. (INA)
Maksim Dimitrievski vazhdon te shpresoj ne votat e shqiptareve ne Kumanove duke menduar se ata do te harrojne se pikirisht ai ishte personi qe punesoj ne komune e Kumanoves vellaune e Boban Iliçwit, i akuzuar per vrasesjen e Almirit. Vellai i Boban Iliçit shpesh shifet duke qendruar mbrapa Dimitriemvski ne ngjarje te ndryshme qe ka organizuar komuna e Kumanoves. Madje ne opinion ne Kumanove vellau i Iliçit edhe pse i punesuar ne ndermarjen e zjarrefikesve prezantoeht ai njeri qe eshte i angazhuar per ruajtjen e sigurise se Dimitrievskit.
Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovska gjatë vizitës së sotme në shkollën e mesme “Goce Dellçev” në Vallandovë kumtoi se MASH-i formon shumë paralele duale për mësim më cilësor dhe më shumë nxënës në shkollat e mesme profesionale. Ajo theksoi se gjatë disa muajve të fundit MASH-i kreu proces voluminoz për avancimin e cilësisë së arsimit të mesëm profesional dhe për afrimin e përparësive dhe mundësive që i ofron ky lloj i arsimit – drejt nxënësve të cilët janë regjistruar në arsimin e mesëm në vitin e ri shkollor dhe drejt atyre të cilët fillimisht duhet të sjellin vendim…
Ministria e Punëve të Brendshme ka paditur dy kumanovarë pasi njëri nga ata ka organizuar aheng familjar në shtëpi edhe pse është e ndaluar sipas masave anti-Covid, ndërkaq tjetri ka refuzuar të legjitimohet dhe ka kërcënuar policët. Sektori i Punëve të Brendshme Kumanovë ka parashtruar kallëzim penal kundër D.P.(32) nga Kumanovë për shkak të ekzistimit të dyshimit për kryerjen e veprës penale “mosveprim ndaj protokolleve shëndetësore gjatë epidemisë” dhe kundër Z.G.(46) nga Kumanova për shkak të ekzistimit të dyshimit se ka kryer veprën penale “pengesë e personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”. “Më 18.05.2021 rreth orës 23.00 në oborr…
Gjykata përcaktoi masë paraburgimi për të akuzuarin në rastin me mashtrimin gjatë shitblerjes së banesave. I akuzuari nuk u paraqit në gjykim, prejse në seancën paraprake deklaroi se deri më sot do të kompensoj një pjesë të shumës, ndërsa deri në fund të tetorit do ta kthejë gjithë vlerën prej rreth 48 mijë euro me të cilat ka dëmtuar 10 qytetarë. Gjykimi i sotëm u mbajt tre muaj e gjysmë pas Propozimit të prokurorisë për agjentin e patundshmërive, për shkak të veprës penale të kryer – Mashtrim. Shkupjani 41 vjeçar akuzohet për Vepër penale – Mashtrim, sepse, sipas akuzës, ai…
Shkupi, Tetova, Kumanova, Ohri, Struga dhe Gostivari janë komunat me më së shumti raste aktive të Covid-19. RASTET AKTIVE ME COVID-19 Shkup – 5833 Tetovë – 1016 Kumanovë – 914 Ohër – 668 Struga – 638 Gostivar – 530 Sipas autoriteteve shëndetësore, më së shumti nga Covid-19 pësojnë personat e pavaksinuar, ndërkaq sa i përket komunave, nga Ministria e Shëndetësisë thonë se më shumë raste aktive ka nëpër vendet ku vaksinimi është i ulët. Mirëpo kështu nuk mendon edhe kryetarja e mjekëve privat. Mjekja Lilija Çollakova vlerëson se numri i lartë i infeksioneve vjen si pasojë e mos respektimit të…
Regjistrimi i popullsisë po vazhdon me ritëm të shpet. Në Kërçovë në fillim të regjistrimit pati një sërë problemesh teknike por tani është rregulluar gjithçka. Gjatë një vizite në këtë komunë, drejtori i Entit për Statistika Ilmi Selami tha se në Kërçovë deri tani janë regjistruar 22 mijë qytetarë. “Deri më tani janë diku rreth 22 mijë persona të regjistruar dhe shpresojmë se ditëve në vijim meqenëse kanë marr rutinën edhe regjistruesit edhe komisioni këtu, shpresoj se do të ecë puna më shpejtë dhe deri në fund të regjistrimit të gjithë do regjistrohen me një intensitet më të shpejtë”, tha…
Disa gëzhoja të armëve të zjarrit kanë përfunduar në Medresenë e Vajzave në Tetovë. Rasti dyshohet të ketë ndodhur gjatë fundjavës, derisa sot është raportuar në polici nga një pjesëtare e sigurimit publik e angazhuar nga Medreseja. Nga Sektori për Punë të Brendshme njoftojnë se janë kryer hetime në vendin e ngjarjes dhe se rasti është dokumentuar ndërkaq po punohet për zbardhjen e plotë. Banorët në afërsi të vendit të ngjarjes thonë se mbrëmjen mes ditës së shtunë dhe ditës së diel janë dëgjuar disa krisma të armëve në këtë rajon.
Në të gjithë vendin vetëm 13 edukatore dhe 9 fëmijë janë pozitiv me Covid-19, theksoi ministrja e punës dhe politikës sociale, Jagoda Shahpanska. Ajo tha se situata me Covid-19 nëpër çerdhe është stabile dhe se nuk është vërejtur përhapje e virusit në këto institucione. “Gjendja në çerdhe është stabile dhe tanimë një vit po qëndron si e tillë. Sot në mbledhjen e shtabit të krizës kanë raportuar se vetëm 13 edukatore dhe të punësuar të tjerë në çerdhe janë pozitivë në gjithë shtetin dhe vetëm 9 fëmijë. Në shtatë ditët e fundit, ne kemi bërë një inspektim të jashtëzakonshëm për…
Ngacmimi seksual është një hap i padëshiruar seksual, një kërkesë e padëshirueshme për favore seksuale ose sjellje tjetër e padëshiruar e një natyre seksuale që e bën një person të ndihet i ofenduar, i poshtëruar dhe/ose i ngacmuar, ku një person i arsyeshëm do ta parashikonte atë reagim në ato rrethana. Shembuj të sjelljes ngacmuese seksuale janë: – prekje e padëshiruar; – shikim ose ngulje sysh; – komente sugjeruese ose shaka; – fotografi ose publikime të qarta seksuale; – ftesa të padëshiruara për të dalë në takime; – kërkesa për seks; – pyetje ndërhyrëse në lidhje me jetën private ose…

