Më datën 17.09.2021 në ora 10:00 në rrugën ‘’Vera Jociq’’ në Shkup nëpunës policorë të SPB Shkup-NJPB Kisella Vodë e kanë privuar nga liria E.A. (43) nga Shkupi për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ‘’vjedhje e rëndë’’. Më datën 16.09.2021 në kazino në rr.’’Hristo Tatarçev’’ ai ka marr të holla. Në bisedë me nëpunës policorë ai e ka pranuar veprën dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të parashtrohet kallëzim penal
Author: Hamdi Kumanova
Zv. kryeministri për Çështje të Integrimeve Evropiane Nikolla Dimitrov, sot tha se pasaporta diplomatike e Mile Milenkoskit të diskutueshëm nuk mund të konfiskohet nëse certifikata e tij e sigurisë nuk konfiskohet nga shërbimet e sigurisë. “Ministria e Punëve të Jashtme ka shënime nga komunikimi me shkrim me Ministrinë e Brendshme për këtë rast. Kur morëm informacion se një hetim do të fillonte brenda Ministrisë së Brendshme, morëm informacione mjaft të pakta nga atje. Ne kemi informuar agjencitë e sigurisë për këtë dhe dosja e punonjësve përmban të gjithë këtë informacione. Pasaportat diplomatike u lëshohen atyre që kanë status diplomatik. Pasaporta…
Sot nga ana e një grupi studentësh në qytetin e Kumanovës është organizuar një peticion studentor në të cilin ka kërkesa për uljen e tarifave të studimeve. Peticioni në fjalë iu drejtua: – Ministrisë së arsimit dhe shkencës në R.M.V. – Rektorateve të Universiteteve shtetërore në R.M.V. – Rektorateve të Universiteteve private në R.M.V. – Unioneve studentore në R.M.V. Ndërsa, kërkesat e peticionit ishin: Uljen e çmimit të semestrave për këtë vit akademik në universitetet shtetërore për 50 %. Uljen e çmimit të qëndrimeve në konvikte studentore në pronësi shtetërore për 30 % si dhe Uljen e çmimit të semestrave…
Në disa muaj të kaluar, MASH ka kryer një proces të gjerë për të përmirësuar cilësinë e arsimit të mesëm profesional dhe për të afruar përparësitë dhe mundësitë që ofron ky lloj arsimi, deri te nxënësit e regjistruar në arsimin e mesëm në vitin shkollor të ri dhe atyre që ende nuk kanë marrë vendimin e duhur në lidhje me drejtimin në të cilin do të arsimohen. Në dialog me dhomat e komunitetit të biznesit, komunat dhe shkollat, dhe me mbështetje të madhe nga Ambasada Zvicerane përmes “Mëso zgjuar, puno profesionalisht” ia dolëm të arrijmë qëllimet që kishim synuar.Krijuam shumë…
Opozita shqiptare është barazuar me rejting me BDI-në. Këtë e thotë anketa e “Organizatës për aktivizim qytetarë dhe pavarësi”, e cila merret me analiza, hulumtime dhe aktivizim qytetarë. Ajo për nevojat e saj ka bërë një hulumtim në teren prej periudhës 1 shtator deri 9 shtator, me mostër prej 1.149 të anketuar në territorin e tërë shtetit, me fokus në Qytetin e Shkupit dhe komunat e qytetit. Sipas anketës tek kampi politik shqiptar BDI ka rejting prej 8.7% e ndjekur nga koalicionin Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa me 8.5%. PDSH ka rejting prej 2%, ndërsa Lëvizja Besa nuk figuron fare.…
Rritja e çmimeve në vend është më e vogël se rritja e përgjithshme e çmimeve në nivel botëror – tha Kryeministri Zaev duke iu përgjigjur në pyetje të gazetarëve gjatë shënimit të 75-vjetorit të formimit të Lidhjes së Shoqatave të Pensionistëve të Maqedonisë. Ai bëri të ditur se nuk bëhet fjalë vetëm për rritje të çmimeve të produkteve ushqimore por edhe të prodhimeve tjera. Sipas Kryeministrit Zaev nuk ka arsye për shtrenjtimin e bukës, për shkak se kushtet e tregut janë të njëjta, kurse vendi është duke blerë grurin për rezervat e shtetit dhe sërish e lëshon në qarkullim në…
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) sot ka prezantuar një nga pesë përbetimet e Programit zgjedhor, atë të Agjendës Digjitale, si një shtyllë shumë e rëndësishme e cila lehtëson jetën e qytetarëve dhe shkurton kohën për realizimin e shërbimeve. Jeton Shaqiri nga BDI në konferencën për shtyp theksoi se një Administratë elektronike është çelësi për shërbim efikas publik por edhe transparent duke dhënë shërbime tërësisht digjitale. “Komunat tona do të rrisin ndjeshëm transparencën, shërbimet ndaj qytetarëve, shpejtësinë në ofrimin e shërbimit, sepse e drejta e qytetarit për të nxjerrë një dokument, vërtetim, çertifikatë, etj, është e pakontestueshme dhe duhet të automatizohet.…
Një fëmijë është shtrirë sot në spital pas lëndimeve të mëdha që ka marrë nga sulmi i qenve endacak. Siç raportojnë të afërmit e fëmijës por edhe nga SPB Tetovë për TV21, fëmija ka qenë duke luajtur në momentin kur është sulmuar. Nga fotografitë që TV21 i siguroi nga familjarët, shihet se lëndime ka në tërë trupin e fëmijës. Familjarët janë të irrituar nga rasti dhe kërkojnë zgjidhje urgjente nga autoritetet komunale për zgjidhjen e problemit me qentë endacak në Tetovë. “Po sot kemi marrë një denoncim të tillë. Në Reçicë të Vogël, fëmija ka qenë duke luajtur me top…
Ministrja për Punë dhe Politikë Sociale, Jagoda Shahpaska deklaroi sot se gjendja nëpër çerdhet e vendit sa i përket koronavirusit është stabile dhe se nuk është vërejtur përhapje e virusit në këto institucione. “Gjendja në çerdhe është stabile dhe tanimë një vit po qëndron sie tillë. Sot në mbledhjen e shtabit të krizës kam raportuar se vetëm 13 edukatore dhe të punësuar të tjerë në çerdhe janë pozitivë në gjithë shtetin dhe vetëm 9 fëmijë”, tha Shahpaska duke shtuar se në 7 ditët e kaluara inspektorët kanë mbikëqyrur zbatimin e protokolleve.
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev duke folur për tragjedinë në Tetovë gjatë një aktiviteti të tij, tha se për këtë tragjedi ka pasur përgjegjësi morale nga ana e drejtorit të Spitalit, drejtorit ekonomik, si dhe zëvendësministrit dhe ministrit. “Unë ndoshta nuk do ti pranoj dorëheqjet, por ndoshta do ti pranoj. Por, përgjegjësia morale është bërë. Se a do duhet të ketë lloj tjetër të dorëheqjes, do ta thonë organet e hetuesisë. Mua më duhen të dhëna të sakta, çfarë do të ndodh me pandeminë, çfarë do të mësojmë, a duhet të rrezikojmë kohë shtesë, sa do të na…
Zëdhënësi i qytetit të Shkupit Valon Saliu në profilin e tij në Facebook ka shkruar se qyteti po ndryshon në të dyja anët e tij. Salihu mes tjerash ka shkruar Për vetëm 16 ditë mbaroi rikonstruimi i pjesës së dytë i bulevardit “Kërste Misirkov” dhe atë nga udhëkryqi te “Q.T. Mavrovasja” deri te ura “Nënë Tereza”. Puna e palodheshme, sidomos gjatë orëve të natës kur edhe frekuentimi i veturave është me i vogel, eshte nje standard i ri i cili ka simbolizuar gati të gjitha rikonstruimeve gjatë këtyre katër viteve. Shkupi po ndryshon, si në njërën ashtu edhe në anen…
Policia e Gostivarit ka raportuar pë dy raste të kafshimit nga qentë e pastrehë gjatë ditës së diel. Që të dy rastet ndodhen në intervalin kohor prej 10 minutave, njofton Observeri Kështu, mbrëmë në orën 23:40, personi S.K. (19) nga Gostivari në SPB Tetovë ka raportuar se një orë më herët në rrugën “Goce Delçev” në Gostivar kishte qenë i kafshuar nga një qen endacak. Sakaq, po të njejtën natë dhjetë minuta pas mesnate, personi M.M. (20) nga Gostivari në SPB Tetovë ka raportuar se rreth orës 23.00 në rrugën “Beliçica” në Gostivar ka qenë i kafshuar nga një qen…

