Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) sot ka prezantuar një nga pesë përbetimet e Programit zgjedhor, atë të Agjendës Digjitale, si një shtyllë shumë e rëndësishme e cila lehtëson jetën e qytetarëve dhe shkurton kohën për realizimin e shërbimeve.
Jeton Shaqiri nga BDI në konferencën për shtyp theksoi se një Administratë elektronike është çelësi për shërbim efikas publik por edhe transparent duke dhënë shërbime tërësisht digjitale.
“Komunat tona do të rrisin ndjeshëm transparencën, shërbimet ndaj qytetarëve, shpejtësinë në ofrimin e shërbimit, sepse e drejta e qytetarit për të nxjerrë një dokument, vërtetim, çertifikatë, etj, është e pakontestueshme dhe duhet të automatizohet.
Komunat do të jenë pjesë e sistemeve elektronike edhe në shkëmbimin elektronik të dokumenteve me institucionet qendrore, tatimore, bankare, etj. dhe pritja nëpër sportele do të ngel në histori”, tha Shaqiri.



