Opozita shqiptare është barazuar me rejting me BDI-në. Këtë e thotë anketa e “Organizatës për aktivizim qytetarë dhe pavarësi”, e cila merret me analiza, hulumtime dhe aktivizim qytetarë. Ajo për nevojat e saj ka bërë një hulumtim në teren prej periudhës 1 shtator deri 9 shtator, me mostër prej 1.149 të anketuar në territorin e tërë shtetit, me fokus në Qytetin e Shkupit dhe komunat e qytetit. Sipas anketës tek kampi politik shqiptar BDI ka rejting prej 8.7% e ndjekur nga koalicionin Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa me 8.5%. PDSH ka rejting prej 2%, ndërsa Lëvizja Besa nuk figuron fare. Tek kampi politik maqedonas, VMRO është në epërsi te thellë. 19.9% e të anketuarve janë deklaruar për partin e Mickoskit, ndërsa LSDM ka rejting prej 15.7%. Ajo që vërehet në anketë është fakti se janë 63.1% e të anketuarve të cilët kanë thënë se Maqedonia po ec në drejtim të gabuar, ndërsa vetëm 13.6% në drejtim të duhur.
Data 15.11.2026
Aktuale
- LSDM: Alta Banka nuk ishte e pranishme në Maqedoni gjatë qeverisjes sonë, Mickoski po përpiqet ta fshehë skandalin!
- SpaceX në sfidën e Starship: A do të arrijë të kapë raketën gjigante?
- Zjarr në një barakë në Zhdanec të Shkupit, intervenojnë 19 zjarrfikës
- Avioni transportues i UPS-it dhe avioni i pasagjerëve i Copa Airlines përplasen në aeroportin e Miamit në SHBA
- KFOR intensifikon aktivitetet ushtarake në Vrellë: Çfarë pritet të ndodhë?
- Gjatë tetë muajve të parë të vitit 2026 numri i viktimave në komunikacion është ulur për mbi 35 për qind
- Nuk përmbahet Alba, shfaqet joshëse nga Parisi
- LAMM: Prej sot fillon detyrimi ligjor për posedim të pajisjeve dimërore në automjete



