Sot nga ana e një grupi studentësh në qytetin e Kumanovës është organizuar një peticion studentor në të cilin ka kërkesa për uljen e tarifave të studimeve.
Peticioni në fjalë iu drejtua:
– Ministrisë së arsimit dhe shkencës në R.M.V.
– Rektorateve të Universiteteve shtetërore në R.M.V.
– Rektorateve të Universiteteve private në R.M.V.
– Unioneve studentore në R.M.V.
Ndërsa, kërkesat e peticionit ishin:
- Uljen e çmimit të semestrave për këtë vit akademik në universitetet shtetërore për 50 %.
- Uljen e çmimit të qëndrimeve në konvikte studentore në pronësi shtetërore për 30 % si dhe
- Uljen e çmimit të semestrave për këtë vit akademik në universitetet private për 30 %.
Ky peticion ka gjetur përkrahje të hapur nga Forumi Rinor i partisë Alternativa në Kumanovë.
Peticioni u përkrah dhe u nënshkrua nga një numër i madh i nxënësve, studentëve, prindërve, si dhe është i hapur edhe online për tu nënshkruar në linkun në vijim:
https://www.change.org/p/univerziteti-i-tetoves-zbritni-tarifat-e-semestrave-%D0%BD%D0%B0%D0%BC%D0%B0%D0%BB%D0%B5%D1%82%D0%B5-%D0%B3%D0%B8-%D1%82%D0%B0%D1%80%D0%B8%D1%84%D0%B8%D1%82%D0%B5-%D0%BD%D0%B0-%D1%81%D0%B5%D0%BC%D0%B5%D1%81%D1%82%D1%80%D0%B8%D1%82%D0%B5?recruiter=855606117&utm_source=share_petition&utm_medium=facebook&utm_campaign=share_petition&recruited_by_id=3c7ce660-0e49-11e8-87f7-178589df198c&utm_content=fht-30734533-en-us%3A2



