Është parandaluar disa vite më para ekzekutimi i presidentit të Maqednisë së Veriut, Zoan Zaev. Sipas “Vradini” Zeav u tentua ti bëhej atentat në vitin 2018 disa muaj mas nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës, me të cilën u zgjodh kontesti i emri, disa ditë para se Parlamenti i Shkupit të votonte ndryshimet e Kushtetutës. Pas ratifikimit të Marrëveshjes së Prespës, tensionet politike arritën kulmin në vendin fqin. Opozita e VMRO, e udhëhequr nga Mickoëski, e kishte polarizuar klimën në një nivel të rrezikshëm, në një vend ku përpjekjet për vrasje nuk ishin të panjohura. Atë kohë shërbimet sekrete informojnë kryeministrin…
Author: Hamdi Kumanova
Prokuroria Themelore Publike-Shkup (PTHP) informon se ka sjellë urdhër për zbatimin e procedurës hetimore ndaj 30 vjeçarit ndaj të cilit ekziston dyshimi se ka kryer veprën penale “prodhim i palejuar dhe lëshim në qarkullim të substancave dhe drogave narkotike”. Më 17 shtator, gjatë bastisjes në shtëpinë me tij në lagjen e Draçevës, janë gjetur dhe konfiskuar 261, 82 gramë marijuhanë, si dhe 17,93 gramë amfetaminë. Përveç kësaj policia ka gjetur edhe fara të kanabisit disa peshore digjitale me mbetje të drogave narkotike, thuhet në komunikatën e PTHP-së. Prokurori publik kompetent deri tek gjykatësi i procedurës paraprake pranë Gjykatës Penale-Shkup, ka…
Përfundoi Kongresi i parë Ballkanik me përfaqësues nga 8 shtete (Kosova, Shqipëria, Turqia, Bosnja dhe Hercegovina, Polonia, Maqedonia, Azerbajxhani, Serbia) dhe nga 110 punime shkencore 35 punime të përzgjedhura nga fusha e Historisë, Sociologjisë, Ekonomisë, Mardhënieve Ndërkombëtare, Artit dhe Akitekturës u prezentuan në 8 sesione të veçanta. Në fund me një sesion special edhe studentët e AKADEMIA SHKUPI 2021 prezentuan punimet shkencore si pjesë e perfundimit të studimit 3 vjeçar. Me shpresë se do jetë një inspirim për të rinjtë për tu marrë me punë akademike.
Dje rreth orës 11:10, efektivët e policisë të SPB Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar, në rrugën “Goce Delçev” në Gostivar, e kanë privuar nga liria 42-vjeçarin N.A. nga Vrapçishti i Gostivarit, për shkak të dyshimit se në periudhën 18/19 shtator ka kryer vjedhje të rëndë në kishën “Shën Pjetri” në Banjicë të Poshtme të Gostivarit, ku janë vjedhur para. Inspektimin në vendin e ngjarjes e ka kryer ekipi nga DPB Gostivar, ndërsa N.A. është ndalua në Stacionin Policor të Gostivarit për sqarimin dhe dokumentimin e rastit dhe gjatë ditës së sotme do të sillet para gjyqtarit në procedurën paraprake…
I dërguari amerikan për Europën Juglindore, Gabriel Escobar, është kritik me Bashkimin Europian pse ai vazhdon ta vonojë perspektivën e integrimit për vendet e Ballkanit Perëndimor. Sipas Eskobar, nisja e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut nuk duhet shtyrë përtej këtij viti. Uashingtoni pret nga Brukseli që ta përshpejtojë integrimin e Ballkanit Perëndimor brenda Bashkimit Europian. Gabriel Escobar u caktua këtë muaj si i dërguari i Departamentit të Shtetit për rajonin. Zv.ndihmës sekretari për Çështjet e Europës dhe Eurazisë tha se prej dy dekadash shtetet e Ballkanit janë lënë në gjendje amullie nga BE-ja. “Të kthehesh 20 vite më…
Sipas statistikave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i rasteve të reja me coronavirus shënon ulje, por mbetet i lartë numri i vdekjeve. Sipas autoriteteve, më së shumti nga coronavirusi pësojnë personat e pavaksinuar. Siç informoi web-faqja “ourworldindata.org” sipas numrit të vdekjeve, javën e kaluar Maqedonia ka qenë e para në Evropë, ndërsa e katërta në botë. Nga statistikat e djeshme të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i rasteve aktive me COVID-19 është 13.052, ndërsa më shumë ka në Shkup, Tetovë, Kumanovë, Ohër, Strugë, Gostivar dhe qytete tjera. Ndryshe, numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 186.914, prej të cilëve…
KSHZ vijon përgatitjet intensive për organizimin e zgjedhjeve lokale. Nënkryetarja e këtij komisioni, Ditmire Shehu në një prononcim për TVM2 thotë se për momentin bëhet trajnimi i trajnuesve të cilët do ti ushtrojnë këshillat zgjedhor për përdorimin e aparateve për identifikimin e gishtërinjve. Shton se javën e ardhshme do të bëhet edhe një testim i trajnuesve. “Sa i përket risisë që do të aplikohet e cila do të bëhet tani me identifikim e shenjave të gishtërinjve, trajnimet ende nuk kanë filluar për trajnuesit tek kjo pjesë, ndërsa KSHZ tani për momentin bën trajnimin e trajnuesve të cilët do të bëjnë…
Më datën 18.09.2021 rreth orës 16:30 minuta në f. Gradec-Gostivar, nëpunës policorë të SPB Tetovë_Njësia e Punëve të Brendshme Gostivar i kanë privuar nga liria S.SH.(25) dhe V.I. (30) të dy nga f. Vrapçishtë-Gostivar për shkak se gjatë kontrollimit të tyre dhe të automjetit të tyre “mercedes”, me targa regjistrimi të Gostivarit është gjetur marihuanë. Pak më vonë, me urdhër gjyqësor është realizuar bastisje në shtëpinë dhe në hapësirat ndihmëse të S.SH., gjatë së cilës është gjetur dhe sekuestruar marihuanë. Të dy personat janë në mbajtje në Stacionin Policor Gostivar për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit pas së cilës do…
Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme (18.09.2021) vazhdoi me kontrollimet e përforcuara në trafik. Vetëm në territorin e qytetit të Shkupit gjatë ditës së djeshme janë shqiptuar gjithsej 171 kundërvajtje, prej të cilave 48 për tejkalim të shpejtësisë, 15 sanksione për drejtimin e automjetit pa patentë shofer, 25 gjoba për drejtimin e automjetit nën ndikimin e alkoolit, 7 gjoba për automjete në gjendje jo të rregulltë teknike dhe të paregjistruara. Poashtu janë shqiptuar edhe nëntë sanksione për përdorimin e telefonit celular gjatë drejtimit të atomjetit, tri sanksione për kalim në semafor të mbyllur (ngjyrë e kuqe), trembëdhjetë…
7 persona e prenë shiritin për ta promovuar rinovimin e stadiumit të FC Shkupit. Por këtë refuzoi ta bëjë kryetari i qytetit të Shkupit Petre Shilegov. Rinovimi i stadiumit është financuar nga institucioni më i lartë i futbollit në Evropë, UEFA. Për realizimin e punimeve, është kujdesur Federata e Futbollit të Maqedonisë së Veriut dhe Komuna e Çairit. Në mesin e atyre që prenë shiritin ishin Visar Ganiu, Izet Mexhiti, Bujar Osmani, Muhamet Sejdini e Artan Grubi, transmeton TV21. Ndërkaq, kreu i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov qëndroi vetëm dy minuta dhe më pas u largua./TV21
Më datën 18.09.2021 nëpunës policorë të Njësitit të Policisë Intervenuese në rajonin e Bit Pazarit e kanë privuar nga liria A.S. (39) nga Shkupi. Ai ka qenë në kërkim me urdhër të gjykatës për vuajtjen e dënimit me burg. A.S. është arrestuar në stacion policor pas së cilës do të shoqërohet në institucion ndëshkues- përmirësues për vuajtjen e dënimit me burg.
Mbrëmë (18.09.2021) në orët e vona, nëpunës policorë të SPB Tetovë- Njësia e Punëve të Brendshme Gostivar e kanë privuar nga liria S.E. (49) nga f. Çajle-Gostivar në objektin gastronomik e të cilit në rr. ”Zhivko Brajkovski” në Gostivar janë pikasur mysafirë të cilët nuk kanë poseduar certifikatë për vaksinim. Objekti përkohësisht është mbyllur nga ana e Inspektoratit Shtetëror të Tregut, kurse kundër S.E. do të parashtrohet kallëzim për “mosveprim sipas udhëzimeve shëndetësore gjatë epidemisë” në pajtim me nenin 206 të Kodit Penal.

