Author: Hamdi Kumanova

Dje (18.09.2021) rreth orës 21:35 minuta pjesëtarët e policisë nga SPB-Tetovë kanë privuar nga liria S.E(49) nga Çalje e Gostivarit pronar i një objekti hotelierik në rrugën “Zhivko Brajkovski”, për shkak se mysafirët nuk kanë poseduar certifikatë vaksinimi. Objekti mbyllet përkohësisht nga Inspektorati i Tregut, ndërkaq kundër S.E do të përgatitet parashtresë për “mos veprim në përputhje me rregullat shëndetësore” sipas nenit 206 të Kodit Penal.

Lexo më Shumë

Për shumë dashamirë të vozitjes së biçikletave dihet se është shumë e vështirë lëvizja në komunën e Çairit. Mungesa e shtigjeve është evidente, ndërsa edhe ato pak të cilët janë, pothuajse të gjitha janë të dëmtuara dhe mund të shihen makina të parkuara në ato vende. Qytetarët e Çairit në vazhdimësi kanë apeluar për ndërtimin e shtigjeve të reja për biçikleta, ndërsa kryetari i Çairit, Visar Ganiu, edhe pse në kontratën e tij kishte parashikuar shtigje për biçikleta, megjithatë atë premtim nuk e ka realizuar. Por si duket vet Ganiu ka gjetur zgjidhje se si mund të vozitës me biçikletë…

Lexo më Shumë

Në opinionin e tij për gazetën ditore “Sloboden Peçat” me titull “Konkursi për Shkupin”, Valon Salihu pyet pse VMRO-DPMNE-Aleanca dhe Alternativa fshihen pas një kandidati “TË PAVARUR”: “Arsyeja e parë është që të manipulohen banorët e Shkupit – ashtu siç i manipuloi Mickoski kur hyri në Këshillin e Qytetit të Shkupit në vitin 2017 (si bartës i listës), kështu që në vend që të angazhohej, ai dha dorëheqje… Tani opozita ka krijuar alibin e radhës për humbjen që i pret në Shkup. Nëse VMRO-DPMNE nuk ka një kandidat partiak për kryetar në terren, teorikisht as që mund të humbasë. Praktikisht,…

Lexo më Shumë

Partia “E Majta” që drejtohet nga Dimitar Apasiev përmes një komunikate është shprehur kundër marrëveshjeve të nënshkruara në seancën e përbashkët të Qeverive të Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës. “Marrëveshja që është në mesin e 11 marrëveshjeve të nënshkruara midis Albin Kurtit dhe Zoran Zaevit, lejon hyrjen, qëndrimin dhe tranzitimin e të ashtuquajturës “Forcat e Sigurisë së Kosovës” nëpër territorin e Maqedonisë. Justifikimi që përdoret për këtë akt të turpshëm është se forcat e Kosovës do të shërbejnë si ndihmë për sigurinë e Maqedonisë dhe reagim urgjent gjatë krizave. Por, këto janë gënjeshtra të dy vazalëve protektorat dhe nuk kanë…

Lexo më Shumë

Enti Shtetëror i Statistikave informon publikun se regjistrimi i popullsisë vazhdon me intensitetin dhe ritmin e dëshiruar. “Deri më 18 shtator, në orën 20:00, janë regjistruar 951.151 persona, 297.089 familje dhe 402.768 apartamente”, njoftojnë nga ESHS. Nga atje njoftojnë qytetarët se për çdo dilemë dhe paqartësi që kanë në lidhje me procesin e regjistrimit, ata mund të kontaktojnë Zyrën e Regjistrimit dhe numrat e telefonit të publikuar në faqen e internetit popis2021.stat.gov.mk.

Lexo më Shumë

Hetimi i ish -Sekretarit të Përgjithshëm të Qeverisë, Dragi Rashkovski, është në fazën përfundimtare, tha shefja e Prokurorisë për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, Vilma Ruskovska në një intervistë për REL. Është duke u hetuar se si Rashkovski mund të sigurojë një garanci prej rreth 500 mijë eurosh për të zëvendësuar masën e paraburgimit me arrest shtëpie, ndërsa hetimi përfshin pyetjen se nga vijnë paratë e Rashkovski për hacienda në Pobozhje. “Hetimi është në fazën përfundimtare. Ne morëm ekspertizën materialo-financiare. Pritet një ekspertizë tjetër, ajo duhet të arrijë javën tjetër dhe kjo dhe të dyshuarit do të thirren…

Lexo më Shumë

Ministria e Shëndetësisë ka alarmuar për një problem që ka ndodhur në Spitalin Modular në Prilep, ku qëllimisht është dëmtuar tabela e energjisë elektrike. “Spitali i Përgjithshëm në Prilep deri te Ministria e Punëve të Brendshme në mbrëmje ka paraqitur rastin e një dëmtimi fizik të tabelës së energjisë elektrike në Spitalin Modular”, deklarojnë nga Ministria e Shëndetësisë, duke sqaruar që aty janë të shtrirë 17 pacientë Dëmtimi i tabelës ishte vërejtur nga sigurimi i spitalit, i cili kishte njoftuar menjëherë elektricistin e spitalit, ndërkohë ishte thirrur edhe policia. Ministria sqaroi që rryma elektrike nuk është ndërprerë, pasi furnizimi i…

Lexo më Shumë

Emin Husrev nga trupi koordinues për regjistrimin e turqve në Maqedoninë e Veriut alarmon mundësinë e bojkotit të regjistrimit të popullsisë. Ai bëri të ditur për Kanal77 se komuniteti turk nuk do ta njoh regjistrimin nëse numri i turqëve do të dal më pak se 7%. Ai ka theksuar sipas analizave të ndryshme, komuniteti i tyre nuk mund të dal më pak se 7%. Ai ka theksuar se aplikacioni është në gjuhën turke, por përgjigjet plotësohen në gjuhën maqedonase. Sipas tij, kjo shton dyshimin. Husrev po ashtu ka theksuar se mungojnë 75 regjistrues që duhet të jenë nga komuniteti turk.

Lexo më Shumë

Dje rreth orës 16:30 në fshatin Gradec të Gostivarit, pjesëtarët e policisë nga SPB-Tetovë kanë privuar nga liria dy persona, pasi që pas kontrollit në makinën “Mercedes” kanë gjetur dhe konfiskuar marihuanë. Bëhet fjalë për S.Sh(25) dhe V.I(30) nga Vrapçishti i Gostivarit, transmeton TV21. Pak më vonë me urdhër të gjykatës, kanë kryer kontroll në shtëpinë e S.SH me çka kanë gjetur dhe konfiskuar marihuanë. Të dy personat janë dërguar në Stacionin policorë në Gostivar dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të ngritet akuzë adekuate, njoftojnë nga MPB.

Lexo më Shumë

Mbrëmë, afati deri në të cilin Komisionet Komunale Zgjedhore (KKZ) duhej të konfirmonin zyrtarisht të gjitha listat e kandidatëve për kryetarë dhe anëtarë të këshillave komunal dhe Këshillit të Qytetit të Shkupit të paraqitur nga partitë politike, koalicionet dhe grupet e qytetarëve për të marrë pjesë në zgjedhjet vendore të caktuara për 17 tetor. KKZ-ja i dorëzon listat e konfirmuara Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), i cili ka afat deri më 23 shtator për të hedhur shortin për renditjen e tyre në fletëvotime. Kandidatët për kryetarë komunash dhe lista këshilltarësh të një partie ose koalicioni marrin të njëjtin numër rendor në…

Lexo më Shumë

Këtë vit ne parashikuam rritje prej 4,1 për qind dhe rritje mesatare vjetore prej 5,4 për qind për pesë vitet e ardhshme. Duke ndjekur trendet pozitive ekonomike gjatë vitit, përfshirë tremujorin e tretë, me shumë gjasa do të kemi parashikime të reja për rritje më të lartë të BPV-së për vitin 2021, thotë ministri i Financave Fatmir Besimi. Për të siguruar që kjo nuk do të mbetet vetëm një dëshirë, thotë Besimi, ne kemi përgatitur Plan për financimin e rimëkëmbjes ekonomike dhe përshpejtimin e rritjes, duke ruajtur stabilitetin fiskal duke mobilizuar kapitalin nga sektori privat, si dhe plotësimin e mjeteve…

Lexo më Shumë

Kandidati i Alternativës dhe Aleancës për shqiptarët për kryetar të qytetit të Kumanovës, Bekim Saliu, mbrëmë në zyrat e Alternativës është takuar me kuvendarët e Alternativës në Kumanovë. Bekim Saliu është njoftuar me kuvendarët e Alternativës si dhe ka premtuar se do të bëj gjithçka që është e mundur për një përfaqësim dinjitoz në zgjedhjet lokale që do të mbahen me 17 tetor të këtij viti. Ai u prezantua para kuvendarëve duke treguar se vjen nga shoqëria civile, si një person i pavarur i cili ka pranuar që në këtë garë të futet si kandidat i Alternativës dhe Aleancës për…

Lexo më Shumë