Baza ligjore për të filluar përdorimi i materialeve mësimore digjitale ekziston, tha Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska mbrëmë në emisionin “360. gradë ”, duke iu përgjigjur pyetjes nëse ekziston bazë ligjore t filluar me përdorimin e materialeve mësimore digjitale në përputhje me Konceptin e ri. “Nuk duhet fare të presim që zgjedhjet të përfundojnë, as që kjo qeveri të largohet. Të gjitha institucionet e sistemit gjyqësor sot mund të vijnë dhe t’i kërkojnë të gjitha informacionet nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe BZHA dhe të shohin cilat janë spekulimet që Aleksandar Nikollovski nga VMRO DPMNE po publikon…
Author: Hamdi Kumanova
“Përveç librit, fletores, shkumësit dhe dërrasës së zezë nuk kemi asgjë tjetër. Nuk kemi as laptop, as tablet, as smart tabela, në fakt edhe internet nuk kemi. “. Me këto pak fjalë, mësuesja Gjylsere Livareka përshkruan gjendjen dhe kushtet momentale të shkollës fillore periferike “Sami Frashëri” të fshatit Matkë të komunës së Sarajit. Ajo tha se zbatimi i konceptit të ri mësimor është i dështuar në këtë shkollë. Siç tha LIvareka procesi mësimor vështirësohet edhe më shumë për shkak se klasa e saj përfshinë nxënës të kombinuar nga klasa e parë, e dytë dhe e pestë. “Mendoj…
VMRO-DPMNE e pyet ministrin e Shëndetësisë Venko Filipçen se përse ende nuk kanë treguar se me çfare ishte ndërtuar spitali i modeluar në Tetovë dhe si u dogj ai për vetëm 2 minuta. Sipas partisë opozitare ka edhe shumë pyetje që edhe 10 ditë pas tragjedisë po presin përgjigje, të cilat përgjigje siç thonë, Zoran Zaev, Venko Filipçe së bashku me drejtorat e BDI-së duhet t’u japin përgjigje. VMRO-DPMNE “Së pari, si janë ndërtuar spitalet e modeluara, nga çfarë materiali dhe në çfarë mënyre? Së dyti, a ka kërkuar dhe ofruar Ministria e Shëndetësisë specifikime dhe standard për ndërtimin e…
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) sot ka prezantuar një nga pesë përbetimet e Programit zgjedhor, atë të përfshirjes së qytetarëve në vendimmarrje. Agim Nuhiu nga BDI në konferencën e sotme për shtyp ka theksuar se politika e përditshme nënkupton marrje të vendimeve të shpeshta dhe të rëndësishme të cilat ndikojnë në jetën e përditshme të qytetarëve dhe të ardhmen e tyre. Sipas tij, të gjithë kryetarët e komunave obligohen të organizojnë referendum për të gjitha çështjet e rëndësishme dhe të respektojnë vullnetin e shumicës së qytetarëve. Nuhiu mes tjerash potencoi se në listat e BDI-së për këshilltarë komunal ka…
Policia e Tetovës sot ndaloi edhe dy persona të tjerë për pjesëmarrje në protestën e djeshme në Reçicë të Vogël, kur një grup personash u përpoqën të kalonin përmes një kordoni policor për të arritur në selinë e partisë Bashkimi Demokratik për Integrime (BDI). Deri më tani, pesë persona janë të ndaluar dhe po mbahen në stacionin policor të Tetovës. “Këtë mëngjes, dy persona të tjerë janë arrestuar, V.A. (lindur 1988) dhe A.S. (1991), të dy nga Tetova. Pesë personat u ndaluan në stacionin policor të Tetovës. Rasti është i dokumentuar dhe në koordinim dhe konsultim me Prokurorin Publik përgatitet…
Pas tragjedisë së rëndë ku humbën jetën 14 persona nga rajoni i Tetovës si pasojë e djegies së spitalit modular, janë shtrënguar dukshëm masat sa i përket vizitave të familjarëve në reparte të ndryshme në kuadër të Spitalit Klinik të Tetovës. Disa familjarë para repartit infektiv në kuadër të Spitalit Klinik të Tetovës theksojnë se tashmë nuk lejohet hyrja brenda. Një qytetar nga Tetova, që kishte të vëllain e infektuar me koronavirus në repartin infektiv, thotë se nuk lejohet që të qëndrojnë brenda. Sipas tij, në kontakt e sipër me vëllain, ka trajtim mjekësor të mirë brenda. “Unë tash kam…
“Opozita i ka fajet”. Kjo është retorika më banale dhe përgjigja e vetme që dëgjojmë nga regjimi hibrid sa herë që përballen me realitetin e hidhur për mënyrën se si kanë qeverisur vendin. Agim Nuhiu, t’u ka trashë zullumi! Pas 27 prillit, t’u shtua edhe 8 shtatori. Agim, e dimë që s’ke dëgjuar për dorëheqjen e as ne gjenin tuaj politik nuk e keni aplikuar moralin politik e njerëzor. Sot duhet të tregoni deri ku kanë arritur hetimet për djegien e Spitalit modular në Tetovë, kush do të mbajë përgjegjësi për 14 jetë të djegura në zjarr?
Në kohën kur po bëhen lojrëa politike me “Ballkanin e Hapur” dhe kërcënimet e Vuçiqit për luftë, NATO zbarkon në Strugë dhe Ohër të Maqedonise (NATO Exercise North Macedonia 2021), njofton gazeta zvicerane në shqip Le Canton27.ch Ushtrimi i NATO -s EADRCC Maqedonia e Veriut 2021. Ushtrimi “MAQEDONIA VERIORE 2021”, e bashkëorganizuar nga Qendra Koordinuese Euro-Atlantike e NATO-s për Reagimin e Fatkeqësive (EADRCC) dhe Qendra për Menaxhimin e Krizave në Maqedoninë e Veriut, do të zhvillohet nga 20 deri më 23 shtator 2021. Ky ushtrim zhvillohet në zonën e Ohrit dhe Strugës.
Sot është afati i fundit që Komisionet Komunale Zgjedhore (KKZ) të konfirmojnë zyrtarisht të gjitha listat e kandidatëve për kryetarë dhe anëtarë të këshillave komunal dhe Këshillit të Qytetit të Shkupit të paraqitur nga partitë politike, koalicionet dhe grupet e qytetarëve për të marrë pjesë në vend zgjedhjet e caktuara për 17 tetor. KKZ-të i dorëzojnë listat e konfirmuara Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), i cili ka afat deri më 23 shtator për të hedhur shortin për renditjen e tyre në fletëvotime. Kandidatët për kryetarë komunash dhe lista këshilltarësh të një partie ose koalicioni marrin të njëjtin numër rendor në të…
177 fëmijë nga shkolla fillore “Bratstvo Edinstvo” nga Ohri janë në izolim për shkak të kontakteve me mësuesit pozitivë. Informacioni u konfirmua nga drejtori i shkollës, i cili thotë se shkolla zbaton plotësisht protokollet e rekomanduara nga komisioni për sëmundjet infektive, por për shkak të një rreziku të vogël, nxënësit vendosën të ndjekin mësimet online për një periudhë të caktuar kohe. “Po flasim për nxënës nga klasat lëndore, gjashtë klasa nga shkolla rajonale në Leskajca (dy nga klasa e gjashtë, e shtatë dhe e nëntë) dhe paralelet nga klasa e gjashtë, e shtatë, e tetë dhe e nënta nga shkolla…
Festivali i rrushit, është eveniment tradicional i cili shënon majën e sezonit të vjeljes së rrushit në fshatin Bojanë. Plantazhet e rrushit të Bojanës, datojnë që nga viti 1968, e cila me iniciativ të të disa figurave të vecuara të fshatit, arritën që një pjesë jo fort të zhvilluar bujqësore në të cilën deri aso kohe mbjelleshte pamuk, e shëndruan në një zone mjaftë të zhvilluar bujqësore duke mbjellë fidanet e para të hordhive të rrushit. Megjithate, një kulturë kaq e bukur bujqësore siç është rrushi, gjatë gjithë kësaj periudhe nuk arriti të promovohet e të insitutcionalizohet as nga bujqit…
Një person i vdekur në 24 orët e fundit në Tetovë nga Covid-19 informojnë për Tetovasot autoritetet e Spitalit .Ata thanë se po bie ndjeshëm numri i të infektuarëve por apeluan për kujdes maksimal dhe respektim të masave . Sipas të dhënave të fundit gjithsejt të hospitalizuar në Spitalin e Tetovës janë 30 që po hospitalizohen . Prej tyre të infektuar me Covid-19 janë katër persona që janë marrë një dozë të vaksinës dhe një që ka marrë dy doza.Janë poashtu 30 pacientë me oksigjeno-terapi ndërsa 60 ambulantë ditore .Nuk ka asnjë pacient me respiratot ndërsa gjithsejt janë 90 pacientë.…

