Tre personat e ndaluar ditë më parë në protestën që u mbajt nga familjarë e 14 viktimave, por edhe nga qytetarët e Tetovës, vazhdojnë të mbeten edhe më tej në paraburgim, në Sektorin e Punëve të Brendshme të Tetovës. Sipas informatave nga SPB – Tetovë, ata pas marrjes në pyetje nga policia dhe dokumentimi i rastit, sot pritet të nxirren para gjykatësit hetues, i cili do të vendos për masën e mëtutjeshme, që mund të jetë vazhdimi i paraburgimit ose mbrojtja e tyre në liri. Në mesin e tre të arrestuarve është edhe organizatori i protestës, Blerim Ahmedi, i cili…
Author: Hamdi Kumanova
Janë sekuestruar 860 kilogramë duhan në tregjet dhe magazinat në një operacion të përbashkët të kryer dje në territorin e Shkupit nga Departamenti për hetime – Sektori për kontroll dhe hetime pranë Drejtorisë Doganore, Departamenti për polici kriminalistike pranë MPB-së dhe Inspektoratit të Tregut. Drejtoria Doganore, sot kumtoi se kanë sekuestruar produktet që shiten në mënyrë të paligjshme dhe që janë mallra akcize. “Në aksion u sekuestruan 860 kilogramë duhan, i cili u gjet në tregjet dhe magazinat të tjera. Kjo shmang detyrimet në vlerë prej 1.763.000 denarë. Kundër autorëve do të ngrihen akuza të përshtatshme”, thuhet në kumtesën e…
Enti Shtetëror për Statistika (ESHS) informon publikun se regjistrimi i popullsisë vazhdon me intensitetin dhe ritmin e dëshiruar. “Deri më 17 shtator, në orën 20:00, janë regjistruar 871.488 persona, 272.177 familje dhe 368.595 apartamente”, njoftojnë nga ESHS. Enti Shtetëror për Statistika informon qytetarët se për çdo dilemë dhe paqartësi që kanë në lidhje me procesin e regjistrimit, ata mund të kontaktojnë Zyrën e Regjistrimit dhe numrat e telefonit që janë publikuar në faqen e internetit popis2021.stat.gov.mk. Nga atje thonë se suksesi i këtij operacioni statistikor varet nga të gjithë ne dhe është për të gjithë ne.
Ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska u takua me Sekretarin Amerikan të Mbrojtjes, Lloyd Austin III. “Shtetet e Bashkuara kanë qenë dhe mbeten mbështetësit dhe partneri ynë më i fortë strategjik gjatë gjithë pavarësisë sonë”, tha Ministrja. Në anën tjetër Sekretari i Mbrojtjes Austin theksoi se aleanca me Maqedoninë e Veriut vlerësohet shumë dhe është jashtëzakonisht e rëndësishme për Shtetet e Bashkuara.
Më 17.09.2021 rreth orës 22:00 në rrugën “Ivan Haxhinikollov” pjesëtarët e njësitit për tregëti të paligjshme pran Sektori për Punë të Brendshme – Shkup kanë privuar nga liria 30 vjeçarin me inicialet D.K nga Shkupi. Pas kontrollit në shtëpinë e tij, me urdhër të gjykatës, kanë gjetur dhe konfiskuar marihuanë dhe lëndë të tjera narkotike si dhe dy peshore dixhitale, njoftojnë nga MPB, transmeton TV21. Siç bëjnë të ditur nga MPB, D.K është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të ngritet akuzë sipas nenit 215 të Kodit Penal.
Në hapësirat e Kurshumli Han u realizua hapja e Kongresit të Parë të Studimeve Ballkanike. Në Kongres marrin pjesë studentë nga Maqedonia e Veriut, Kosova, Shqipëria, Bosnia dhe Hercegovina, Turqia, Azerbajxhani, dhe Polonia. Pjesëmarrësit të cilët ndjekin studimet në tre ciklet studimore (bachelor, studime master, dhe studime të doktoraturës), do të realizojnë prezantimin e artikujve shkencor nga 10 disiplina të ndryshme. Në ceremoninë e hapjes së Kongresit fjalë rasti morën kryetari i shoqatës Sevba Abdula, nënkryetari Bujamin Bela, drejtori për çështje arsmiore dhe kulturore në kuadër të Presidencës së Turqve Jashtë Vendit dhe Komuniteteve Mike z. Murat Kazancı, pro-rektori i…
Ditën e parë nga vizita e SHBA-së ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska e kaloi në takime në Departamentin e shtetit dhe në Pentagon. Në Departamentin e shtetit Shekerinska u takua me të dërguarin e ri special për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Eskobar, me ç’rast ishte përfunduar se vendi i Ballkanit Perëndimor është në BE dhe se administrata e re amerikane dëshiron sa më shpejtë ta shohë Republikën e Maqedonisë së Veriut në procesion negociues me Unionin, kumtoi Ministria e Mbrojtjes. Ministrja në Departamentin e shtetit mbajti takime edhe me njeriun e parë të Zyrës për Çështje politike dhe mbrojtëse Timoti Alan…
Bashkimi Demokratik për Integrim dënon ashpër dhunën fizike dhe gjinore gjatë protestave të sotme në Tetovë. Brutaliteti politik partiak, dorë fshehur i opozitës shqiptare i cili nuk njeh kufi, e as dhimbje për familjarët e viktimave të cilët fatkeqësisht humbën jetën në një tragjedi të përmasave të cilat nuk i kemi përjetuar më parë, është dëshmi e tentativave të njëpasnjëshme për përfitimin e pikëve të ulëta politike në funksion të zgjedhjeve lokale. Bashkimi Demokratik për Integrim u bën thirrje oponentëve politik që të mos luajnë me ndjenjat e qytetarëve dhe me këtë mos të trazojnë plagët e familjarëve. Gjithashtu BDI…
Drejtori i Entit Shtetëror për Statistika deklaroi se regjistrimi i popullsisë po zhvillohet me intensitet të mirë dhe pa probleme. Ai shprehet i bindur se do të përfundojë me sukses regjistrimi i popullsisë më 30 shtator. “Deri dje janë regjistruar 800.008 qytetarë, ndërsa nga nesër presim që ky numër të jetë një milion. Numri i atyre që refuzojnë është gati aspak, ndërsa pas bisedimeve, shumica prej tyre po nënshkruhen. Ata që bëjnë thirrje për bojkot në rrjete sociale nuk mendojnë mirë për shtetin”, tha Simovski. Simovski kishte takim edhe me komisioni regjistrues si dhe me kryetarin e Dibrës, Hekuran Duka.…
Rritja e çmimeve, veçanërisht për produktet ushqimore, nuk duhet t’i shqetësojë qytetarët, tha zëvendëskryeministri për çështje ekonomike Fatmir Bytyqi. Edhe pse ai theksoi se situata është nën kontroll dhe nuk ka rritje serioze të çmimeve, tha se për momentin nuk dëshiron që qeveria të reagojë me masa të mundshme për ta zbutur goditjen e çmimeve, në mënyrë që të mos keqkuptohet para zgjedhjeve. “Mendoj se për momentin është nën kontroll si në drejtim të rritjes së çmimeve ashtu edhe në aspektin e inflacionit, mendoj se qytetarët në këtë kohë nuk duhet të shqetësohen sepse të gjithë treguesit tregojnë se nuk…
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska sot mori pjesë në mbledhjen ministrore të organizuar nga Ministria e Financave. Në mbledhje është diskutuar për masat e propozuara reformuese në Programin e ri për reforma ekonomike (PER) 2022-2024. Programi i reformave ekonomike vlen si dokumenti më i rëndësishëm strategjik në dialogun ekonomik me Komisionin Evropian dhe vendet anëtare të BE-së. Programi përmban kornizë afatmesme të politikës fiskale dhe makroekonomike, dhe tregim detajor të reformave strukturore që duhet të kontribuojnë për rritje të konkurencës së ekonomisë dhe krijim të vendeve të punës. Ministria e Punës dhe Politikës Sociale në mbledhje i…
Të hënën pas një pauze të gjatë rreth 7000 nxënës të shkollave të mesme të Tetovës dhe Gostivarit do të rikthehen në bankat shkollore. Nxënësit e shkollave të mesme të këtyre dy qyteteve mësimin nuk e filluan më 1 shtator për shkak të situatës së krijuar me koronavirusin në Pollog, ku kishte numër të madh të të infektuarve me Covid 19. Qeveria e Maqedonisë së Veriut kishte pranuar kërkesën e Shtabit të Krizës të Tetovës që nxënësit e shkollave të mesme të fillojnë mësimin online deri më 20 shtator, kurse filloristët të vijojnë mësimin me prezencë fizike. “Nga dita e…

