Author: Hamdi Kumanova

Në seancën e fundit të këshillit në rend dite ishin programet e shkollave. Mes tyre ndodhi një propozim provokues dhe i paprecedentë për arsimin në Llabunishtë. Me një logjikë të paarsyetuar, drejtori i Shkollës fillore “Murat Llabunishti” me mbështetjen e Komunës së Strugës sollën programin që Llabunishtës t’i hiqen paralele, një në gjuhën shqipe dhe një në gjuhën maqedonase. Të habitur nga propozimi, kërkuam llogari nga drejtori dhe Kryetari i Komunës së Strugës, Ramiz Merko, se pse ky vendim dhe pse tani? Nuk na u dha asnjë sqarim që do të na bindte se duhen reduktuar paralelet. Duhet t’i kujtojmë…

Lexo më Shumë

Në gjashtë muajt e parë të këtij viti, numri i kontratave për policat e blera të sigurimeve shëndetësore private u rrit me 48 për qind. Investimet e të siguruarve në këtë klasë të sigurimeve arritën në 3.8 milionë euro. Kompanitë e sigurimeve për gjysmën e parë të vitit për dëmet e raportuara paguan 87.5 për qind më shumë mjete në krahasim me të njëjtën periudhë në vitin 2020, tregojnë të dhënat zyrtare të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS). Vlera e dëmeve të paguara të mbuluara nga sigurimi shëndetësor privat në gjashtë muajt e parë u rrit me 87.5 për…

Lexo më Shumë

Reparti Infektiv i Shtipit pritet për një deri dy javë të vihet në funksion për pacientët, të cilëve u duhet trajtim spitalor. Drejtori i Klinikës në Shtip, Alen Gjeorgjiev për MIA-n thotë se për një javë duhet të vendoset sistem zjarrfikës bashkëkohor, ndërsa mjetet për vendosjen e tij janë siguruar përmes donacioneve, sepse rregullat për zgjedhjet e ardhshme lokale nuk u lejojnë të shpallin procedurë tenderiale. Gjeorgjievi vëren se pas përfundimit të të gjitha aktiviteteve ndërtimore rreth Repartit Infektiv do të vihet në funksion, ndërsa spitali modular do të përdoret vetëm nëse rritet numri i pacientëve. Sipas raportit spitalor në…

Lexo më Shumë

Nesër skadon afati në të cilin Komisionit Zgjedhore Komunal (KZK) duhet t’i dorëzojë  te Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) listat e vërtetuara të kandidatëve  për kryetarë të komunave dhe këshilltarë për zgjedhjet e ardhshme lokale. KZK-ja  i dorëzon listat e kandidatëve edhe deri te KSHZ-ja për shkak të vërtetimit të radhës në listën e vetme të kandidatëve. Lista e kandidatit për kryetar komune, gjegjësisht lista e kandidatëve për anëtarë të Këshillit,  të cilat janë dorëzuar nga i njëjti parashtrues marrin numër rendor të njëjtë në të gjitha komunat dhe në Qytetin e Shkupit. Radhitjen e kandidatëve  në listën e kandidatëve,…

Lexo më Shumë

Gazetari dhe opinionisti i njohur Branko Triçkovski publikoi disa fotografi nga qendra e Shkupit, duke treguar se ai nuk mund t’i rezistonte e mos t’i bënte disa fotografi lumit Vardar: “Mendova se kanë sjell një lumë tjetër. Import nga Zvicra. Vardari kurrë nuk ka qenë kaq i pastër”. Triçkovski, në stilin e tij, u përgjigjet kundërshtimeve të mundshme se “kjo është një fushatë parazgjedhore”: nuk është turp, ata hapën bulevarde, pastruan rrugë, parkingje dhe trotuare. Parqe. Elemente urbane me funksion dhe estetikë. Me përmbajtje të re. Me vizione dhe perspektiva të reja”. Më poshtë mund ta lexoni të statusin e…

Lexo më Shumë

Një person i vdekur nga Covid 19 në 24 orët e fundit në Tetovë konfirmojmë për Tetovasot autoritetet spitalore. Ata thanë se kemi një situatë stabile ditëve të fundit me pandeminë por apeluan që personat që kanë simptome të paraqiten menjëherë dhe jo të vijnë në spital në fazën e fundit. Ata thanë se gjithsej të hospitalizuar janë 30 pacientë. Të vaksinuar me një dozë janë 3 ndërsa me dy doza 2.Me oksigjen janë 30 pacientë ndërsa asnjë me respirator.

Lexo më Shumë

Enti Shtetëror për Statistika njoftoi se gjithsej 800.008 persona, 249.500 ekonomi familjare dhe 336.109 banesa janë regjistruar deri në ora 20:00 dje. Regjistrimi i Popullsisë dhe Amvisërive në Republikën e Maqedonisë së Veriut ka nisur me pesë shtator ndërsa do të realizohet deri më 30 shtator. Deri me 30 shtator do të mund të regjistrohet online edhe diaspora, ndërkaq qytetarët nga diaspora që jetojnë jashtë vendit, e që nuk kanë mundësi të regjistrohen përmes aplikacionit online, do të mund të regjistrohen edhe nga familjarët ose të afërmit e tyre në Maqedoninë e Veriut, persona që i dinë të dhënat për…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani u shpreh se shteti bullgar ka ndarë vaksina për coronavirusi për Maqedoninë e Veriut. “Vaksinat janë distribuuar dhe janë gati për përdorim. Një gjest i rëndësishëm i miqësisë dhe solidaritetit”, tha Osmani. Ndryshe, Kuvendi i Bullgarisë më 8 shtator miratoi donacionin për mbi 50 mijë vaksina për Maqedoninë e Veriut. Ministri i Shëndetësisë së Bullgarisë, Stojço Kacarov sqaroi se doancioni është dashur tv përfundojë në qershor, por për shkak problemeve me procedurat nuk ka qenë e mundur një gjë e tillë.

Lexo më Shumë

Të gjitha subjektet politike shqiptare dhe maqedonase në qytetin e Kumanovës kanë zyrtarizuar listat e tyre për këshilltar, kandidatët për kryetar komune, përveç Bashkimit Demokratik për Integrim. Ajo është duke hezituar për ta bërë publike në mënyrë zyrtare listën e saj. Edhe pse, zyrtarisht BDI-ja nuk e ka bërë publike listën e saj, jo zyrtarisht në opinion qarkullojnë emrat e kandidatëve të BDI-së në Kumanovë deri në numrin katër. Listës së BDI-së në Kumanovë i prinë një femër, Arta Ademi, pastaj Ridvan Dervishi, Mendu Asani dhe Fitor Jakupi. Por emrat tjerë fshihen, nuk janë bërë publike. Publike nuk janë bërë…

Lexo më Shumë

Panairi i librit për herë të dytë u realizua me sukses në hapësirën e hapur në kompleksin e “A1 Arena – SP Boris Trajkovski. Shtëpitë botuese të pranishme në panairin e këtij viti të librit shprehën kënaqësinë me paraqitjen konceptuale, vazhdimësinë e panairit dhe kushtet e sigurta për mirëmbajtjen e tij të qetë. Interesi për të lexuar të gjitha llojet e letërsisë po rritet vazhdimisht vitet e fundit, gjë që tregohet nga numri i vizitorëve, i cili në këto kushte pandemike arriti në 15.000. Mbi 60 ekspozues u prezantuan në panair, promovime të shumta të botimeve dhe autorëve të rinj…

Lexo më Shumë

Zëdhënësit e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dushko Arsovski dhe Muamet Hoxha në konferencën e sotme të rregullt për shtyp informuan për konkluzionet dhe vendimet e miratuara në mbledhjen e 106-të të Qeverisë dhe u përgjigjën në pyetjet në interes të opinionit dhe mediave. Për vendimet nga mbledhja e djeshme e Qeverisë, zëdhënësit informuan se Qeveria përcaktoi si strategjike dy projekte investuese. Bëhet fjalë për projektin investues të Shoqatës për “EFT Solar” për termocentral elektrik diellor dhe të Shoqatës “Park i erës – Virovi” për elektranën e erës “Virovi” që i plotësojnë kushtet nga Ligji për investime strategjike…

Lexo më Shumë

Vazhdon trysnia ndaj spitaleve me pacientë me coronavirus në Maqedoninë e Veriut. Momentalisht në mjekim spitalor për shkak të komplikimeve me coronavirusin janë 919 persona, ndërsa Klinika Infektive tashmë me ditë është e mbushur. Po ashtu është rritur edhe numri i atyre që kanë nevojë për hospitalizim në Kumanovë dhe Strumicë. Në spitalin e Kumanovës për çdo ditë ambulanca ka kontrolluar 120 deri 150 raste me COVID-19. “Në spitalin modular dhe në repartin infektiv kemi 63 pacientë të hospitalizuarNë”, tha drejtorja e spitalin të Kumanovës, Snezhana Zaharieva. Ajo tha se në spitale vijnë pacientë të rinj, ndërsa në mesin…

Lexo më Shumë