Nga VMRO–DPMNE këmbëngulin në dorëheqje tani edhe të kryeministrit i cili sipas tyre po bashkëvepron në fshehjen e motiveve të tragjedisë duke pezulluar dorëheqjet. “VMRO–DPMNE nuk kërkon përgjegjësi nga qeveria për shkak të ambicieve politike ose motiveve personale kundër Zaevit ose Venko Filipçes, por pasi që janë të paaftë dhe për shkak të hetimit objektiv që do të duhet të ndodh. Kryeministri Zaev përderisa mbron Filipçen do të thotë se edhe Zaev do të duhet të dorëhiqet për shkak të pjesëmarrjes aktive në heshtjen e përgjigjeve që mundojnë mbarë opinionin.”,- u shpreh Vllado Misajllovski nga VMRO – DPMNE. Ditë më…
Author: Hamdi Kumanova
Shkupi zyrtar thotë se nuk ndërpret negociatat me qeverinë teknikë në Sofje edhe pse në shtetin fqinj janë shpallur zgjedhje të tjera të parakohshme nga të cilat mund të dalë një qeveri politike. Megjithatë rezultatet nga këto negociata janë në “status quo”. Për muaj të tërë nuk ka asnjë lëvizje dhe asnjë arritje konkrete. Ministri i Jashtëm Bujar Osmani thotë se edhe BE-ja dhe SHBA-ja mbeten aktivisht të përkushtuar në gjetjen e një zgjidhjeje. “Askush nuk mund të garantojë rezultat nga negociatat sepse për ne janë të rëndësishme pozitat tona ashtu si për Bullgarinë që janë të rëndësishme pozitat e…
Ministri i Shëndetësisë në paraqitjen e parë pas dorëheqjes së ofruar për shkak të tragjedisë në Tetovë paralajmëron vendosjen e masave shtesë restriktive nëse gjendja me COVID 19 përkeqësohet. Venko Filipçe tha se masat e reja nuk kanë për qëllim defokusimin e vëmendjes nga tragjedia e 8 shtatorit ku nga zjarri që përfshiu spitalin modular e humbën jetën 14 persona. Por sipas tij shtrëngimi eventual i masave bëhet për ta mbajtur situatën nën kontroll. Ja unë qëndroj pranë jush, po ju jap përgjigje pyetjeve tuaja. Nuk iki nga përgjigjet e as nga përgjegjësia. Do jem transparent dhe i hapur të…
Shumica e institucioneve shtetërore i ka dorëzuar tek Komisioni për Pengimin e Korrupsionit të dhënat për automjetet zyrtare, që shërbejnë për parandalimin e keqpërdorimit të tyre për fushatën parazgjedhore. Anëtarja e antikorrupsionit Katica Nikollovska thotë se, të dhënat nga një numër i madh i institucioneve i kanë pranuar para se të bëhen ndryshimet e Kodit zgjedhor, si dhe para se KSHZ ti miratojë afatet e reja të cilat dolën nga ndryshimet e lodit. Ajo shton se qytetarët tani përmes ueb faqes së anti korrupsionit mund të njoftojnë për keqpërdorime të automjeteve zyrtare për qëllime partiake. E vetmja gjë për të…
Ky është rrëfimi i dhimbshëm të vëllait të Ajdin Mustafit, të riut që ra nga hotel “Rogner”. Në një lidhje telefonike për emisionin “Me zemër të hapur”, Erkani tregoi telefonatën e fundit me vëllain, si dhe impresionet e vizitës së këtij të fundit në Tiranë dhe planet e qëndrimit 3-ditor. Çfarë ke mundur të mësosh? Çfarë thotë skeda e vdekjes? Për momentin, ato që dimë ne është se ka qenë një aksident në lidhje me sigurinë e kangjellave. “Rogner” është nën hetim të Policisë. Ne do të presim procedurën që të vazhdojë. Do ta shohim me avokat se çfarë do…
Protestuesit thyejnë kordonin e policisë, nisen drejt zyreve të BDI-së. Video e televizionit Alsat në këtë Lidhëz.
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në konferencë për shtyp tha se nuk i ikën përgjegjësisë dhe pyetjeve. “Gjithmonë do të jem në dispozicion dhe përpjekje për defokusim nuk do të ketë, por sistemi shëndetësor është kompleks dhe duhet të menaxhohet”, tha Filipçe. Duke u përgjigjur në pyetjet në lidhje me tragjedinë në Tetovë, Filipçe tha se spitali modular është lëshuar pasi që autoritetet kompetente kanë konfirmuar se janë kontrolluar të gjitha instalimet, rryma, kanalizimi. Ai tha se spitalet modulare përdoren nga e gjithë botë për shkak se mundësojnë hospitalizimin e pacientëve. “Spitalet modulare janë model dhe pa to asnjë vend…
Protestuesit janë ballafaquar me kordonin policor dhe nuk i lejojnë që të shkojnë deri te selia. Protestuesit kaun kërkuar që të biseduar me përgjegjësit e policisë për t’ju sqaruar atyre se përse është bllokuar rruga, raporton SHENJA.
Protestuesit pasditen e sotme kanë vazhduar ta shprehin revoltën e tyre para godinës së Komunës së Tetovës. Pas tragjedisë në spitalin modular në Tetovë, ata kërkojnë dorëheqjen e kryetares së komunës, Teuta Arifi si dhe dorëheqjen e Qeverisë. “Ne kërkojmë nga këtu që edhe kryetarja e komunës së Tetovës, por edhe Qeveria e krimit dhe korrupsionit të përgjigjet para publikut dhe të jap dorëheqje”, tha Blerim Ahmeti, organizator i protestës.
“Zgjidh Jetë, Voto Blertë”- është sllogani i Bashkimit Demokratik për Integrim për zgjedhjet e ardhshme lokale që do të mbahen me 17 tetor. Zëdhënësi i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) Bujar Osmani theksoi se Programi zgjedhor i BDI-së përbëhet prej pesë shtyllave që kanë për synim kryesor jetën më të mirë për qytetarët.
“Prokuroria Themelore Publike për hetim të krimit të korrupsionit dhe krimit të organizuar të martën ka pranuar dokumentacionin për spitalin modular në Tetovë nga Byroja për furnizime publike, ndërsa dje pas oraës 14:00 është marrë edhe nga Ministria e Punës dhe Politikës sociale, kurse sot hetuesit filluan ta shqyrtojnë dokumentacionin”. Këtë sot e deklaroi shefja e PTHP-së, Vilma Ruskovska duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve nëse kanë pranuar dokumentacionin dhe çfarë po hetohet. “Sot filloi shqyrtimi i dokumentacionit dhe nuk kam informacione më konkrete”, tha Ruskovska. E pyetur çfarë do të hetojë Prokuroria, Ruskovska potencoi se Prokuroria që drejton…
Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq tha se Qeveria nuk ka për qëllim të ndërhyjë në hetimin për zjarrin që ndodhi në Tetovë në spitalin modular, dhe nëse dëshironte një gjë të tillë, nuk do të thirrte hetues gjermanë. Sipas Mariçiq, hetuesit gjerman kanë arritur dje dhe institucionet u vendosën në dispozicion për të ndihmuar në hetim. “Dje u thirr Shtabi I Krizës dhe të gjitha dokumentet janë dorëzuar në institucione. Është siguruar vendi i ngjarjes dhe të gjitha parakushtet për hetim të suksesshëm dhe të shpejtë, ndërsa ne si Qeveri jemi të interesuar që sa më shpejt të dalin institucionet…

