Author: Hamdi Kumanova

Pacientë të sëmurë me Kovid 19 çdo ditë hyjnë në spitalin modular në Strugë përmes hyrjes që është hapur në pronë private. Pronari thotë se i janë uzurpuar diku rreth 500 metra katror. Kam skicat dhe të gjitha gjërat e tjera se hyrja gjendet në oborrin tonë dhe kjo neve na pengon. Këtu kalojnë njerëz të infektuar. Nuk mundemi fëmijët t’i nxjerrim në oborr. Çdo ditë ka nga dy a tre të vdekur dhe i nxjerrin këtu nga hyrja jonë. Nuk mund të hapim as dritare dhe asgjë. Krevatët për t’i ajrosur nga të vdekurit i nxjerrin këtu – tha…

Lexo më Shumë

Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq sot tha se punojnë bashkërisht në zgjidhjen e problemeve dhe në zbatimin e regjistrimit të popullsisë. Ai theksoi se është në komunikim të vazhdueshëm me ekipin e Entit Shtetëror për Statistika. “Deri dje janë regjistruar 618.000 qytetarë në terren, dhe këto janë rezultatet e në shtatë ose tetë ditët e para. Këto shifra janë rezultat serioz duke marrë parasysh se për dy ditë kishte probleme teknike që u tejkaluan me sukses”, tha Mariçiq. Ai tha se Maqedonia për herë të parë zbaton regjistrim sipas kësaj metodologjie me teknologji të reja. “Për herë të parë zbatojmë…

Lexo më Shumë

Kryeministri Zoran Zaev beson se i gjithë procesi rreth terminaleve të “gjurmëve të gishtërinjve” që do të përdoren për zgjedhjet e ardhshme lokale do të përfundojë me sukses dhe në kohë. Furnizimi publik, thotë, shkon sipas të gjitha procedurave ligjore, ndërsa procedura është transparente. Zaev i inkurajon institucionet që të monitorojnë nga afër të gjithë procesin që të jetë i suksesshëm dhe i përfunduar në kohë, por në të njëjtën kohë apelon që të gjithë të përfshirë të jenë përgjegjës maksimal. “Qeveria i siguroi paratë dhe përmes institucioneve shtetërore mund të marrë detajet e prokurimit publik. Procedura zhvillohet nga…

Lexo më Shumë

Për katër vite me radhë, komuna e Çairit ka jetuar me shpresën e donacioneve. Pothuajse shumica e projekteve të cilat janë realizuar në komunën e Çairit, mbajnë vulën e investimit privat, dhe jo atë të Ganiut, i cili, të vetmen gjë që e ka bërë, ka qenë promovimi i këtyre projekteve. Janë mbi dhjetëra projekte private të cilat janë bërë në Çair, ndërsa më poshtë keni të numëruar disa prej tyre: -Ndërtimi i Bit Pazarit, në vlerë prej 250 milionë denarë, investim privat i SH.A “Tregu i Shkupit” -100 Tableta për nxënësit, donacion nga Ekologu -Rikonstruimi i infrastrukturës nëntokësore në…

Lexo më Shumë

Deputeti i BDI-ës Arbër Ademi i ka bërë thirrje opozitës maqedonase të mos e keqpërdorë tragjedinë në Tetovë për pikë politike. “Nuk duhet të ketë keqpërdorim të kësaj tragjedie. Partizimi ose politizimi i tragjedisë nuk u shërben si nderë partive opozitare dhe i lusim të heqin dorë nga keqpërdorimi kësaj tragjedie. Bllokimi i Kuvendit. Bllokimi i Kuvendit nuk është opsion i duhur -tha Arbër Ademi, Deputet i BDI-së.

Lexo më Shumë

Maqedonia e Veriut do të marrë pjesë në testimin ndërkombëtar PISA të organizuar nga OECD, ndërsa do të realizohet në vitin 2022 dhe për këtë qëllim ne jemi duke u përgatitur intensivisht për gati një vit. Shpresoj që gjatë kontrollimit të aftësive të diturive shkencore dhe matematikore, aftësive për lexim dhe krijimtarinë e të menduarit, nxënësit do të tregojnë rezultate më të mira në krahasim me testimet e kaluara. Prandaj po i përgatisim për këtë. Por unë pres të bëj përparim të konsiderueshëm në 5-6 vitet nga tani, kur reformën në arsimin fillor që e filluam këtë vit do të…

Lexo më Shumë

Mbrëmjen e djeshme (14-shtator) rreth orës 23:30 në SPB Tetovë është raportuar se 61-vjeçari S.S. nga Shkupi, i cili po qëndronte në një shtëpi verore në vendbanimin Dy Kryqat në Mavrovë, është lënduar dhe në gjendje jo kontaktible është transferua në Spitalin e Përgjithshëm “Ferid Murad” në Gostivar për ti ofruar ndihmë mjekësore informon Tetovasot. Inspektim është kryer nga ekipi i Departamenti të Punëve të Brendshme Gostivar.

Lexo më Shumë

Deputeti i BDI-së, Izet Mexhiti, vlerëson se dorëheqjet e ofruara të ministrit të Shëndetësisë, Venko Filipçe dhe zëvendësit të tij Ilir Hasani për shkak të tragjedisë në Tetovë, duhet të pranohen pa asnjë dilemë. Shton se në shtetet e zhvilluara demokratike ministrat japin dorëheqje për shkaqe morale edhe pse ndoshta nuk janë përgjegjës të drejtpërdrejtë për fatkeqësinë. “Mendoj se nuk ka dilemë sepse ato kanë dhënë dorëheqje dhe duhet të pranohen”, tha Mexhiti. Por si do të veprojë Mexhiti si deputet, nëse në Kuvend në rend dite vijnë dorëheqjet e ministrave? “Si temë do e trajtojmë kur të vjen në…

Lexo më Shumë

Ministrja e Arsimit, Milla Carovska sot deklaroi se incidenca e nxënësve të infektuar me koronavirus është shumë e ulët dhe se për momentin nuk ka indikacione për ndryshim të modelit të mësimit. Carovska theksoi se në rast se keqësohet gjendja epidemiologjike, institucionet janë të gatshme që të vazhdojnë mësimin online. “Dje, numri i nxënësve pozitivë në shkollë ishte 0.01, që do të thotë se ka më pak të infektuar në krahasim me të hënën. Deri më tani nuk kemi asnjë indikacion se modeli i mësimdhënies duhet të ndryshohet, por në momentin që marrim paraqiten tregues për të ndryshuar modelin, ne…

Lexo më Shumë

veria pret që propozim-ndryshimet në Ligjin për Marrëdhëniet e Punës, me të cilat e diela duhet të shpallet ditë jo pune, së shpejti t’i kalojnë procedurat parlamentare dhe të votohen në Kuvend. Zëdhënësi i qeverisë Muhamed Hoxha sot në një konferencë të rregullt për shtyp në Qeveri u bëri thirrje të gjithë deputetëve, si nga qeveria ashtu edhe nga opozita, që të mbështesin këtë zgjidhje ligjore. “Propozim i ligjit për ndryshimet në Ligjin për marrëdhëniet e punës, i cili parashikon të dielën të jetë ditë pushimi javor, ende nuk është futur në rend dite në Komisionin kuvendor për Punën dhe…

Lexo më Shumë

Qeveritë e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kosovës nesër në Shkup do të mbajnë mbledhje të përbashkët, në të cilën do të nënshkruhen një varg marrëveshjes dhe memorandumesh me të cilat do të thellohet dhe përforcohet bashkëpunimi ndërmjet të dy shteteve. Ne kete mbledhje do te merr pjese edhe kryeministri i Kosoves, Albin Kurti. Marrëveshjet, siç informoi në konferencën e sotme për media zëdhënësi i Qeverisë, Muhamet Hoxha, janë nga sfera e infrastrukturës, diaspora, energjetika, ekonomia, turizmi, siguria, inovacionet dhe zhvillimi teknologjik dhe sfera të tjera. Qeveria, në mbledhjen e 106-të të djeshme e përcaktoi pakon e…

Lexo më Shumë

Ministri në dorëheqje i Shëndetësisë Venko Filipçe, sot në Facebook ka shkruar se virusi ka përhapje të infeksionit dhe se situata është duke u ndjekur me vëmendje. Pas takimit të sotëm koordinues me drejtorët e klinikave infektive në vend, Filipçe tha se nëse është e nevojshme do të veprohet me masa të reja kufizuese. “Virusi për momentin ka përhapje të infeksionit, jemi në komunikim dhe koordinim të vazhdueshëm me epiedemiologët. Mbetet ta ndjekim situatën dhe nëse ka nevojë do të ndërhyjmë me masa të reja kufizuese”. “Në kovid-qendrat në vend ka shtretër të mjaftueshëm për hospitalizimin e pacientëve, ndërsa në…

Lexo më Shumë