Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, sot tha se masat e ministrisë që ai e drejton në lidhje me turizmin, janë duke dhënë rezultate. Ai tha se turizmi është duke u kthyer në normale dhe se sipas të dhënave të fundit, nga Enti Shtetëror i Statistikave turizmi në periudhën janar – korrik 2021, është rritur për 56.6 përqind. “Numri i qëndrimeve gjatë natës është rritur me 46.4%. Në shtatë muajt e parë, janë regjistruar 317,713 turistë të cilët kanë realizuar 1,034,645 qëndrime gjatë natës”. “Është rritur numri i turistëve vendor si rezultat i fushatës PUSHIME NË VEND dhe kuponëve për turizëm,…
Author: Hamdi Kumanova
Ministrja e Arsimit dhe shkencës deklaroi sot se procesi arsimor me prezencë fizike po zhvillohet në pajtim me protokollet shëndetësore. Ndërkohë sa i përket mësimit online, ajo vetëm ripërsëriti qëndrimin se një gjë e tillë do tu mundësohet vetëm nxënësve që janë të infektuar dhe atyre që janë në izolim, njofton Alsat “Plani për mësim me prezencë fizike u është dorëzuar shkollave që në muajin qershor, dhe sipas këtij plani dhe këtyre protokolleve po realizohet edhe sot procesi mësimorë. Ne vazhdojmë edhe më tej të zbatojmë rekomandimit e Komisionit për Sëmundje Infektive (KSI). Të gjitha shkollat e kanë për obligim…
Nxënësit e fshatit Bërnjancë ka dy javë që po humbin nga mësimi. Prindërit nuk po i dërgojnë fëmijët e tyre në shkollë. Kërkojnë hapjen e paraleles në fshatin ku jetojnë. Bërnjanca ka shkollën “Kërste Misirkov” por nuk ka paralele në gjuhën shqipe. E kryetari i Komunës së Gazi Babës Boris Gjorgjievski thotë se ka pasur takim me prindërit por se nuk ka kërkesë formalo-juridike për hapjen e një paralele. Thotë se për këtë problem duhet të interesohet edhe komuna e Haraçinës. “Deri tash në asnjë moment nuk kam kërkesë që është dorëzuar për të mësuar në shkollën Bërnjancë. Nuk kemi…
Departamenti për krim të organizuar në MPB fitoi automjete të reja si donacion nga Republika e Çekisë. Zëvendësministri i MPB-së çeke, Jirzhi Novaçek tha se me këtë donacion do të ndihmohet njësi për të pasur rezultate më të mira. Këto automjete janë marrë me procedurë për furnizim publik të automjeteve, ndërsa mjetet janë dhënë nga Çekia, nga ku janë blerë disa lloje të automjeteve për nevojat e shërbimeve të ndryshme në MBP. “Për Departamentin për krim të organizuar janë blerë tetë automjete ‘Skoda Octavia” (dizel) dhe pesë automjete “Skoda Skala” (benzin), të gjithë me Euro 6 motor me fuqi 115…
Gazetari i njohur Safet Ademi i ka hyrë politikës, duke u bërë pjesë listës së kandidatëve për këshilltarë për komunën e Gazi Babës së Shkupit. Ai këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në facebook: “Të nderuar bashkëvendës të Komunës “Gazi Babë” Me nderimet më të mëdhaja ndaj jush. Dua tju informoj se jam emëruar bartës liste nga BDI, për zgjedhjet lokale (2021) për Komunën e Gazi Babës. Falënderojë të gjithë për besimin dhe përkrahjen e dhënë. “UNË VI NGA MESI JUAJ. Si gjithmonë do të angazhohem për të gjithë qytetarët e komunës Gazi Babë, pa dallim të…
Nënkryetarja e KSHZ-së, Ditmire Shehu në mbledhjen e sotme të KSHZ-së tha se këto ditë Komisionet Komunale Zgjedhore po përgatisin listat për kandidatë për këshiilltarë komunal dhe për kreytarë komunae. Ajo tha se Komisionet Komunale Zgjedhore janë të detyruar që t’i respektojnë Ligjin për mborjtjen e të dhënave personale ku thuhet se mbrohen të dhënat personale dhe e drejta e privatësisë në përpunimin e të dhënave të tyre personale. “Ndalohet publikimi gjatë fotografimit, fotokopjimit, e-mail, dokumentacionit, numrit të telefonave si dhe i gjithë dokumentacioni i KKZ-së që i përpunon këto të dhëna. Për shkeljen e këtyre ligjeve që mbrojnë të…
Numri I rasteve positive me koronavirus ditë me rradhë në Komunën e Tetovës është njëshifrorë me crast sic thonë vërehet një zbutje e situatës epidemiologjike në Tetovë referuar dhe numrit të të hospitalizuarve. Për momentin kemi 40 pacient të hospitalizuar.Brenda 24 orëve kemi pasur 81 kontrolle ambulantore. 6 pacient janë lëshuar në shtëpi dhe kemi 3 pranime të reja.Ndërkaq ka ndërruar jetë një paciente 58 vjecare e cila nuk ka qenë e vaksinuar. Zjarrit në ambulantën modulare në Tetovë, arritën ti shpëtonin 12 persona të cilët ishin në gjendje stabile sa I përket lëndimeve nga zjarri por të njëjtët ishin…
Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa duke u munduar që ta fuqizojë votën shqiptare, si koalicion që mbron interesat shqiptare ka vendosur që të tërhiqet nga gara në komunat ku rrezikohet përçarja e votës. Kështu duke marrë parasysh rrethanat specifike të komunës së Kërçovës kemi vendosur që të tërheqim kandidatin tonë nga gara në këtë komunë. Gjithashtu, duke parë mundësinë që komuna e Çashkës për herë të parë të udhëhiqet nga një shqiptar, ne si koalicion vendosëm që të mos garojmë me kandidat në Çashkë dhe të përkrahim kandidatin e vetëm shqiptar edhe pse ai vjen nga radhët e oponentëve tanë…
Partia opozitare Aleanca për Shqiptarët ka reaguar sërish në lidhje me zjarrin tragjik në Tetovë. Nga kjo parti thonë se ditëve të fundit kanë parë tentime të lloj-llojshme nga institucionet relevante për t’i ikur përgjegjësisë për djegien e 14 personave në spitalin modular. “Shihet qartë, sikurse edhe në shumë raste tjera, se po tentohet që në fund përgjegjësi mos të mbajë askush dhe fajtorët të ngelin pa emër. Siç e dini spitalet modulare në vend janë ndërtuar me hua nga Banka Botërore. Ne kemi parë dokumentacionin e tenderimit, ku ndër të tjerat shihet qartë se cilat institucione janë përgjegjëse për…
Në Universitetin e Tetovës, prej 14 deri më 17 shtator do të zhvillohet afati i dytë i regjistrimit të studentëve të rinj për vitin akademik 2021/2022. Pas përfundimit të afatit të parë, Universiteti i Tetovës, ka shpallur Konkurs për plotësimin e vendeve të lira në programet studimore të 13 fakulteteve. Nga Komisioni për regjistrimin e studentëve, thonë se pas përmbylljes së afatit të parë të regjistrimit, edhe në këtë afat interesimi i kandidatëve për t’u regjistruar në Universitetin tonë vërehet në të gjitha njësitë akademike dhe në programet studimore të cilat janë të shpallura në Konkurs. Sipas Konkursit të shpallur…
Sipas ekspertëve nuk i takon kryeministrit të vendosë për dorëheqjet morale të ministrave, por të njëjtat duhet të procedohen menjëherë. Sipas profesorit Jeton Shasivari nëse dorëheqja e ministrit të Shëndetësisë Filipçe injorohet, përgjegjësia bie mbi tërë Qeverinë. “Nëse kreu i Qeverisë vendos ti injoroj këto dorëheqje morale, atëherë me automatizëm këto dorëheqje do transformohen në përgjegjësi kolektive të Qeverisë, dhe ajo praktikisht do të thotë se në vendin tonë ka nivel shumë të ulët të kulturës politike dhe traditës politike, ndërsa porosia që do i dërgohet opinion është se në shtetin tonë nocioni ministër dhe përgjegjësi morale janë thjesht nocione…
Bashkimi Demokratik për Integrim në zgjedhjet lokal do të garojë me 35 lista për këshilltarë dhe 19 kandidat për kryetar komune, theksoi kështu në konferencën për shtyp Arta Bilalli Zendeli nga BDI. Ajo mes tjerave tha se listat e BDI-së përbëhen prej emrave eminent nga Shoqëria civile, përfaqësues të rinisë, gra dhe personalitete të suksesshme nga sfera të ndryshme. Arta Bilalli Zendeli nga BDI mes tjerave tha se në këto zgjedhje në gjashtë komuna, si në Strugë, Çair, Shuto Orizare, Manastir, Mavrovë dhe Kumanovë, bartëse të Listave për në Këshillin komunal do të jenë gra. Fjalimi i plotë i znj.…

