Më shumë se gjysmë milion qytetarë janë regjistruar nga 5 -13 shtator. Deri më tani më shumë qytetarë janë regjistruar në Kumanovë, Manastir dhe Prilep. Rezultatet e regjistrimit deri më 13 shtator 2021 Qytetarë – 512 457 Amvisëri – 158 519 Banesa – 212 464 Drejtori i Entit të Statistikave Apostoll Simovski, tha se janë kapërcyer të gjitha problemet teknike të cilat e penguan për 4 ditë me radhë procesin. Simovski tha se operacioni statistikor po zhvillohet me ritëm të shpejtë. Do të më lejoni që edhe unë të falënderoj të gjithë qytetarët për pjesëmarrjen masive në operacionin tonë dhe…
Author: Hamdi Kumanova
Rënie infektimi nga koronavirusi për 24.9%. Probabiliteti i rasteve pozitiv në raport me numrin e testeve 10%. Janë shëruar 3.946 persona, rritje për 4.6% nga java e kaluar, ndërsa 31 raste të reja të infektimeve, që i bie për 13,9% më pak nga java e kaluar. Janë regjistruar dhe 142 raste të vdekjeve për 1 javë. Rritje incidencës në periudhë dy javore është shënuar në 7 qytete. Qytetet tjera kanë rënie nga 8-78%, thuhet në raportin javor të Institutit të Shëndetit Publik (ISHP)
Deri të premten moti do të jetë stabil dhe i ngrohtë, ndërsa temperatura ditore do të arrij deri në 35 gradë Celsiusë. Të shtunën do të ketë paraqitje të jostabilitetit lokal me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të përforcuar. Nga e diela temperaturat do të jenë në ulje, njoftojnë nga Enti Hidrometeorologjik. – Advertisements – Ndërkohë moti nesër do të jetë me diell dhe vranësira lokale. Temperatura e mëngjesit do të jetë në interval prej 5 deri në 14 gradë, ndërsa ajo e ditës prej 24 deri në 35 gradë Celsiusë. Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë…
Kreu i shtetit, Stevo Pendarovski në një intervistë për DW tha se nuk janë prishur mardhëniet mes Qeverisë dhe Presidencës, transmeton Alsat. Këto deklarata të presidentit vijnë pasi në një intervistë për “360 Gradë” në Alsat, kreu i shtetit dha disa deklarata me ton kritik drejtuar Qeverisë pas tragjedisë në Tetovë. “Megjithëse në disa raste kemi pasur mendime të ndryshme për disa projekte të caktuara ligjore ose për raste të shkeljes të ligjit nga zyrtarë të lartë, këto janë gjëra normale kur keni bashkëjetesë mes demokratëve. Për të qenë edhe më të saktë – për këto, gati dy vjet e…
Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në “Facebook” parashtroi 10 pyetje për të cilat opinioni nuk ka marrë përgjigje nga kryeministri Zaev dhe nga ministri Filipçe. “Politikën anash, anash edhe mungesën e moralit që e pamë se nuk e kanë, pyetjen që çdo njeri i parashtron janë brenda sensit të përbashkët: “Si janë ndërtuar spitalet modulare, çfarë materiale dhe në cilën mënyrë? A ka kërkuar Ministria e Shëndetësisë nga ndërtuesi standardet minimale për ndërtimin e këtyre objekteve? Sa është paguar për ndërtimin e tyre dhe a përkon me prodhimin e marrë? Pse nuk ka pasur pajisje kundër zjarrit dhe sistem për…
Ministria e Punëve të Brendshme njofton se policia e rajonit të Çairit gjatë ditës së djeshme ka arrestuar një 20-vjeçar nga Kratova, pasi i njëjti ka raportuar për “vepër të rreme penale”, transmeton Alsat. “Me datë 06.09.2021, në Stacionin Policor të Çairit, D.I. ka raportuar se në rrugën “Goce Stojçevski” i është marrë makina “VW Tuareg” me targa të Italisë Policia ka konstatuar se bëhet fjalë për raportim të rremë”, shtojnë nga MPB. MPB njofton se personi në fjalë la pranuar veprën, ndërkaq ka njoftuar se veprën e ka kryer pasi ka dashur që të fsheh nga familja borxhin që…
Ambasada e parë e fëmijëve Megjashi kërkon nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës të vendoset testim i detyryar falas për të gjithë nxënësit dhe personelit në shkolla në mënyrë që të parandalojë përhapjen e pakontrolluar të virusit në shkolla. “Jemi të vetëdijshëm dhe kemi informacione të shumta që vijnë nga prindërit, fëmijët, anëtarët familjarë dhe nga mësimdhënësit se viti i ri shkollor me prani fizike paraqet rrezik ndaj shëndetit si për fëmijët ashtu edhe për të punësuarit për shkak të mënyrës jo të duhur të organizimit të mësimit”, thonë nga Megjashi. Sipas tyre, jotransparenca e MASH dhe mungesa e informacioneve…
Gjatë ditës së djeshme (13.09.2021) në ora 14:45 minuta në një park në rrugën “11 Tetori”, në Shkup, policia ka privuar nga liria 32 vjeçarin E.D. nga Shkupi, për shkak të dyshimit se ka kryer dy vepra penale “vjedhje e rëndë”, në një librari në rrugën “Gjuro Strugar”, në Shkup. Në bisedë informative me zyrtarët policorë, ai ka pranuar veprën. Për rastin është njoftuar edhe Prokurori Publik dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të ngritët padi adekuate.
Në zgjedhjet lokale të 17 tetorit Partia Demokratike Shqiptare do të kandidojë me 13 kandidatë për kryetar komune dhe 16 lista për këshilltar komunal informon Tetovasot. Në Tetovë garës për kryetar komune do t’i paraprijë Prof. Dr Sadi Bexheti, ndërsa në komunat tjera si vijon: Gostivar, znj. Renata Elezi Tearcë, Daut Emini Bogovinjë, Dashmir Arifi Brvenicë, Miqail Rasimi Zhelinë, Medin Nazifi Saraj, Ilir Krosi Çair, Misin Gradinaj Studeniçan, Azem Sadiki Likovë, Hevzi Jashari Dibër, Petrit Klenja Strugë, Samir Murtezoski Vrapçisht, Irfan Lushi Ndërkaq, me lista për këshilltar komunal PDSH kandidon në komunat në vijim: Kumanovë, Likovë, Qyteti Shkupit, Çair, Studeniçan,…
Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se ende nuk kanë arritur ekspertët gjermanë që duhet t’i bashkohen grupit të prokurorëve publikë të vendit për të hetuar shkaqet që çuan deri te shpërthimi i zjarrit në Spitalin Modular në Tetovë, ku vdiqën 14 persona. Mësohet vetëm se bëhet fjalë për 4 ekspertë, dy për hetim të zjarrit dhe dy për matje laserike të hapësirave dhe për fotografim. “Ekipi i ekspertëve gjermanë që duhet të arrijnë në vend, përbëhet nga 4 ekspertë. Dy ekspertë janë të krim-forenzikës për hulumtim të zjarreve dhe dy ekspertë të krim-forenzikës për matjen laserike të hapësirave…
Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovska duke folur për digjitalizimin, thotë se ideja e librave digjitalë është që t’i mësojnë fëmijët se mjetet e teknologjisë informatike (IT) nuk janë vetëm për të luajtuar, por për të mësuar. “Duhet t’i mësojmë fëmijët që mjetet IT nuk është vend ku vetëm luajmë, siç i mësojnë shumica e prindërve, po janë mjete ku mësojmë, hulumtojmë”, tha Carovska, transmeton TV21. Sipas saj, librat digjitalë do t’i mësojnë fëmijët se si në mënyrë sa më produktive të kalojnë kohën në mjetet IT.
Drejtori i Entit Shtetërorë për Statistika, Apostoll Simovski në konferencën e sotme për shtyp njoftoi se regjistrimi i popullsisë dhe amvisërive po zhvillohet pa probleme, dhe se deri më tani janë regjistruar mbi gjysmë milion banorë, shkruan Alsat. Simovski tha se ka shumë pak raste kur qytetarët refuzojnë të regjistrohen, dhe se të njëjtit pas disa tentimeve binden se duhet të regjistrohen. “Atje ku na refuzojnë fillimisht, shkojmë prap. Shkon instruktori jonë shtetërorë, shkon anëtari i komisionit të regjistrimi. Dhe deri tani këto persona binden dhe regjistrohen. Ende nuk kemi zbatuar asnjë sanksion dhe shpresojmë që kjo nuk do të…

