Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiqu në kuadër të vizitës së tij të punës në Strasburg, u takua me zyrtarët kryesorë të Komisionit të Venecias. Në takimin me sekretaren e Komisionit, Simona Granata-Mengini, u përsërit se mendimet e dhëna nga Komisioni i Venecias janë jashtëzakonisht të rëndësishme për vendin në mënyrë që të përmirësohet teksti i ligjeve. Pas takimit, në një deklaratë për AIM, Mariçiq tha se disa ligje të reja do t’i dërgohen për mendim komisionit. “Patëm një takim shumë të rëndësishëm me përfaqësuesit e Komisionit të Venecias ku diskutuam për ligjet që tashmë u janë dërguar atyre për opinion,…
Author: Hamdi Kumanova
Në prag të zgjedhjeve lokale vazhdon të jetë e fortë përplasja mes grupit të Izet Mexhitit dhe zv/kryeministrit Artan Grubi. Sipas informacioneve të cilat i posedojmë brenda partisë, ish kreu i Çairit, Izet Mexhiti, ka dhënë urdhër që votuesit e Visar Ganiut të mos e votojnë bartësin e listës për këshilltarë të Qytetit të Shkupit, Ardijan Muça. Arsyeja e këtij tensionimi është fakti se Muça njihet me afërsinë të cilën e ka me Artan Grubin, ndërsa Mexhiti dhe grupacioni i tij, e shohin si figurë të rrezikshme i cili mund të paraqet kërcënim për pozicionet e tyre brenda degës së…
Në aksin rrugor A2 Kërçovë-Ohër, në pjesën Presekë-Pesoçan, nesër për shkak të kryerjes së punëve ndërtimore në rrugë, (minim, shpime në rrugë në të dy drejtimet), komunikacioni do të jetë në ndërprerje ndërmjet orës 11:00 – 14:00, në kohëzgjatje prej 15-20 minuta, kumtuan nga LAMM. Njëherit, deri më 20 shtator në aksin rrugor A1K1 Prilep – ura Lenishki për shkak të kryerjes së punëve ndërtimore (asfaltim) trafiku do të zhvillohet nëpër një korsi për të cilën është vendosur sinjalizim adekuat i komunikacionit.
Sfida në mes skuadrave të Teteksit dhe Kadinos, kishte edhe “pjesën e tretë”, pasi që ajo zyrtare dhe në terrenin e gjelbër u mbyll me barazim 1-1. Pas përfundimit të ndeshjes, janë arrestuar dy përfaqësues të Kadinos, pas përfshirjes së tyre në një përleshje fizike. Lajmin e konfirmuan efektivët policorë të SPB Tetovë përmes buletinit ditor. “Dje (12-shtator) rreth orës 19:20 minuta, efektivët policorë të SPB Tetovë kanë privuar nga liria personat D.M. (20), H.D. (29) nga Shkupi, futbollistë të Klubit futbollistik ,,Teteks“ të Tetovës dhe M.R. (20) dhe V.I. (29), lojtar dhe përfaqësues të Klubit të Futbollit ,,Kadino“ nga…
Çmimet e miellit dhe bukës do të rriten edhe më tej në Maqedoninë e Veriut. Një pjesë e furrave private kanë shtrenjtuar çmimet, por sipas mullinxhinjëve dhe importuesve të miellit, edhe furrat e tjera do të bëjnë rritjen e çmimeve. Me këtë siç paralajmërohet do të ketë edhe shtrenjtim të çmimit të vajit, shkruan gazeta Sloboden Pecat. Çmimi i vajit do të shtrenjtohet, pasi që edhe çmimi aktual prej rreth 90 denarëve për liter nuk është me leverdi për prodhuesit, pasi që janë shtrenjtuar edhe çmimet e importit, përcjell INA. Goran Malishiq, kryetar i Industrisë së Mullinjëve dhe Furrave pranë…
Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit mori vendim, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 0,84 % në raport me vendimin e datës 6.09.2021. Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe ЕUROSUPER BS-98 rriten për 1,00 denar/litër, ndërkaq çmimet e shitjes me pakicë të ЕURODIZELIT (D-Е V) dhe të VAJIT EKSTRA TË LEHTË PËR AMVISËRI (ЕL-1) nuk ndryshojnë, respektivisht mbeten në të njëjtin nivel, siç janë përcaktuar me vendimin e datës 06.09.2021. Çmimi i shitjes me pakicë i Mazutit М-1 SU rritet për 0,552…
Vetoja bullgare për të penguar çeljen e negociatave të Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian, për aderim me të drejta të plota në familjen evropiane, për shkak të rezervave të Sofjes zyrtare ndaj identitetit kombëtar e historik maqedonas, ka bërë që këto ditë të lëshohet në qarkullim edhe një ‘Non paper’ i ri. Televizioni “Klan Macedonia” ka siguruar një kopje të këtij dokumenti joformal me përmbajtjen e të cilit thuhet se janë në dijeni si Sofja, ashtu edhe Shkupi zyrtar, por besohet se për të nuk janë pa njohuri as vendet e fuqishme të Bashkimit Evropian, të interesuara për zgjidhjen…
” EDHE NIKUSHTAKI SHUMË SHPEJT ME UJË TË PIJSHËM ” – Pas Likovës, Orizares, Sllupçanit e Llojanit, këtyre ditëve filluan punimet për ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit edhe në f. Nikushtak. Gjithëashtu më parë kan përfunduar punimet për vendosjen e gypsjellësit kryesor prej Filterstacionit – Likovë, në drejtim të f. Hotël – f. Mateç – f. Vishticë e deri në f. Nikushtak, filterstacioni dhe objekti sedimental – kullues. – Shumë shpejt jo vetëm f. Nikushtak, por të gjitha fshatrat fushore të Komunës së Likovës do të bëhen me ujë të pijshëm. #MbajmëPremtimet #BashkëMëTëFortë #BashkëVazhdojmë
Inicativa qytetare Gostivari që dua, pas takimeve me përfaqësues të subjekteve të ndryshme politike, vendosi që të lidhë bashkëpunim me Bashkimin Demokratik për Integrim – BDI, dega në Gostivar. “Drejtuesit e Iniciativës, pas shqyrtimit të ofertave nga subjektet politike, njëzëri konstatoi që Bashkimi Demokratik për Integrim – BDI, tregoi gatishmëri, seriozitet dhe u dakordua për bashkëpunim dy palësh duke pranuar programin tonë për Gostivarin që duam në tërrësi duke pranuar edhe specifikat e paracaktuara, siç janë afatet e realizimit të programit me prioritet projektet që japin zgjidhje për problemet kryesore me të cilat ballafaqohen sot banorët e Gostivarit”, tha Lekë…
Hamdi Nuhiju A e keni provuar ta kaloni kufirin ilegalisht dhe të kapeni nga policia? Keni dëgjuar për karrigen gjinekologjike e cila përdoret në stacionin policor gjatë kontrollit në kufi? Mënyra e transportimit të lëndëve narkotike është aq e sofistikuar saqë shpesh herë në kufi nuk gjendet rrugë se si të zbulohet. Por karrigeje gjinekologjike është ilaç ose bar juridik dhe sanksionues për personat që tentojnë për të fshehur gjëra. Specialistët të dyshuarin e ulin në karrigen gjinekologjike, i veshin disa doreza dhe fillojnë kontrollin detal. Në karrigen gjinekologjike ulen të dyshuarit për hajni të ndryshme të cilët tentojnë që…
Dje në ora 17:30 në fshatin Batincë është arrestuar D.R.(29) nga Shkupi sepse është kapur me mariuhuanë. Nga Ministria e Punëve të Brendshme thonë se pas zbardhjes së plotë të rastit, kundër tij do të shqiptohet kallëzim përkatës./TV21
Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi ka siguruar se vendi nuk do të përballet me krizë të energjisë elektrike dhe as me rritje të çmimit të saj keshtu tha ai sot nga Forumi Energjetik ne Shkup. “Nuk do të përballemi me krizë të energjisë elektrike. Kjo u tha edhe paraprakisht nga disa gazetare, por disa portale duan të shpërndajnë informacione te pasakta edhe në pjesën e rritjes së çmimit të energjisë elektrike. Edhe kjo nuk ndodhi në vendin tonë”, u përgjigj Bekteshi në pyetjet e gazetarëve në margjinat e Forumit Energjetik të Maqedonisë 2021.

