Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Shkup, Kate Marie Byrnes ka pasur paraqitje në Forumin e Energjetikës në Maqedoni 2021. Në fjalimin e saj ajo tha se është konstatim se ShBA-të dhe BE-ja janë bashkë në politikat energjetike. “Sistemi energjetik na bëri që të jetojmë më komod, por nuk bëmë mjaftueshëm për të luftuar ndotjen e ambientit”, tha Byrnes. Ka folur edhe për ndryshime klimatike, të cilat sipas saj këtë verë kanë qenë më të shpërfaqura, duke përmendur reshjet e shumta të shiut të cilat shkaktuan vërshime në shumë pjesë të botës dhe zjarret që shkatërruan pyje. Ajo porositi se…
Author: Hamdi Kumanova
“Tragjedi ndodhin gjithkund në botë”, kështu u përgjigj kryeministri Zoran Zaev teksa u pyet se a do të dorëhiqet Qeveria pas tragjedisë në Tetovë ku nga zjarri në Qendrën Kovid humbën jetën 14 persona. “E kuptoj si akt moral dorëheqjen e Filipçes, Hasanit dhe drejtorëve”, tha Zaev duke komentuar dorëheqjet e ministrit të Shëndetësisë, Venko Filipçe, zëvendësit të tij, Ilir Hasani dhe dy drejtorëve të Spitalit të Tetovës, Florin Besimi dhe Artan Etemi, transmeton TV21. “Nuk mendoj se tërë qeveria duhet të japë dorëheqje”, shtoi ai.
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sonte në unazën e vogël pranë Shtipit, pranë urës së re në lumin Bregallnica, në të cilën një person është lënduar rëndë. Komandanti i ndërrimit në Njësinë Territoriale të Zjarrfikësve, Toni Gjorgjiev tha për AIM se aksidenti ndodhi në orën 20:45 minuta dhe ata u thirrën nga policia për të ndërhyrë në nxjerrjen e shoferit të lënduar. Katër zjarrfikës kanë shkuar në vendngjarje me një automjet. Personi i lënduar është transportuar me ambulancë në Spitalin Klinik Shtip. Sipas informacioneve fillestare, dy automjete u përfshinë në aksident, ndërsa autoritetet hetimore duhet të përcaktojnë arsyet…
Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit I.I.. shtetas i Maqedonisë së Veriut për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ‘blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e pa autorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’. Shtetasit të Maqedonisë së Veriut i është caktuar masa e paraburgimit prej 1 muaji. “Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda – Mustaf Tahiri, ka vlerësuar se i pandehuri dyshohet se më 10 shtator…
VMRO DPMNE u ka dhënë dy ditë afat ministrit të shëndetësisë Venko Filipçe dhe zëvendësministrit Ilir Hasani që dorëheqjet ti dorëzojnë në Kuvend. Në të kundërtën Mickovski paralajmëroi nismë të re në Kuvend, para seancës plenare të paraparë për të martën. Nëse nuk dorëzohen këto dorëheqje, grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së, gjithsesi me ofertën për bashkëpunim edhe me grupet tjera parlamentare si dhe deputetë, në bazë të nenit 184 alineja 1 të Rregullores së Kuvendit, do të dorëzojë në Kuvend vendim për shkarkimin e Ministrit të Shëndetësisë dhe zëvendësministrit të shëndetësisë -deklaroi Hristijan Mickoski, Kryetar i VMRO DPMNE-së.…
Enti Shtetëror i Statistikave ka njoftuar se dje në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 308.551 persona. “Përfshirë ditën e djeshme, 11 shtator, deri në ora 20, janë regjistruar 308.551 persona. Vetëm dje janë regjistruar 114.308 persona”, thuhet në njoftim Sigurojnë se regjistrimi është duke u zhvilluar me ritëm normal, ndërkaq ka njoftuar qytetarët se për çdo dilemë dhe paqartësi, mund të drejtohen te Biroja për Regjistrim në numrat e telefonit që janë publikuar në ueb faqen: popis2021.stat.gov.mk.
Maqedonia e Veriut ka regjistruar sot 464 raste të reja me korona virus, nga 4.553 testimet e bëra. Në raportin ditor të Ministrisë së Shëndetësisë thuhet se, gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 23 viktima, ndërsa janë shëruar 435 pacientë. Me këtë, numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve me korona virus që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 183.523, 163.852 pacientë janë shëruar, 6.259 dhe momentalisht ka 13.412 raste aktive. Rastet e reja: Shkup – 225 Kumanovë – 42 Strumicë – 35 Shtip – 27 Veles – 24 Ohër – 21 Prilep – 15 Tetove – 10 Sveti…
Prononcimi me shkrim i kryeministrit Zoran Zaev, pas tragjedisë në spitalin modular të Tetovës, has në kritika të ashpra në publik. Në këtë veprim të Zaevit vërehet përpjekje për të relativizuar përgjegjësinë, si në aspektin moral ashtu edhe në atë penal. Nga komunikologë kërkuam mendim profesional për përmbajtjen e kumtesës, të nënshkruar nga kryeministri. Profesoresha universitare Jasna Baçovska-Nediq e ka analizuar deklaratën. Ajo konsideron se bëhet fjalë për deklaratë shumë të butë në lidhje me ashpërsinë e tragjedisë që ndodhi në të cilën humbën jetën 14 persona. Në deklaratë nuk është aq e qartë përgjegjësia penale dhe politike që duhet…
Nesër, më 13 shtator 2021 me fillim prej orës 12:00 në Kabinetin e Presidentit të Shtetit, do të mbahet seanca e 13-të e Këshillit të Sigurisë së Maqedonisë së Veriut, kanë njoftuar nga presidenti Stevo Pendarovski. Në seancë, do të diskutohet për personat e ardhur nga Afganistani që qëndrojnë në vendin tonë dhe për sistemin për menaxhimin me kriza.
Prononcimi me shkrim i kryeministrit Zoran Zaev, pas tragjedisë në spitalin modular të Tetovës, has në kritika të ashpra në publik. Në këtë veprim të Zaevit vërehet përpjekje për të relativizuar përgjegjësinë, si në aspektin moral ashtu edhe në atë penal. Nga komunikologë kërkuam mendim profesional për përmbajtjen e kumtesës, të nënshkruar nga kryeministri. Profesoresha universitare Jasna Baçovska-Nediq e ka analizuar deklaratën. Ajo konsideron se bëhet fjalë për deklaratë shumë të butë në lidhje me ashpërsinë e tragjedisë që ndodhi në të cilën humbën jetën 14 persona. Në deklaratë nuk është aq e qartë përgjegjësia penale dhe…
Gjendja shëndetësore e dymbëdhjetë pacientëve që shpëtuan nga zjarri që kaploi spitalin modular në Tetovë është stabile dhe jashtë rrezikut për jetët. Asnjë nga të mbijetuarit nuk ka pasur lëndime nga zjarri ndërsa po kurohen nga koronavirusi. “Janë në gjendje të mirë, janë në gjendje shumë të mirë dhe stabile. Tash ishim i vizituam pacientët. Ka nga kovidi që shërohen domethenë nuk ka me djegie dhe janë në gjendje stabile të mirë”, Hanife Demiri, motra kujdestare. Demiri thotë se sot nuk ka pasur vizita të pacientëve nga ana e familjarëve. “Jo jo, ne jemi duke u kujdesur për pacientët ne…
LSDM ka reaguar ndaj deklaratave të kreut të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski, i cili kërkon që Ministri i shëndetësisë Venko Filipçe dhe zëvendës ministri Ilir Hasani dorëheqjet ti dorëzojnë në Kuvend. Nga LSDM e akuzojnë Mickovskin se dëshmon që nuk ka njohuri juridike dhe tenton që nga fatkeqësia në Tetovë të përfitojë politikisht. Në kumtesë për mediat, socialdemokratët thonë se “Kushtetuta e shtetit është e qartë, dhe tregon se anëtari i Qeverisë mund ta dorëzojë dorëheqje, por para kryeministrit. Kryeministri mund të propozojë shkarkim të anëtarit të Qeverisë, ndërsa për propozimin e shkarkimit Kuvendi vendos në seancën e radhës. Social demokratët…

