“Ne kurrë nuk do t’i harrojmë viktimat e 8 shtatorit, por sa herë që do t’i kujtojmë ata, do t’ju kujtojmë edhe të gjithë juve që ndihmuat atë natë”, kështu iu drejtua personelit mjekësor, kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi. Ka shprehur ngushëllime për familjarët e viktimave, duke kujtuar kontributin e mjekëve, zjarrfikësve, qytetarëve të Tetovës dhe policisë. “Nuk do të harrojmë frikën 12 pacientëve që mbijetuan për shkak të mjekëve dhe civilëve që i evakuuan nga zjarri dhe zjarrfikësit që e shuan zjarrin në mënyrë shumë të shpejtë, parandaluan që vendi ynë të mos ketë tragjedi më të…
Author: Hamdi Kumanova
Talat Xhaferi për TV21 ka bërë të ditur se nuk do të pranojë propozimin e liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski që Kuvendi të shkarkojë ministrin dhe zëvendësministrin e Shëndetësisë, Venko Filipçen dhe Ilir Hasani. Siç tha Xhaferi, neni 184 në të cilin u thirr Mickoski, në bazë të së cilit do të ngritë procedurë shkarkimi në Kuvend, vlen vetëm për Deklarata, rezoluta, vendime, rekomandime dhe akte të përgjithshme. Xhaferi më tej për TV21 tha se Neni 184 në asnjë mënyrë nuk ka të bëjë me procedurë shkarkimi, duke shtuar se procedura te neni 184 ngritët në fazën e leximit të…
Investimet, punësimet dhe pagat më të larta e ndryshojnë jetën për më mirë. Qeveria vazhdon me punë të përkushtuar dhe politika të mira ekonomike për ngritjen e standardit të jetesës, njoftoi kryeministri Zoran Zaev në Fejsbuk. “Ekonomia shënon rritje historike të bruto prodhimit vendor prej 13.1 përqind në tremujorin e dytë. Neto-paaga mesatare në vend po rritet vazhdimisht dhe e njëjta edhe për punonjësit, në qershor të vitit 2021, arriti në 28,744 denarë, që është për 7 për qind, gjegjësisht 1,877 denarë më shumë se krahasim me qershorin e vitit të kaluar”, theksoi kryeministri Zaev në njoftim. Ai potencoi se…
Ministria e Shëndetësisë njofton se vaksinimi po zhvillohet pandërprerë në të gjitha pikat në vend, ndërsa në vijim është edhe vaksinimi në teren. Nga MSH njoftojnë se janë aplikuar gjithsej 1.381.901 doza të vaksinës, ndërsa 623.278 qytetarë janë rivaksinuar. “Të premten dhe të shtunën janë vaksinuar gjithsej 23.221 qytetarë. Dozën e parë të vaksinës të premten dhe të shtunën e kanë marrë 4.019 qytetarë. 54% e popullsisë mbi 40 vjeç kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës. 30% e popullsisë mbi moshën 18-39 vjeç kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës”, thonë nga MSH. Nga atje shtojnë se…
Aleanca për Shqiptarët vlerëson se dorëheqja e funksionarëve pas tragjedisë në Tetovë është gjest i pranimit të përgjegjësisë edhe pse i pamjaftueshëm, ndërsa mospranimi i dorëheqjeve nga ana e kryeministrit Zoran Zaev do të thotë mospranim i përgjegjësisë. Aleanca thekson se kjo flet edhe për moskokëçarjen e pushtetit përballë tragjedisë, mungesën e respektit ndaj 14 viktimave, familjarëve të tyre dhe gjithë qytetarëve që u tronditën nga ky rast. “Deklaratën e kryeministrit Zaev e shohim si një tentim për të zvarritur dorëheqjet deri pas mbajtjes së zgjedhjeve lokale. Kreu i Qeverisë paralajmëroi edhe diçka më skandaloze, ndërhyrjen në hetime dhe prokurori.…
Pas pauzës prej katër ditëve, mbrëmjen e djeshme ka filluar regjistrimi i popullsisë. Sipas informacioneve tani po shkon gjithçka në rregull me regjistrimin. Për momentet kur ishte ndërprerë regjistrimi në komunikatën për mediat, nga Enti, thanë se kanë probleme teknike. Regjistrimi i popullatës dhe amvisërisë ka filluar më 5 shtator, por pas sulmeve të shumta të hakerëve regjistrimi u ndërpre në disa rajone. Regjistrimi do të zgjas deri më 30 shtator. Tani më është aktive edhe aplikacioni për regjistrimin e diasporës.
LSDM-Likovë në krye me kryetarin Bunjamin Musliu,nënkryetarin Shenoll Bajrami dhe sekretarin Furkan Islami dhe me anëtaret e degës ranë dakort që bartës liste në këto zgjedhje ta fitonë besimi Elmedina Ferati. Elmedina Ferati është nga F.Opaj është 22 vjecare rrjedhë nga një familje intelektuale. Shkollën Fillore e kryeti ne Shfk “7 Marsi” Opajë, shkollen e mesme SHMTK “Nace Bugjoni” motër medicionale – Kumanovë, kurse fakulltetin në Universiteti Shtetëror i Tetovës “Shkenca Mjeksore-Fizioterapi. Aktiviste në Kryqin e kuq, njohëse e gjuhës Angleze dhe Maqedonase.
Mijëra pacientë të cilët janë mjekuar janë shpëtuar në spitalet modulare. Kështu ka thënë drejtoresha e Klinikës për Sëmundje Infektive, Milena Stevanoviq, në një intervistë për REL, pasi zjarri në Tetovë mori jetën e 14 personave. “Shihni, unë besoj se janë të sigurta. Të gjithë ata kanë pranimin e tyre teknik për pranim dhe dokumentet ndërtuese pa asnjë vërejtje. Ja të flas për spitalin modular i cili ka kapacitet prej 70 shtretërve dhe është bashkuar me Klinikën infektive. Të ju rikujtoj se mijëra pacientë u shpëtuan nga pasqyra e rëndë klinike nga kovidi, nga pasqyra mesatare e rëndë klinike të…
Dy ditë pas ngjarjes tragjike në një hotel në kryeqytet ku ndërroi jetë A.M. 28-vjeç nga Kumanova, policia ka nisur hetimet për administratorin e këtij objekti dhe përgjegjësin e mirëmbajtjes. Pasditen e 10 shtatorit, ai ra nga kati i 5-të, pasi në momentin kur po qëndronte i mbështetur në hekurat e ballkonit në hotel, ato janë këputur. Trupi i të riut u gjet në dysheme së bashku më zgarën mbrojtëse të ballkonit. 28-vjeçari u dërgua më urgjencë në spital, por nuk ka mundur që t’u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë. Tashmë në lidhje me këtë ngjarje të rëndë po…
Aleanca për Shqiptarët ka dorëzuar ne Komisionin komunal zgjedhorë listën e kandidatëve për këshilltarë në Tetovë, përcjell in7 Kandidat i koalicionit Aleanca për Shqiptaret – Alternativa për kryetarë komune është Vullnet Murseli ndërsa bartës liste është propozuar kryetari i degës së Aleancës për Shqiptarët Dega -Tetovë, Muzafer Etemi. Ndryshe, Muzafer Etemi me profesion është aktor dhe albanolog për më shumë se një dekadë është i punësuar në I.N.Teatri i Tetovës ku dhe është aktiv në shumë shfaqe teatre.
Komisioni Komunal Zgjedhor (KKZ) në Tetovë deri në afatin e fundit për paraqitjen e kandidaturave për zgjedhjet lokale të 17 tetorit deri në ora 24:00 të datës 11 shtator, ka pranuar shtatë kandidatura për kryetar komune dhe 10 për lista të këshilltarëve “Kandidatët për kryetar komune janë paraqitur nga partitë Lëvizja Besa, PDSH, LSDM, BDI, Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, Lëvizja për Shtetin dhe Drejtësinë dhe Integra”, njoftojnë nga KKZ Tetovë. Listat e kandidatëve për anëtarë të Këshillit u paraqitën nga dhjetë kandidatë, nëntë prej të cilëve janë nga partitë politike dhe një grup zgjedhësish. Ndër partitë janë Partia Demokratike…
Ministria e Brendshme dje vazhdoi me kontrollet e intensifikuara në fushën e komunikacionit. Në territorin e qytetit të Shkupit, u shqiptuan gjithsej 224 masa, përfshirë 133 gjoba për tejkalim të shpejtësisë, 13 për vozitje pa patentë shoferi, 12 për vozitje nën ndikimin e alkoolit. Janë vendosur shtatë masa për përdorimin e telefonit celular, pesë vepra penale të kryera nga drejtuesit e motoçikletave, 41 për parkim të paligjshëm.

