Kthimi i nxënësve të shkollave të mesme në Gostivar varet nga përgjigja e Komisionit për Sëmundje ngjitëse. Mësimi me prani fizike u anulua për dy javë për shkak të gjendjes së rënduar epidemiologjike në Komunën e Gostivarit. Nga vetëqeverisja lokale shprehen optimistë se së shpejti do të ketë mësim me prezencë fizike për shkak se numrat janë në rënie. Në Sektorin për Arsim në Komunën e Gostivarit vlerësojnë se gjendja pas valës së fundit të pandemisë është përmirësuar dhe kanë dërguar kërkesë në MASH dhe KSI për udhëzime rreth organizimit të mësimit. “Presim informacione nga MASH dhe KSI nëse të…
Author: Hamdi Kumanova
Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 183 raste të reja nga 2 035 testime të realizuara. Ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik, njofton se janë shëruar 531 pacientë, ndërsa betejën me virusin Covid-19 e kanë humbur 18 persona. Raste aktive në vend janë 13.002.
Zëvendësndihmës Sekretari për Çështje të Evropës dhe Euroazisë në Departamentin amerikan të Shtetit, njëherësh i dërguar i Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tha se SHBA-ja vazhdon ta ketë si politikë kryesore ndaj Ballkanit Perëndimor mbështetjen e këtyre vendeve për integrim në Bashkimin Evropian. Në deklarimet e para që kur u emërua në këtë pozitë, Escobar tha se qasja e administratës amerikane ndaj rajonit nuk ka ndryshuar dhe kjo është integrimi evropian i këtyre vendeve. “Administrata e re do te fokusohet shumë në mesazhin që rajoni duhet të jetë pjesë e BE-së, të bëjë reformat e nevojshme për…
Këshilli për Siguri në mbledhjen e 13-të diskutoi për personat nga Afganistani që janë pranuar në territorin e Maqedonisë së Veriut dhe Sistemin për menaxhimin me kriza. “Ministrat kompetent dhe përfaqësuesit e institucioneve informuan për aktivitetet e deritashme të personave të pranuar nga Afganistani për të cilët janë bërë kontrollet e domosdoshme të sigurisë”, thuhet në njoftimin e Kabinetit të presidentit Pendarovski. Sa i përket pikës së dytë, Këshilli për Siguri i propozoi Qeverisë që të formohet grup pune që do ta shqyrtojë gjendjen me sistemin me menaxhimin me kriza. “Duke marrë parasysh gjendjet me zjarret, grupi i punës do…
Më shumë se 50 studentë nga të gjitha 13 njësitë akademike të Universitetit tonë, semestrin dimëror 2021/22 do ta ndjekin në universitete të ndryshme të Evropës në kuadër të programit Erasmus+. Me këtë rast prorektori për bashkëpunim ndërkombëtar, Prof. Dr. Shefik Shehu, priti në një takim përcjellës studentët e përzgjedhur. Prorektori, Prof. Dr. Shefik Shehu, e përgëzoi grupin e studentëve të përzgjedhur, për punën dhe përkushtimin e tyre që kanë treguar ndaj studimeve dhe se falë rezultateve të shënuara ata sot janë pjesë e këtij suksesi e njëherit janë ambasadorët më të rinj të Universitetit tonë. Koordinatorja e programit Erasmus…
Sektori i Punëve të Brendshme Tetovë janë deklaruar për rastin e Ibin Emshiu, që kishte humbur babain dhe vëllain e tij në zjarrin tragjik që shkrumboi Spitalin Modular në Tetovë mbrëmjen e 8 shtatorit. Ibini në media ka deklaruar se është kërcënuar pas deklaratës që e ka dhënë ku tregon për mungesën e personelit mjekësor në Spitalin Modular dhe për kushtet e vështira që kanë qenë aty. Nga SPB Tetovë thonë se sot kanë biseduar me Emshiun dhe se ai u ka thënë se nuk është kërcënuar drejtpërdrejtë, por me komente në rrjete sociale dhe se ka parë një letër…
Në zgjedhjet e 17 tetorit do të garojnë j 297 kandidatë për të udhëhequr me 80 komuna dhe me qytetin e Shkupit. Për të udhëheqyr qytetin e Shkupit ka 12 kanidatë, ndërsa beteja më e madhe është mes kandidatit të LSDM-së, Petre Shilegov dhe kandidates së pavarur, Danela Arsovska që mbështetet nga VMRO. QYTETI I SHKUPIT Petre Shilegov LSDM Danela Arsovska E pavarur Pesë kandidatë garojnë për të udhëhequr me Çairin. Visar Ganiu I BDI-së do të përballet me Bekim Salin e Alternativës. Në garë është edhe Kastriot Rexhepi I Besës. ÇAIR Bekim Sali ALTERNATIVA Visar Ganiu BDI Kastriot Rexhepi …
Drejtoria për Zbatimin e Sanksioneve njoftoi se i dënuari Zoran Milevski është dërguar në Burgun e Strugës që është burg i llojit gjysmë të hapur. “Kjo do të thotë se ai nuk do të mund t’i përdor lehtësimet që i kanë të dënuarit në repartet e hapura. Arsyeja për këtë vendim është procedura e re penale që është kundër Milevskit”, thonë nga Drejtoria për Zbatimin e Sanksioneve. Ata shtojnë se me këtë vendim, Milevski do të vazhdojë ta vuajë dënimin dhe do të jetë i qasshëm për organet hetimore. Ndryshe, Milevski duke qenë në burg bëri aksident afër Mavrovës, ndërsa…
Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka reaguar në lidhje me “Non-paperin” e ri për kontestin me Bullgarinë, i cili u publikua sot nga disa mediume Për Qeverinë e Maqedonisë së Veriut zyrtar është propozimi i prezantuar gjatë periudhës së kryesimit të Portugalisë me BE-në. “Konsiderojmë se ai propozim mundëson zgjidhje të pranueshme për të gjitha palët. Republika e Maqedonisë së Veriut mbetet e përkushtuar në proces, me qëllim tejkalimin e dallimeve me Republikën e Bullgarisë, me çka edhe do të mënjanohen pengesat për fillimin e negociatave aderuese me BE-në. Kjo është në interes të qytetarëve në të dyja vendet e…
Deri dje janë regjistruar rreth 419 485 persona, 129 614 amvisëri dhe 173 439 banesa. Pavarësisht sulmeve të vazhdueshme kibernetike, nga Enti i Statistikave thonë se procesi i regjistrimit po vazhdon dhe thonë me siguri se i gjithë procesi do të përfundojë në afatin e parashikuar, 30 shtator. Drejtori i Entit të Statistikave, Apostoll Simovski, tha se qytetarët po tregohen shumë bashkëpunues. Ueb faqja ka qenë herë pas here pre e sulmeve të hakerëve, mirëpo kjo ka ndikuar vetëm në ndërprerjen e herëpashershme të punës dhe nuk rrezikon të dhënat. Këtë herë kemi edhe më shumë kohë në dispozicion për…
Politikat e Ministrisë së Ekonomisë në fushën e energjetikës janë të fokusuara në tranzicionin energjetik, efikasitetin energjetik dhe mbrojtjen e mjedisit. Qeveria e Maqedonisë së Veriut në fund të vitit 2019 miratoi Strategjinë për Zhvillimin e Energjisë deri në vitin 2040 e cila parashikon një reduktim të konsumit të energjisë me 27%, por njëkohësisht rritjen e PBB -së dhe rritjen e përfshirjes së burimeve të rinovueshme të energjisë nga 18 në 45 % në vitin 2040. Këtë e theksoi Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi i cili sot mori pjesë në “Forumin e Energjisë të Maqedonisë MEF 2021-Hartimi i së ardhmes…
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) pranoi edhe serverin i cili do të mbajë të dhënat e votuesve për votim biometrik në zgjedhje si dhe dhjetë stacione për mbushjen e terminaleve. KSHZ-ja do të testojë serverin dhe do të fillojë trajnimin e trupave zgjedhor për përdorimin e pajisjeve. Për trajnim do të përdoren 200 pajisjet e para të cilat tashmë janë në KSHZ. Gjatë ditëve të ardhshme, pritet edhe dërgesa e dytë me 950 terminale të tjera. Gjithsej do të jenë 4000 mijë aparate për votim biometrik në të gjithë vendin. Lista zgjedhore do të mbyllet më 24 shtator. “Nëse serveri…

