Në zgjedhjet e 17 tetorit do të garojnë j 297 kandidatë për të udhëhequr me 80 komuna dhe me qytetin e Shkupit.
Për të udhëheqyr qytetin e Shkupit ka 12 kanidatë, ndërsa beteja më e madhe është mes kandidatit të LSDM-së, Petre Shilegov dhe kandidates së pavarur, Danela Arsovska që mbështetet nga VMRO.
QYTETI I SHKUPIT
Petre Shilegov LSDM
Danela Arsovska E pavarur
Pesë kandidatë garojnë për të udhëhequr me Çairin. Visar Ganiu I BDI-së do të përballet me Bekim Salin e Alternativës. Në garë është edhe Kastriot Rexhepi I Besës.
ÇAIR
Bekim Sali ALTERNATIVA
Visar Ganiu BDI
Kastriot Rexhepi Besa
Nga gjashtë kandidatë garojnë për komunat Karposh, Kisella Vodë, Shuto Orizarë dhe Gjorçe Petrov. Për Aerodromin garojnë pesë kandidatë. Për Sarajin katër kandidatë.
Në Tetovë do të përballen Teuta Arifi e BDI-së, Vullnet Murseli I Aleancës për Shqiptarët dhe Bilall Kasami i Besës.
TETOVË
Vullnet Murseli ASH
Teuta Arifi BDI
Bilall Kasami Besa
Në Gostivar do të përballen, Arben Taravari I Alenacës për Shqiptarët, Nevzat Bejta I BDI-së dhe Fadil Zendeli I Besës.
GOSTIVARË
Arben Taravari ASH
Nevzat Bejta BDI
Fadil Zendeli Besa
Në Strugë do të përballen Ramiz Merko I BDI-së dhe Idri Istrefi I Alenacës për Shqiptarët.
STRUGË
Idri Istrefi ASH
Ramiz Merko BDI
KSHZ informoi se për zgjedhjet lokale janë parashtruar 546 lista për këshilltarë në të gjitha komunat e vendit dhe në Qytetin e Shkupit.
Për Qytetin e Shkupit janë parashtruar 15 lista për këshilltarë, për komunën Aerodrom nëntë, Butel 13, Gazi Babë nëntë, Gjorçe Petrov tetë, Karposh 10, Kisella Vodë nëntë, Saraj gjashtë, Studeniçan 10, Qendër nëntë, Çair nëntë, Shuto Orizarë nëntë lista për këshilltarë.
Deri më 24 shtator, KSHZ duhet ta mbyll listën zgjedhore, ndërsa më së voni deri 1 tetor ta nënshkruajë. Fushata për zgjedhjet lokale zyrtarisht fillon më 27 shtator dhe do të përfundojë më 15 tetor.




