Author: Hamdi Kumanova

Nesër në Shkup do të mbahet mbledhje e përbashkët mes Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kosovës. Në këtë mbledhje pritet harmonizimi i disa Marrëveshjeve/Memorandumeve, njoftoi Muhamet Hoxha, zëdhënës i Qeverisë, shkruan Alsat. “Mbajtja e seancës së përbashkët me Republikën e Kosovës konfirmon vazhdimësinë e raporteve të mira ndërfqinjësore, duke pasur parasysh se mbledhje të tilla janë mbajtur edhe me vendet e tjera fqinje. Përfitimet nga këto takime janë thellimi i bashkëpunimit ekonomik dhe shkëmbimit tregtar, komunikimi më i mirë i qytetarëve dhe bizneseve nga të dyja palë, projekte me interes të ndërsjellë, bashkëpunim më i…

Lexo më Shumë

Bashkimi Evropian do të sigurojë 140.000 euro mjete humanitare për t’u ndihmuar familjeve më të goditura dhe atyre të cilët ishin në radhët e para në luftën me zjarret të cilat shpërthyen në Maqedoninë e Veriut kah fundi i korrikut. Këto mjete nga BE-ja janë mbështetur edhe nga Kryqi i Kuq nacional, i cili do të ndihmojë në dërgesën e ndihmës së nevojshme, duke përfshirë ushqim dhe prodhime tjera bazë. Shfrytëzuesit e kësaj ndihme humanitare do të jenë 12.600 persona të goditur. Një pjesë e mjeteve humanitare janë ushqim dhe pako higjienike, pako për foshnje, sete për ndihmën e parë,…

Lexo më Shumë

Kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari mbrëmë në ditarin e TV Sitel, ka thënë se në shumë spitale të vendit nuk ka kushte minimale për shërimin e pacientëve. Ai thotë se për momentin opinioni është defokusuar. “Ne nuk po flasim për zjarrin, por për aktin moral të dorëheqjeve. Ajo është punë e kryer. Duhet të vendosen në rend dite në seancë dhe të vendosen njerëz të rinj në ministrinë dhe në spitalin në Tetovë”, ka deklaruar Taravari. Taravari më tej ka kërkuar që ekspertët gjerman që duhet të vijnë në shtetin dhe të jenë pjesë e hetimit për zjarrin,…

Lexo më Shumë

Kandidati për kryetar të komunës së Çairit, nga radhët e opozitës shqiptare, Bekim Sali i është drejtuar banorëve të Çairit. Bekim Sali, thotë se është këtu për të dhënë zgjidhje për problemet e banorëve të Çairit. “Të dashur qytetarë të Çairit, Unë jam Bekim Sali – i lindur dhe i rritur në Çair. Jam bashkëshort dhe prind i tri vajzave. Me profesion jam dentist dhe pronar i dy bizneseve private. Kam vendosur vullnetarisht që katër vjetët e ardhme të jetës sime t’ia dedikoj Çairit, të ofroj zgjidhje për problemet e shumta, duke qenë i bindur se e di saktë se…

Lexo më Shumë

Më 15.09.2021 në orën 05:50, nëpunës policor nga NJPB Aerodrom dhe Draçevë – Seksioni i Kërkimit, bazuar në urdhrin e gjykatës, arrestuan personin B.O. (25) nga fshati Paligrad, komuna e Zelenikovës, për vuajtje të dënimit me burg prej një viti e gjashtë muaj për veprën penale “vjedhje e rëndë” sipas nenit 236 paragrafi 1 në lidhje me nenin 22 të Kodit Penal. Personi i është dorëzuar Stacionit Policor të Draçevës për procedura të mëtejshme.

Lexo më Shumë

“Vetëm përmes menaxhimit përgjegjës me kapacitetet energjetike, mund të amortizohen gjendjet e tregut”. Këtë e tha kryetari i Komisionit Rregullator për Energjetikë Marko Bislimovski, i cili ka mbajtur mbledhje me Bordin e 49-të të rregullatorëve të Bashkësisë Energjetike që u mbajt në Athinë, Greqi. “Kur është në pyetje sektori energjetik, kriza shëndetësore tregoi se kompanitë shërbimet e të cilave janë kahëzuar drejt amvisërive ndërtuan komunikim përgjegjës shoqëror praktik me konsumatorët e tyre dhe të përbashkëta me ne, rregullatorët, i tejkaluam muajt e krizës kur pandemia kishte pik. Për dallim prej tyre, një pjesë e furnizuesve të cilët shërbimet e tyre…

Lexo më Shumë

Presidentja e KE-së, Ursula Von der Leyen gjatë prezantimit vjetor të gjendjes së BE-së në Parlamentin Evropian ka deklaruar se do të vizitojë Ballkanin. ABC raporton se Von der Leyen do të udhëtojë në rajon para fundit të muajit. “Para fundit të muajit, do udhëtoj në Ballkan për të përçuar angazhimin tonë për anëtarësimin në BE. Ne ia kemi detyrim këtë të rinjve, që besojnë në të ardhmen europiane,” ka thënë Von der Leyen. Ajo ka shtuar se do të rrisin investimet në Ballkanin Perëndimor.“Ne po rrisim investimet në Ballkanin Perëndimor me rreth një të treten e prodhimit të brendshëm…

Lexo më Shumë

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me kovid në vend nga fillimi i epidemisë arrin 184.277, numri i pacientëve të shëruar është 165.077, i viktimave 6.307, ndërsa numri i rasteve aktive arrin 12.893. Për shkak të gjendjes me epideminë, Qeveria vendosi në vend se deri në 14 shtator në shkollat e mesme në Tetovë dhe Gostivar mësimi të zhvillohet onlajn deri më 20 shtator. Qeveria në seancën e djeshme të 106-të, pra ka miratuar vendimin që mësimi në shkollat e mesme në Tetovë dhe Gostivar të vazhdojë të realizohet onlajn deri më 20 shtator në vend se deri më…

Lexo më Shumë

Sot në moshën 66-vjeçare, u nda nga jeta prof. dr. Naim Halimi, nga fshati Shtrazë i Kumanovës, doktor i shkencave historike, këshilltar shkencor në Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup. Naim Halimi dha një kontribut të çmuar në edukimin e gjeneratave të tëra në frymën kombëtare. Pas mbarimit të Fakultetit Filozofik – dega e Historisë në Universitetin e Prishtinës, punën në arsim e filloi si profesor i historisë në Gjimnazin e Kumanovës (1982-1983). Një kohë të gjatë punoi në Shkollën fillore “Vëllazërimi” (më vonë “Naim Frashëri”) në Kumanovë (1984-1997). Pas mbarimit të studimeve të doktoratës në…

Lexo më Shumë

“Asgjë nuk po ndodh në lidhje me marrëdhëniet midis vendit dhe Bullgarisë”, tha zv. kryeministri për Çështjet Evropiane Nikolla Dimitrov për “TV Slobodna”, ku iu referua temave aktuale të lidhura me Ballkanin. Gjegjësisht, Dimitrov tha gjatë vizitës se asgjë e re nuk po ndodh në fushën e marrëdhënieve me Bullgarinë fqinje, sepse Bullgaria po përballet me zgjedhjet e treta të parakohshme parlamentare që do të mbahen së bashku me ato presidenciale. Prandaj, për të non-paper që u shfaq në publik është plotësisht e pakuptimtë. “Unë gjithashtu kam parë shumë non-paper dhe shumë dokumente zyrtare. Së pari, mund të them se…

Lexo më Shumë

Rreth orës 4:50 të mëngjesit është djegur një banesë në Tetovë për shkak të problemeve me rrymën elektrike. Ndërtesa gjendet mbrapa selisë së PDSH-së, ose siç njihet ndryshe edhe Çeshel 3. Policia dhe zjarrëfikësit kanë arritur në kohë dhe është lokalizuar zj*arri. Sipas burimeve të nuk ka të lënduar. Lojtës Videosh 00:00 00:24

Lexo më Shumë

Enti Shtetërorë për Statistika njofton se përfshi ditën e djeshme janë regjistruar gjithsej 618.120 qytetarë, 191.839 amvisëri dhe 257.099 banesa, transmeton Alsat. Ndërkaq nga diaspora deri më tani, përmes aplikacionit online janë regjistruar 192.827 persona. Regjistrimi i Popullsisë dhe Amvisërive në Republikën e Maqedonisë së Veriut ka nisur me pesë shtator ndërsa do të realizohet deri më 30 shtator. Deri me 30 shtator do të mund të regjistrohet online edhe diaspora, ndërkaq qytetarët nga diaspora që jetojnë jashtë vendit, e që nuk kanë mundësi të regjistrohen përmes aplikacionit online, do të mund të regjistrohen edhe nga familjarët ose të afërmit…

Lexo më Shumë