Bekim Sali: Jam këtu që ëndrrën time për Çairin e Ri ta shëndrroj në Çair të ëndrrave tona!

Bekim Sali: Jam këtu që ëndrrën time për Çairin e Ri ta shëndrroj në Çair të ëndrrave tona!

Kandidati për kryetar të komunës së Çairit, nga radhët e opozitës shqiptare, Bekim Sali i është drejtuar banorëve të Çairit.

Bekim Sali, thotë se është këtu për të dhënë zgjidhje për problemet e banorëve të Çairit.

“Të dashur qytetarë të Çairit,

Unë jam Bekim Sali – i lindur dhe i rritur në Çair. Jam bashkëshort dhe prind i tri vajzave. Me profesion jam dentist dhe pronar i dy bizneseve private.

Kam vendosur vullnetarisht që katër vjetët e ardhme të jetës sime t’ia dedikoj Çairit, të ofroj zgjidhje për problemet e shumta, duke qenë i bindur se e di saktë se si mund të bëhet edhe komuna jonë një lagje e urbanizuar e Qytetit.  Jam këtu që ëndrrën time për Çairin e Ri ta shëndrroj në Çair të ëndrrave tona!

Koha e fjalëve të mëdha ka përfunduar. Po vjen koha e punëve të mëdha.

Na priftë e mbara!

Bekim Sali

Kandidat për kryetar të Komunës së Çairit”, shkruan Bekim Saliu.