Author: Hamdi Kumanova

Duke folur për anëtarësimin tonë në NATO, Ambasadorja britanike Rachel Galloway theksoi se një këshilltar me kohë të plotë që punon në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Ushtrisë u soll në vend për të parë se çfarë mund të bëhet më shumë për gatishmërinë e NATO-s në të gjitha fushat, dhe njoftoi se një projekt do të jetë nisur në të cilën Ministria do të punojë në reformën e burimeve njerëzore dhe administratës. Ambasadorja në një intervistë për AIM, duke folur për integrimin evropian, tha se gjëja më e rëndësishme që Maqedonia e Veriut duhet të bëjë tani është të vazhdojë…

Lexo më Shumë

Nxënësit e shkollave të mesme në Komunën e Tetovës dhe Gostivarit, nesër duhet të kthehen në bankat e shkollës, thuajse dy vjet pas zhvillimit të procesit arsimor në formë onlajn. “Qeveria vendosi që mësimi në shkollat e mesme në Tetovë dhe Gostivar të ndiqet online deri më 20 shtator”, kishin vendosur në seancën e 106-të të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut. Ndryshe, mësimi onlajn kishte filluar në të gjitha qytetet me prani fizike, përveç në Strugë, Kërçovë, Gostivar dhe Tetovë. Më 14 shtator Qeveria vendosi që mësimi të vazhdojë akoma onlajn vetëm për nxënësit e Tetovës dhe Gostivarit. Ky vendim…

Lexo më Shumë

Nafie Selmani ka kritikuar qasjen e kryetarit të Komunës së Çairit, të cilin e ka quajtur kryetar në ikje, në lidhje me vetlavdërimin e tij në lidhje me investimet private në komunën e Çairit, duke u munduar për t`i paraqitur ato si investime të komunës, transmeton Almakos. Ky është reagimi i plotë i Nafie Selmani: Vetëm disa ditë para fillimit të fushatës zgjedhore, dhe një muaj para ditës së mbajtjes të zgjedhjeve vendore, qytetarët tanë janë dëshmitarë të pjesëmarrjes të figurave kryesore të BDI-së në ngjarje të investimeve nga individë privat, dhe vetëlavdërimit për investime nga donacione e donatorë të…

Lexo më Shumë

Gjatë ditës së djeshme (17.09.2021) Ministria e Punëve të Brendshme realizoi kontrollim të përforcuar aksional në territorin e Republikë së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e shoferëve të cilët qarkullojnë me shpejtësi më të madhe nga shpejtësia e lejuar. Gjatë këtij kontrolli janë sanksionuar 228 shoferë, prej tyre 15 shoferë me shpejtësi më të madhe mbi 50 km në orë nga shpejtësia e lejuar, kurse dy shoferë me shpejtësi mbi 70 km në orë nga e lejuara. Gjatë kësaj, 85 shoferë e kanë tejkaluar shpejtësinë e lejuar të qarkullimit në vende të banimit, kurse 143 në vende të banimit. Kontrollimet…

Lexo më Shumë

Më datën 17.09.2021 në ora 19:30 minuta në f. Lubin- Shkup, nëpunës policorë të NJPB Karposh, NJPB Gjorçe Petrov dhe të Njësisë së Policisë Intervenuese pranë SPB Shkup e kanë privuar nga liria E.A. (39) nga f. Lubin. Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij, e kryer me urdhër gjyqësor, janë gjetur dhe sekuestruar “bitmain” dhe kartela grafite, të cilat rrjedhin nga vepra penale “vjedhje e rëndë” e kryer më datën 14.03.2021 në rr. “Petar Draganov”, kurse janë shfrytëzuar për gërmimin e bitkoinëve. Gjatë bastisjes poashtu, është vërtetuar se E.A. ka kryer edhe vjedhe të energjisë elektrike. E.A. është arrestuar në…

Lexo më Shumë

Më datën 14.09.2021 nga ana e nëpunësve policorë të Njësisë së Punëve të Brendshme Aerodrom dhe Draçevë, gjatë tentimit për vjedhje të rëndë në kishën “Shën Pjetri dhe Pavle” në rr.”Lisiçë e Epërme” është kapur në flagrancë dhe është privuar nga liria GJ.P. (25) nga Shkupi. Ai është arrestuar në stacion policor dhe me të është realizuar bisedë zyrtare, gjatë së cilës i ka sqaruar veprat e kryera në hapësirat ndihmëse të kishës. Në të vërtetë, të njëjtën ditë, ai ka marr të holla dhe ka shkaktuar zjarr në kishëzën “Ringjallja e Krishtit” dhe ka shkaktuar zjarr i cili për…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme i informon qytetarët se në rajonin e Shkupit më datën 19.09.2021 (e diel), në periudhën kohore nga ora 18:00 deri më ora 23:00, për shkak të mbajtjes së manifestimit “Velo Fiesta” në organizim të Qytetit të Shkupit, në një pjesë të rr. ”Dimitrie Çupovski”, në pjesën nga udhëkryqi me rr. “Dame Gruev” deri te udhëkryqi me rr. “11-të Tetori” në Shkup, Njësia për Siguri në Komunikacionin Rrugor do të ndërmerr masa për regjim të posaçëm të trafikut në rrugët e lartëpëmendura, kurse trafiku do të realiozohet nëpër rrugët e afërta. Ministria e Punëve të Brendshme…

Lexo më Shumë

Kërkesa e mullisëve për shtrenjtimin e çmimit të bukës dhe brumërave është joreale, reagojnë nga Asociacioni i bujqëve. Sipas tyre, mullisët tashmë e kanë blerë grurin me çmim 10,5 denarë për një kilogram dhe kanë sasi të mjaftueshme të grurit deri në fund të vitit. Prandaj janë të pabaza paralajmërimet për shtrenjtimin e bukës, thonë nga Asociacioni. Mullisët paralajmëruan rritjen e çmimit të bukës dhe brumërave për shkak të rritjes së çmimit të energjisë elektrike në bursat botërore por edhe për shkak të zvogëlimit të prodhimtarisë.

Lexo më Shumë

Ka arritur në pesë numri i personave të arrestuar nga protesta e djeshme në Tetovë. Nga Sektori i Punëve të Brendshme në Tetovë konfirmuan se dy persona u ndaluan nga policia gjatë ditës së djeshme, një mbrëmë dhe dy të tjerët sot paradite. SPB Tetovë “Personat janë mbajtur në stacionin policorë në Tetovë. Tre persona janë nga Tetova, një nga Kërçova dhe një nga fshati Veshallë i Tetovës. Të njejtit do të dërgohen gjatë ditës para prokurorit publik për procedurë hetimore paraprake”. Gjatë ditës së djeshme në qytetin e Tetovës u mbajt protestë në të cilën kërkoheshte përgjegjësi për tragjedinë…

Lexo më Shumë

Tetova, Kërçova dhe Negotina janë qytetet ku është rritur më shumë numri i qytetarëve të vaksinuar muajin e kaluar pas aplikimit të masave kufizuese. Edhe pse banorët e Tetovës dhe Kërçovës ishin në listën e qytetarëve më pak të vaksinuar në krahasim me qytetet e tjera vetëm një muaj më parë, tani ata kanë një rritje prej gati 20 përqind të atyre të vaksinuar me dozën e parë. Pasi filluan të vlejnë masat me të cilat kërkohet certifikatë për hyrje në vende të caktuara në mbarë shtetin është rritur numri i vaksinimit për 14 përqind. Tani më pak të vaksinuar…

Lexo më Shumë

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovska nuk heq dorë nga qëndrimi I saj se shkollat duhet të punojnë sipas konceptit të ri mësimor, posaçërisht për klasën e parë dhe të katërt. Në emisionin 360 gradë në Alsat, Carovska sërish tha se shkollat me kohë janë furnizuar me numrin e librave të kërkuar dhe mjeteve digjitale për mësim, me përjashtim të rasteve të caktuara. “MASH-i për herë të parë këtë vit më 1 shtator i ka shpërndarë të gjithë librat e kërkuar mes çka edhe libra krejtësisht të ri për klasën e parë dhe për të katërtën libra digjital. Të…

Lexo më Shumë

Në arsimin e mesëm të gjimnazit dhe atë të arsimit profesional është përpiluar projekt-koncept i ri për maturën shtetërore të nxënësve i cili është zhvilluar nga grupi profesional i punës nga Qendra e Provimeve Shtetërore në periudhën e fundit, projekt i cili tani është në pritje për tu nënshkruar nga Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovska. Pra këto ndryshime thelbësore të provimeve të maturës parashikohen të jetë në funksion nga viti i ardhshëm shkollor, i cili do të parasheh që nxënësit të cilët janë në vitin e fundit shkollor të kenë mundësinë që t’i nënshtrohen provimeve të maturës nga…

Lexo më Shumë