Më datën 17.09.2021 në ora 19:30 minuta në f. Lubin- Shkup, nëpunës policorë të NJPB Karposh, NJPB Gjorçe Petrov dhe të Njësisë së Policisë Intervenuese pranë SPB Shkup e kanë privuar nga liria E.A. (39) nga f. Lubin.
Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij, e kryer me urdhër gjyqësor, janë gjetur dhe sekuestruar “bitmain” dhe kartela grafite, të cilat rrjedhin nga vepra penale “vjedhje e rëndë” e kryer më datën 14.03.2021 në rr. “Petar Draganov”, kurse janë shfrytëzuar për gërmimin e bitkoinëve. Gjatë bastisjes poashtu, është vërtetuar se E.A. ka kryer edhe vjedhe të energjisë elektrike.
E.A. është arrestuar në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të parashtrohen kallëzime penale sipas nenit 236 për “vjedhje të rëndë” dhe sipas nenit 235 “vjedhje të energjisë elektrike” të Kodit Penal.