Më datën 14.09.2021 nga ana e nëpunësve policorë të Njësisë së Punëve të Brendshme Aerodrom dhe Draçevë, gjatë tentimit për vjedhje të rëndë në kishën “Shën Pjetri dhe Pavle” në rr.”Lisiçë e Epërme” është kapur në flagrancë dhe është privuar nga liria GJ.P. (25) nga Shkupi. Ai është arrestuar në stacion policor dhe me të është realizuar bisedë zyrtare, gjatë së cilës i ka sqaruar veprat e kryera në hapësirat ndihmëse të kishës. Në të vërtetë, të njëjtën ditë, ai ka marr të holla dhe ka shkaktuar zjarr në kishëzën “Ringjallja e Krishtit” dhe ka shkaktuar zjarr i cili për një kohë të shkurtër është shuar.
Në koordinim me Prokuror Publik, kundër tij do të parashtrohet kallëzim penal sipas nenit 236, 288 dhe nenit 236 në lidhje me nenin 19 të Kodit Penal.