Gjatë ditës së djeshme (17.09.2021) Ministria e Punëve të Brendshme realizoi kontrollim të përforcuar aksional në territorin e Republikë së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e shoferëve të cilët qarkullojnë me shpejtësi më të madhe nga shpejtësia e lejuar. Gjatë këtij kontrolli janë sanksionuar 228 shoferë, prej tyre 15 shoferë me shpejtësi më të madhe mbi 50 km në orë nga shpejtësia e lejuar, kurse dy shoferë me shpejtësi mbi 70 km në orë nga e lejuara. Gjatë kësaj, 85 shoferë e kanë tejkaluar shpejtësinë e lejuar të qarkullimit në vende të banimit, kurse 143 në vende të banimit.
Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.
Apelojmë deri te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve në trafik me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.