Author: Hamdi Kumanova

Deri në orën 15, janë regjistruar 1.000.034 persona. Enti shtetëror për statistikë njofton se regjistrimi zhbillohet sipas rendit dhe intensitetit të planifikuar. Qytetarët të cilët kanë dilema dhe paqartësi në lidhje me procesin e regjistrimit mund të paraqiten në Byronë për Regjistrim dhe në numrat e telefonit në ueb-faqen popis.stat.gov.mk. Suksesi i këtij operacioni statistikor varet nga të gjithë ne dhe është për të gjithë ne! #Regjistrimi2021!

Lexo më Shumë

Gjatë ditës së djeshme (18.09.2021) Ministria e Punëve të Brendshme realizoi kontrollim të përforcuar aksional në territorin e Republikë së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e shoferëve të cilët qarkullojnë me shpejtësi më të madhe nga shpejtësia e lejuar. Gjatë këtij kontrolli janë sanksionuar 310 shoferë, prej tyre 29 shoferë me shpejtësi më të madhe mbi 50 km në orë nga shpejtësia e lejuar, kurse tre shoferë me shpejtësi mbi 70 km në orë nga e lejuara. Gjatë kësaj, 111 shoferë e kanë tejkaluar shpejtësinë e lejuar të qarkullimit në vende të banimit, kurse 199 në vende të banimit. Kontrollimet…

Lexo më Shumë

Faton Ahmeti, drejtori Fondit të Sigurimit Shëndetësor nga radhët e BDI-së përmes një postimi ka ngritur lartë fugurën e kryetares së Tetovës Teuta Arifi. Kjo e fundit ditën e djeshme ishte cak i fyerjeve nga disa protestues në Tetovë për rastin tragjik të spitalit modularë. Teuta është e para, nuk e tundojnë shpifjet dhe fyerjet banditeske!- thotë Ahmeti. Ja postimi i plotë: Teutën e Ilirisë, Teutën e shqiptarisë, Teutën e Tetovës, nuk e tundojnë shpifjet dhe fyerjet banditeske! Teuta, e para, në përfaqësim të gruas shqiptare në Maqedoni! Teuta, e para, pranë vëllezërve dhe motrave në nevojë! Teuta, e para,…

Lexo më Shumë

Zijadin Sela është lideri shqiptarë më i ndjekur në rrjetet sociale, tregon analiza e mkddenes. Kryetari i Aleancës për Shqiptarët ka lënë prapa edhe presidentin e vendit, kryetarin e BDI-së, si dhe të gjithë funksionarët e tjerë. Konkretisht, në rrjetin social Facebook, Sela numëron 88.894 like, ndërsa ka mbi 98.000 ndjekës. Këto të dhëna e vendosin Selën të tretin në rangun e politikanëve në Maqedoni, madje para edhe presidentit të shtetit, Stevo Pendarovski, i cili ka 95 mijë ndjekës. Përpara Selës janë vetëm Zoran Zaevi dhe Nikolla Gruevski, ndërsa kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti është pas Selës dhe Oendarovskit me…

Lexo më Shumë

Regjistrimi i popullsisë në diasporë po zhvillohet me ritëm të ulët, sidomos nëse krahasohet me periudhën kur filloi ky proces. Në mars të këtij viti në ditë regjistroheshin mbi një mijë mërgimtarë. Aktualisht numri i mërgimtarëve të regjistruar në ditë, nuk kalon më shumë se 100 persona. Nga Enti i Statistikave, thonë se për momentin nuk janë regjistruar as gjysma e numrit të mërgimtarëve të cilët pritej se do të regjistrohen. “Regjistrimi i diasporës po vazhdon në kontinuitet mirë por jo me intensitetin e kënaqshëm. Do të thotë duke pasur parasysh se liferohet me numër mbi 450 mijë pjesëtar të…

Lexo më Shumë

“Organizatori i protestës në Tetovë është i vetmi nga pesë të paraburgosurit i cili ka njoftuar autoritetet e Burgut të Shutkës se ka filluar grevën e urisë në shenjë revolte ndaj vendimit të autoriteteve. Gjendja e tij shëndetësore, siç njoftojnë nga burgu, për momentin është e mirë. Të pesë të paraburgosurit janë vendosur në dhoma të veçanta për shkak të masës izolimit për mbrojtje nga virusi.” Pesë persona që ditën e djeshme janë në paraburgim 8-ditor. Besnik Asani, avokat i organizatorit të protestës Blerim Ahmeti, njoftoi se së shpejti do të dorëzojnë në Gjykatë ankesën për vendimin…

Lexo më Shumë

Salla Universale ka filluar të marrë fytyrën e saj të re, ndau Kryetari i Shkupit, Petre Shilegov në profilin e tij në Facebook. Sipas njoftimeve nga Qyteti i Shkupit, e gjithë ndërtesa duhet të marrë një ndërtim të ri për njëzet ditë, pas së cilës do të fillojë ndërtimi i pjesës së jashtme dhe kupolës, i cili duhet të jetë gati deri në fund të vitit. Pastaj pritet fillimi i fazës së dytë, pra rindërtimi i brendësisë. Njerëzit përgjegjës për projektin kohët e fundit deklaruan se projekti do të ruajë formën ekzistuese dhe do të bëhet një riorganizim i brendshëm…

Lexo më Shumë

Mbajtja në paraburgim e pesë protestuesve të revoltuar nga tragjedia në Tetovë flet shumë për sistemin tonë të drejtësisë të korruptuar deri në fyt! Derisa ky sistem nuk është në gjendje të mbajë prapa grilave kriminelët e vërtetë nuk mund të presim duarkryq që po ky sistem të sjell drejtësi për rastin në Tetovë! Tetovarëve u është djegur shpirti nga papërgjegjshmëria e shtetit dhe çdo revoltë e qytetarëve është më se e arsyeshme e sidomos kur ajo shprehet në mënyrë të garantuar edhe me ligj, me protesta! Ky sistem që lë të lirë Boban Iliqin, Zoran Mileskin-Kiçeec, Rashkovskin e Boki…

Lexo më Shumë

Sot u nda nga jeta veterani i njohur i arsimit në rrethinën e Kumanovës dhe Likovës, Nusret Shabani nga fshati Likovë. Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët: “Të nderuar miq e familjarë, bashkëfshatarë, arsimtarë e arsimdashës, dhe gjithë ata të cilat e kanë njohur, babain, vëllain, xhaxhain tonë, arsimtarin e veprimtarin Nusret Shabani. Fillimisht na lejoni që në emër të familjes të shprehim falënderime për praninë tuaj sot bashkë me ne në këto momente dhimbje e pikëllimi të thellë kur kumtojmë ndarjen nga jeta të prindit e familjarit tonë të dashur dhe të respektuar. Ndërsa, ne sot po ashtu…

Lexo më Shumë

Një vajzë e moshës 18-vjeçare e cila ka lindur foshnjës e saj në mars është viktima më e re e evidentuar në raportin e djeshëm të Ministrisë së Shëndetësisë. Siç shkruan Tellma, gruaja ka humbur jetën në Klinikën Infektive në Shkup. Në raporton e djeshëm, ministria e Shëndetësisë publikoi se ka 41 viktima nga kovidi, ndërsa tre viktimat më të re në moshë kanë qenë nga Shkupi. 36 pacientë kanë vdekur në kushte spitalore, ndërsa pesë në shtëpi.

Lexo më Shumë

Universiteti i Evropës Juglindore do të mundësojë dy ditë të kësaj jave vaksinimin e studentëve dhe stafit të tij në hapësirat e universitetit. “Në datat 21-22 shtator 2021, në Universitetin e Evropës Juglindore, do të hapet pikë vaksinimi kundër Covid 19. Pika e vaksinimit, do të jetë e vendosur në klasën 101, Fakulteti i Biznesit dhe Ekonomisë dhe do të jetë e hapur nga ora 9:00 – 16:00”, njoftojnë nga universiteti Në njoftim sqarohet që pika e vaksinimit, do të jetë në shërbim vetëm për studentët dhe stafin e UEJL-së./portalb

Lexo më Shumë

Venko Filipçe dhe Zoran Zaev, në vend që të japin dorëheqjen, ata defokusojnë dhe arrestojnë njerëzit që protestuan në mënyrë paqësore, tha zëdhënësi i OBRM-PDUKM-së Dimçe Arsovski. “Venko Filipçe dhe Zoran Zaev duhet të japin dorëheqjen menjëherë, në mënyrë që hetimi të vazhdojë pa probleme, në mënyrë që ata të mos ndikojnë. Në vend të kësaj, ata nuk duhet të arrestojnë qytetarët që protestojnë në mënyrë paqësore, dhe kështu të defokusohen nga dorëheqjet e tyre” tha Arsovski. Ai shtoi se OBRM-PDUKM mbështet qytetarët që protestojnë, sepse ata me të drejtë protestojnë kundër pakënaqësisë me hetimin aktual që po ndodh, gjegjësisht…

Lexo më Shumë