Në opinionin e tij për gazetën ditore “Sloboden Peçat” me titull “Konkursi për Shkupin”, Valon Salihu pyet pse VMRO-DPMNE-Aleanca dhe Alternativa fshihen pas një kandidati “TË PAVARUR”: “Arsyeja e parë është që të manipulohen banorët e Shkupit – ashtu siç i manipuloi Mickoski kur hyri në Këshillin e Qytetit të Shkupit në vitin 2017 (si bartës i listës), kështu që në vend që të angazhohej, ai dha dorëheqje… Tani opozita ka krijuar alibin e radhës për humbjen që i pret në Shkup. Nëse VMRO-DPMNE nuk ka një kandidat partiak për kryetar në terren, teorikisht as që mund të humbasë. Praktikisht, tani për Mickoskin do të qëllojë një tandem i përbërë prej dy makroekonomistëve të cilët pretendojnë se janë menaxherë të suksesshëm-golashënues (ashtu si Mickoski në vitin 2017) edhe pse deri më tani ata nuk kanë treguar ndonjë interes të veçantë për zgjidhjen e problemeve sa i përket fushës së gjelbër të Shkupit.” Sipas Salihut, arsyeja e dytë pse koalicioni më i madh i partisë opozitare tani fshihet pas një “kandidati të pavarur” është përpjekja për të manipuluar votat shqiptare por edhe opozitën shqiptare. Kam përshtypjen se tek shqiptarët ende janë të freskëta pamjet e protestave shoviniste ku brohoritej kundër “dygjuhësisë”, kundër “Platformës së Tiranës”, kundër “federalizimit dhe kantonizimit” – protesta nga të cilat VMRO -DPMNE ende nuk është distancuar dhe as nuk i njeh ato si të sajat. Kjo është arsyeja pse kandidatja e VMRO-DPMNE-së që u shpall fillimisht, në mënyrë të paqartë u transformua në “e pavarur”, në mënyrë që ajo të mund të përkrahet më pa dhimbje nga partitë opozitare shqiptare.”
Data 15.11.2026
Aktuale
- Ali Ahmeti në Saraj, Ramadan Emini zgjidhet kryetar i Forumit Rinor të BDI-së
- Tragjedi në Itali: Humb jetën 47-vjeçari Vehap Deari nga Dëbërca e Tetovës, ra në det gjatë punës në platformën detare
- OSBE vlerëson përparimin e reformave në drejtësi të ministrit Shasivari (DOKUMENT)
- LSDM: Alta Banka nuk ishte e pranishme në Maqedoni gjatë qeverisjes sonë, Mickoski po përpiqet ta fshehë skandalin!
- SpaceX në sfidën e Starship: A do të arrijë të kapë raketën gjigante?
- Zjarr në një barakë në Zhdanec të Shkupit, intervenojnë 19 zjarrfikës
- Avioni transportues i UPS-it dhe avioni i pasagjerëve i Copa Airlines përplasen në aeroportin e Miamit në SHBA
- KFOR intensifikon aktivitetet ushtarake në Vrellë: Çfarë pritet të ndodhë?



