Kumanova edhe këtë vit do të mbetet pa dekorimin e Vitit të Ri në zonën e qendrës së qytetit. Siç informojnë sot nga Komuna e Kumanovës, shkak është kriza energjetike. Mjetet për dekorimin të qytetit për Vitin e Ri do të rialokohen për një projekt të paneleve fotovoltaike. “Këtë vit, për shkak të krizës energjetike, në seancën e parë të Këshillit menjëherë pas seancës konstituive do t’i propozoj Këshillit që të vendosë mjetet e destinuara për dekorimin e qytetit të Kumanovës në shumë prej rreth 2 dhe gjysmë milioni denarë do të shndërrohen në projekt efikas energjetik për realizimin e…
Author: Hamdi Kumanova
Komunat më transparente në shtet janë Ohri me indeks prej 51 përqind, Vasileva me 48 përqind dhe Koçani me 48 përqind, ndërsa më jo transparente është komuna e Pllasnicës me indeks prej tre përqind, tregojnë rezultatet nga indeksi i transparencës së komunave në Maqedoninë e Veriut për vitin 2021, të prezantuara sot nga Fondacioni Metamorfozis në kuadër të projektit të USAID-it për pjesëmarrje qytetare, transmeton Portalb.mk. Hulumtimi për vitin 2021 ka treguar se, shumica e komunave nuk punojmë mjaftueshëm që t’i kënaqin standardet për transparencë. Rezultatet në fushat tregojnë se komunat zbatojnë standarde të ulëta për konsultime, transparencë, monitoring dhe…
Më datën 15.11.2021 në rr. ”Ivan Agovski” në Shkup, nëpunës policor të Timit Operativ pranë SPB Shkup e kanë privuar nga liria K.E. (37) nga Shkupi. Për personin në fjalë ka qenë i shpallur urdhërarrest nga ana e Stacionit Policor Gazi Babë për disa vepra penale të ”vjedhje e rëndë” sipas nenit 236 të Kodit Penal. Pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.
Pasditën e sotme Ministria e Punëve të Brendshme, ka nisur një aksion policor në bodrumin e Qendrës Tregtare të Qytetit, shkruan TV21. Sipas informacioneve fillestare, në bodrumin e Qendrës Tregtare të Qytetit janë prodhur kriptovaluta me vjedhje të rrymës.
Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 3.126 teste, ndërsa janë regjistruar 524 raste të reja me COVID-19. Në Shkup – 215, Manastir – 44, Kavadar – 27, Kumanova dhe Kriva Pallanka nga 24, Prilep, Veles dhe Koçani nga 21, Berovë – 15, Dellçevë – 14, Tetovë – 13, Gjevgjeli – 10, Negotinë – 9, Kratovë – 8, Shtip dhe Demir Hisar nga 6, Ohër, Radovishi, Vinica dhe Vallandova nga 5, Kërçova, Resnja dhe Bogdanci nga 4, Gostivari dhe Struga nga 3, Strumicë dhe Pehçeva nga 2, Sveti Nikollë, Demir Kapi, Makedonska Kamenica dhe Dojran…
Eurokomesari për zgjerim Oliver Varhelyi, sot në Bruksel ka realizuar takim me shefin e diplomacisë së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, në lidhje me rrugën e euro-integrimeve të RMV-së. Ndërsa në lidhje me mundësinë që në dhjetor, Maqedonia e Veriut të merr datë për nisjen e negociatave me BE-në, nga Komisioni Evropian thonë se punojnë me përkushtim që kjo të ndodhë. “Qëndrimi ynë mbetet i pandryshuar. Me padurim presim që konferenca e parë ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, sa më shpejt të mbahet. Të dyja vendet i kanë plotësuar kushtet dhe tani BE-ja duhet të përmbushë premtimin e…
Eurodeputetët Andreas Schieder dhe Ilhan Kuçuk kanë konfirmuar mbështetjen për fillimin e negociatave të integrimit me Maqedoninë e Veriut sa më shpejt që është e mundur. Qëndrimet janë përsëritur në takim me ministrin e Jashtëm Bujar Osmani në Bruksel. Për ministrin Osmani, përfundimi i zgjedhjeve në të dyja vendet krijoi kushte për t’u rifokusuar në angazhimin për gjetjen e një zgjidhjeje. “Konstatimi i përgjithshëm është se dhjetori është një mundësi për t’i tejkaluar dallimet dhe për të filluar bisedimet që priten aq gjatë për Maqedoninë e Veriut. Natyrisht se nuk do të jetë lehtë mirëpo kjo e bën edhe më…
Investimet kapitale për vitin e ardhshëm nuk janë paraparë të shpërndahen në mënyrë reale dhe përkatëse. Shteti në letër planifikon të shpenzojë 615 milionë euro me Propozim buxhetin për vitin 2022, por realisht, sipas praktikës së deritanishme, ky plan do të jetë i vështirë për t’u realizuar, thonë nga Finance Think. Sipas tyre, nuk është racionale që ministritë që nuk e kanë realizuar as gjysmën e premtimit këtë vit, të marrin buxhet 300 për qind më shumë për investime kapitale për vitin e ardhshëm. “Mund të shihet tendenca e mos shkurtimit të shpenzimeve joproduktive, ndërsa nga ana tjetër në mënyrë…
Nuk ka asgjë nga njoftimet e Ministrisë së Shëndetësisë që i dha më 2 nëntor se do të zgjidhet problemi me mungesën e mjekëve pediatër në Spitalin e Përgjithshëm të Ohrit. Që atëherë kanë kaluar më shumë se dy javë dhe dy pediatër nuk janë gjetur ende. Reparti i fëmijëve funksionon vetëm si ambulantë e zakonshme, me dy pediatër, njëri prej të cilëve do të dalë në pension pas Vitit të Ri. Mjeku Zeqir thotë se kanë punuar në ekipimin e repartit për të filluar me punë normale. “Për funksionimin minimal të shërbimit 24-orësh duhen minimum pesë mjekë. Ndërsa, ka…
Me këtë aksion ne vazhdojmë misionin human nën slloganin “Çdo ëndërr është e rëndësishme”! Me donacionin e IShP Klinika universitare për kardiokirurgji shtetërore, Comodita Home vazhdon aksionin human të donacioneve prej mbi 1500 dyshekë, kurse donacioni është me vlerë mbi 100.000 euro! Comodita Home është në tregun e Maqedonisë që nga viti 2019 dhe në tetor u hap zyrtarisht qendra e 20-të e shitjes në qendrën e re East Gate. Në takimin humanitar në IshP Klinikën universitare për kardiokirurgji shtetërore, fjalën e mori Hariton Gaxhoski nga Comodita Home. – “Ne sot vazhdojmë me aksionin human dhe po realizojmë donacionin në…
Vazhdon interesimi i ulët i qytetarëve për dozë e parë të vaksinës anti covid. Se nuk ka interesim për imunizim shihet edhe në pikat e vaksinimit në gjithë vendin. Në Poliklinikën e “Gjorçe Petrovit” në Shkup, numërohen në gishta qytetarët që presim radhën. Të rinjtë të pa bindur për të marr dozën e parë, të cilët do të rrisnin imunitetin kolektiv, ndërsa shumica e të moshuarve presin për dozën e III. “Sot u dhanë 120 vaksina, prej të cilave 20 doza parë, 30 rivaksinim dhe 70 të tjera doza e tretë. Sigurisht u konsumua masa kritike e të interesuarve, ka…
Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, kanë marrëdhënie të shkëlqyera, të cilat karakterizohen me lidhje miqësore dhe politika stabilitet, por bashkëpunimi mes dy shteteve duhet të intensifikohet dhe të thellohet në të gjitha nivelet, duke përfshirë edhe atë parlamentare, theksoi në takimin e sotëm kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi me nikoqirin e tij, kryetarin e Këshillit kombëtar të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sagar Al-Gobash. Xhaferi në takim tha se shpreson se niveli i deritanishëm i shkëlqyer i dialogut, bashkëpunimi, respekti i ndërsjellë dhe mirëkuptimi do të vazhdojë me dinamikën e njëjtë në të ardhmen, që do…

