Me këtë aksion ne vazhdojmë misionin human nën slloganin “Çdo ëndërr është e rëndësishme”!
Me donacionin e IShP Klinika universitare për kardiokirurgji shtetërore, Comodita Home vazhdon aksionin human të donacioneve prej mbi 1500 dyshekë, kurse donacioni është me vlerë mbi 100.000 euro!
Comodita Home është në tregun e Maqedonisë që nga viti 2019 dhe në tetor u hap zyrtarisht qendra e 20-të e shitjes në qendrën e re East Gate.
Në takimin humanitar në IshP Klinikën universitare për kardiokirurgji shtetërore, fjalën e mori Hariton Gaxhoski nga Comodita Home.
– “Ne sot vazhdojmë me aksionin human dhe po realizojmë donacionin në IshP Klinikën universitare për kardiokirurgji shtetërore. Së pari do të them se jam i vetëdijshëm se sëmundjet kardiovaskulare janë ndër shkaktarët kryesor të vdekshmërisë në suaza botërore dhe në Maqedoni jemi shkaku numër një. Arsyeja më e zakonshme është stresi dhe stili i jetës që nuk e lejon individin të qetësohet, të relaksohet dhe të ngadalësojë tempon. Kjo është arsyeja pse ne kemi nevojë për pushim cilësor, gjumë të mirë dhe ne në Comodita Home kemi edhe cilësi, por edhe një dëshirë të madhe për të ndihmuar dhe për të vepruar me përgjegjësi shoqërore”.
Një krenari e veçantë e markës janë dyshekët që janë prodhim i vetë Comodita Home. Fabrika për prodhimin e dyshekëve e Comodita Home është fabrikë me një nga kapacitetet më të mëdha të prodhimit në botë. Comodita Home disponon me dyshekë, të testuar dhe të çertifikuar nga laboratorë shumë të specializuar.
Personat me probleme shëndetësore, të rriturit, fëmijët e kategorive të rrezikuara sociale dhe të gjithë të tjerët meritojnë pushim të këndshëm dhe të qetë. Nën slloganin “Çdo ëndërr është e rëndësishme”!”, Comodita Home ndihmon kudo që nevojitet ndihma jonë.
– “Ne e kemi përgatitur me kujdes strategjinë tonë për ndihmë për institucionet shëndetësore dhe do ta zbatojmë deri në fund të vitit. Pas donacionit në Klinikën e fëmijëve Kozle, aksioni i Comodita Home vazhdoi në IshP Spitalin e specializuar për mjekësi geriatrike dhe paliative “13 Nëntori” – Shkup, Spitalin e përgjithshëm të Qytetit – Kirurgjia Shën Naum Ohridski dhe donacioni ynë i fundit i realizuar më 16 nëntor 2021, është në IshP Klinikën universitare për Kardiokirurgji Shtetërore. Nuk do të ndalemi këtu, planifikojmë të dhurojmë mbi 1500 dyshekë edhe në Kovid qendrat nëpër MK, SOS Fshatin e Fëmijëve, Kryqin e Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut, dhe vlera e përgjithshme financiare e donacionit tonë është mbi 100.000 euro. Me këtë lëvizje tonën ne ndihmojmë bashkëqytetarët tanë dhe besojmë se gjesti ynë human do të jetë një nxitje për kompanitë e tjera të kenë përgjegjësi shoqërore dhe të ndihmojnë të gjithë në suaza të resorit të tyre të veprimit dhe mundësive të tyre. – tha Hariton Gaxhoski nga Comodita Home.