Komunat më transparente në shtet janë Ohri me indeks prej 51 përqind, Vasileva me 48 përqind dhe Koçani me 48 përqind, ndërsa më jo transparente është komuna e Pllasnicës me indeks prej tre përqind, tregojnë rezultatet nga indeksi i transparencës së komunave në Maqedoninë e Veriut për vitin 2021, të prezantuara sot nga Fondacioni Metamorfozis në kuadër të projektit të USAID-it për pjesëmarrje qytetare, transmeton Portalb.mk.
Hulumtimi për vitin 2021 ka treguar se, shumica e komunave nuk punojmë mjaftueshëm që t’i kënaqin standardet për transparencë. Rezultatet në fushat tregojnë se komunat zbatojnë standarde të ulëta për konsultime, transparencë, monitoring dhe kontroll në punën e tyre.
Goran Lazarevski, drejtori i projektit të USAID-it për pjesëmarrje të qytetarëve, theksoi se lufta kundër korrupsionit është e lidhur drejtpërdrejt me kërkesën dhe kapacitet e sektorit civil, i cili nuk duhet vetëm të kërkojë rezultate prej sektorit publik, por edhe të ndihmojë që të përshtatet.
“Transparenca e të dhënave nga komunat kërkon punë intensive, kërkon resurse edhe materiale edhe njerëzore, përgatitje dhe vazhdimësi, që nuk është e lehtë të sigurohet, sepse një pjesë serioze e komunave tona kanë resurse të kufizuara dhe duhet të jemi të vetëdijshëm për atë kur i rangojmë kërkesat”, tha ai.
Rezultati mesatar i komunave sipas hulumtimit përmes indeksit të transparencës për 2021 është 25 përqind. Ky është indikator për nivel të ulët të transparencës në punën e vetëqeverisjes lokale në Maqedoninë e Veriut.
Notë më të lartë mesatare komunat kanë për indikatorët në fushën e transparencës 32 përqind, ndërsa notë më të ulët mesatare kanë në fushën e vetëdijes 13 përqind.
Hulumtimi u realizuar në periudhën nga 1 qershori deri më 15 korrik 2021.