Author: Hamdi Kumanova

Komisioni Rregullator për Energjetikë dhe Shërbime Ujore (KRRE) katër vite me radhë është vlerësuar si rregullator numër një nga ana e Sekretariatit të Bashkësisë Energjetike. Në raportin vjetor për vitin 2021 KRRE e ndan vendin e parë me Gjeorgjinë dhe Malin e Zi. Sekretariati në raport thekson se KRRE ka profil të lartë profesional dhe vazhdon me dëshmimin e pavarësisë rregullatore. “Me këtë mirënjohje përfundojmë një cikël prej katër viteve të suksesshme të njëpasnjëshme punë ekipore e cila reflekton kompetencë, kredibilitet, profesionalizëm dhe pavarësi. Mirënjohja nga Sekretariati në Vjenë është konfirmim për të gjitha aktivitetet tona të cilat i kemi…

Lexo më Shumë

Gjatë ditë së djeshme janë aplikuar gjithsej 4961 doza të vaksinës, prej të cilave 1721 janë aplikuar si dozë e parë, 1020 janë rivaksinime, kurse 2210 qytetarë e kanë pranuar dozën e tretë të vaksinës. Përfshirë 15 nëntorin, gjithsej janë vaksinuar 815.523 qytetarë, janë rivaksinuar 785.916, kurs dozën e tretë e kanë pranuar 56.349 qytetarë. “57% e popullsisë mbi 40 vjeç janë rivaksinuar, kurse 33% e popullsisë prej 18 deri 39 vjeç kanë pranuar së paku një dozë të vaksinës. Përfshirja me vaksinë me një dozë, e popullsisë së rritur është 58%, kurse me dy doza janë 47% e qytetarëve…

Lexo më Shumë

Në hamamin Daut Pasha në Shkup është mbajtur manifestimi i shtatë ndërkombëtar i poezisë turke “Yahya Kemal Beyatlı”, i organizuar nga Lidhja e Organizatave Joqeveritare Turke (MATÜSİTEB) dhe në mbështetje të Ministrisë së Kulturës së Maqedonisë së Veriut, raporton Anadolu Agency (AA). Në këtë ngjarje të pranishëm ishin edhe kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, kreu i MATÜSİTEB-it, Hüsrev Emin, zv/ministri i Punës dhe Politikës Sociale i Maqedonisë së Veriut, Enver Husein, këshilltari për arsim në ambasadën turke në Shkup, İlker Kösterelioğlu, ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese e Maqedonisë së Veriut, Salih Murat, politikanë, përfaqësues të organizatave dhe institucioneve turke…

Lexo më Shumë

Shkupi sot është kryeqyteti i dytë me ajrin më të ndotur në Evropë. Sipas vlerësimeve të indeksit ndërkombëtar matësit treguan deri në kuotën 162 të grimcave të rrezikshme PM 2.5. I kategorizuar si ajër jo i shëndetshëm, në këtë stad sipas ekspertëve pasojat shfaqen tek qytetarët me probleme të frymëmarrjes dhe sëmundje të tjera kronike. Në gjithë globin, Maqedonia sërish renditet në top 10 e vendeve më të ndotura pas, Indisë, Nepalit, Kinës dhe Turqisë. Qytetarët tani flasin për shkaqet dhe pasojat. Disa thonë se maskat po i bartin jo vetëm nga frika e virusit por edhe nga ngufatja prej…

Lexo më Shumë

Në Maqedoninë e Veriut gjatë muajit tetor është regjistruar rritje e çmimit të produkteve në bujqësi, megjithatë është shënuar edhe rritje e shitblerjes së këtyre produkteve, në përjashtim të disa llojeve, transmeton Portalb.mk. “Indeksi i çmimeve në bujqësi gjatë muajit tetor të vitit 2021, krahasuar me periudhën e njëjtë nga viti paraprak, tek imputi është rritur për 14.9 %, ndërsa tek autputi rritja është për 3.6 %”, raportojnë nga Enti Shtetëror i Statistikave, duke sqaruar që rritje më e madhe është theksuar te prodhimet bimore në krahasim me ato shtazore. Enti raportoi që në tremujorin e dytë të vitit 2021…

Lexo më Shumë

Maqedonia e Veriut i ka plotësuar të gjitha kushtet dhe nga nesër do të integrohet plotësisht ushtarakisht në NATO, tha ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska, përcjell Telegrafi Maqedoni. Ajo në konferencën e sotme për media tha se me konferencën finale integruese të Maqedonisë së Veriut dhe NATO-s ka përfunduar “periudha e provës” për anëtarësimin e vendit në aleancë. Me këtë konferencë dhe nënshkrimin e nesërm të deklaratës, Maqedonia e Veriut, siç theksoi ajo, “me një fjalë përfundon integrimin ushtarak në NATO dhe bëhet anëtare e barabartë në të gjitha pjesët ushtarake të Aleancës”. “Kemi treguar se i përmbushim objektivat e…

Lexo më Shumë

Është refuzuar propozimi për lirim me kusht të të burgosurit Zoran Mileski-Kiçeec, njoftoi sot Gjykata Themelore Penale Shkup. Mileski, në shtator të vitit 2020, u dënua me tre vjet burg për rastin “Reket”, pasi e kishte pranuar fajësinë dhe dënimin e vuan në repartin e hapur të burgut në Strugë, shkruan SDK, transmeton Portalb.mk, Para tri ditësh, Këshilli Penal i Departamentit për krim të organizuar dhe korrupsion në Gjykatën Themelore Penale e ka shqyrtuar propozimin për lirim me kusht, por ka vendosur që ta refuzojë propozimin e drejtorit të burgut në Strugë. “Duke vrapuar në bazë të propozimit të drejtorit…

Lexo më Shumë

Hekuran Duka do të jetë kryetari i Dibrës edhe për katër vitet në vazhdim, pasi paraprakisht E drejtoi komunën për dy vite me radhë. Kandidati i BDI-së e fitoi atë të Aleancës për Shqiptarët-Alternativës Bekim Pocesta. Duka mori 4291 vota apo 49.69%, ndërsa Pocesta 4153 apo 48.09%. Pasi shpalli fitoren dhe filloi festa, Duka u zotua se të rinjtë dibranë nuk do të ikin më jasht vendit sepse do t’u siguroj vende pune këtu. “Do t’ia dalim edhe këto 4 vite dhe Dibra për këto 4 vite do të ndryshojë shumë, pasi që rininë e kësaj Dibre të mrekullueshme e…

Lexo më Shumë

Këshilli komunal i Tetovës ende nuk e ka formuar shumicën, ndërsa seanca vazhdimisht po shtyhet. “Për këshillin të hënën është caktuar seancë, u deshtë për sot por për shkak të këtyre situatave nuk u mbajt. Të hënën tjetër do të caktohet dhe do t’i kuptoni rrethanat rreth këshillit”, tha kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami. Televizioni 21 gjatë ditës së sotme ka kontaktuar edhe më numrin më të madhe të partive politike që kanë këshilltarë në këshillin komunal, të cilët do të duhet ta bëjnë shumicën. Aleanca për shqiptarët dhe VMRO DPMNE që kanë përkrahur Kasamin në raundin…

Lexo më Shumë

Shefi i politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, përmes një postimi në “Twitter” ka thënë se Maqedonia e Veriut është shumë e vendosur në rrugën e saj drejt BE-së. Më tej ai ka shtuar se qëndrimi i tyre mbetet i pandryshuar si për RMV-në ashtu edhe për Shqipërinë, vende këto, të cilat, sipas tij, kanë dhënë shumë dhe pret që sa më shpejt të jetë e mundur të mbajnë Konferencat e para Ndërqeveritare. “Maqedonia e Veriut është e ankoruar fort në rrugën e saj drejt BE-së. Qëndrimi ynë mbetet i pandryshuar – si Maqedonia e Veriut ashtu edhe…

Lexo më Shumë

Pas shfaqjes në Kuvend të deputetit Kastriot Rexhepi, ka reaguar VMRO-DPMNE. Nga partia e Mickovskit thonë se “sot u pa se si duket njeriu i shantazhuar, ndërsa metodat me të cilat LSDM dhe BDI ia ndryshuan mendjen Kastriot Rexhepit nuk janë demokratike. Në reagimin e opozitës maqedonase thuhet se në konferencën për media, Rexhepi ka pasur shumë kundërthënie në tregimin e tij dhe dukej person i cili interesin personal e ka para atij kolektiv. Opozita vlerëson se pushtetin të cilin Rexhepi e shpëtoi përkohësisht, e ka humbur legjitimitetin për të qeverisur në Maqedoni dhe rënia e tij është e pashmangshme.

Lexo më Shumë

Ministria e Shëndetësisë njofton se në në 24 orët e fundit janë kryer 1.483, ndërsa janë regjistruar 172 raste të reja me coronavirus. Në Shkup – 107, Ohër – 11, Manastir – 8, Kavadar dhe Shtip nga 6, Veles dhe Strugë nga 5, Strumicë – 4, Sveti Nikollë dhe Kratovë nga 3, Prilep, Kriva Pallanka, Dellçevë dhe Probishtip nga 2, Kumanovë, Koçan, Negotinë, Resnje, Bogdanci dhe Demir Kapi nga 1. Instituti për Shëndet Publik sot ka regjistruar 381 pacientë të shëruar nga coronavirusi. Në 24 orët e kaluara janë regjistruar nëntë viktima nga coronavirusi. 4 persona të vdekur nga Shkupi…

Lexo më Shumë