Protestuesit pasditen e sotme kanë vazhduar ta shprehin revoltën e tyre para godinës së Komunës së Tetovës. Pas tragjedisë në spitalin modular në Tetovë, ata kërkojnë dorëheqjen e kryetares së komunës, Teuta Arifi si dhe dorëheqjen e Qeverisë. “Ne kërkojmë nga këtu që edhe kryetarja e komunës së Tetovës, por edhe Qeveria e krimit dhe korrupsionit të përgjigjet para publikut dhe të jap dorëheqje”, tha Blerim Ahmeti, organizator i protestës.
Author: Hamdi Kumanova
“Zgjidh Jetë, Voto Blertë”- është sllogani i Bashkimit Demokratik për Integrim për zgjedhjet e ardhshme lokale që do të mbahen me 17 tetor. Zëdhënësi i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) Bujar Osmani theksoi se Programi zgjedhor i BDI-së përbëhet prej pesë shtyllave që kanë për synim kryesor jetën më të mirë për qytetarët.
“Prokuroria Themelore Publike për hetim të krimit të korrupsionit dhe krimit të organizuar të martën ka pranuar dokumentacionin për spitalin modular në Tetovë nga Byroja për furnizime publike, ndërsa dje pas oraës 14:00 është marrë edhe nga Ministria e Punës dhe Politikës sociale, kurse sot hetuesit filluan ta shqyrtojnë dokumentacionin”. Këtë sot e deklaroi shefja e PTHP-së, Vilma Ruskovska duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve nëse kanë pranuar dokumentacionin dhe çfarë po hetohet. “Sot filloi shqyrtimi i dokumentacionit dhe nuk kam informacione më konkrete”, tha Ruskovska. E pyetur çfarë do të hetojë Prokuroria, Ruskovska potencoi se Prokuroria që drejton…
Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq tha se Qeveria nuk ka për qëllim të ndërhyjë në hetimin për zjarrin që ndodhi në Tetovë në spitalin modular, dhe nëse dëshironte një gjë të tillë, nuk do të thirrte hetues gjermanë. Sipas Mariçiq, hetuesit gjerman kanë arritur dje dhe institucionet u vendosën në dispozicion për të ndihmuar në hetim. “Dje u thirr Shtabi I Krizës dhe të gjitha dokumentet janë dorëzuar në institucione. Është siguruar vendi i ngjarjes dhe të gjitha parakushtet për hetim të suksesshëm dhe të shpejtë, ndërsa ne si Qeveri jemi të interesuar që sa më shpejt të dalin institucionet…
Në seancën e fundit të këshillit në rend dite ishin programet e shkollave. Mes tyre ndodhi një propozim provokues dhe i paprecedentë për arsimin në Llabunishtë. Me një logjikë të paarsyetuar, drejtori i Shkollës fillore “Murat Llabunishti” me mbështetjen e Komunës së Strugës sollën programin që Llabunishtës t’i hiqen paralele, një në gjuhën shqipe dhe një në gjuhën maqedonase. Të habitur nga propozimi, kërkuam llogari nga drejtori dhe Kryetari i Komunës së Strugës, Ramiz Merko, se pse ky vendim dhe pse tani? Nuk na u dha asnjë sqarim që do të na bindte se duhen reduktuar paralelet. Duhet t’i kujtojmë…
Në gjashtë muajt e parë të këtij viti, numri i kontratave për policat e blera të sigurimeve shëndetësore private u rrit me 48 për qind. Investimet e të siguruarve në këtë klasë të sigurimeve arritën në 3.8 milionë euro. Kompanitë e sigurimeve për gjysmën e parë të vitit për dëmet e raportuara paguan 87.5 për qind më shumë mjete në krahasim me të njëjtën periudhë në vitin 2020, tregojnë të dhënat zyrtare të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS). Vlera e dëmeve të paguara të mbuluara nga sigurimi shëndetësor privat në gjashtë muajt e parë u rrit me 87.5 për…
Reparti Infektiv i Shtipit pritet për një deri dy javë të vihet në funksion për pacientët, të cilëve u duhet trajtim spitalor. Drejtori i Klinikës në Shtip, Alen Gjeorgjiev për MIA-n thotë se për një javë duhet të vendoset sistem zjarrfikës bashkëkohor, ndërsa mjetet për vendosjen e tij janë siguruar përmes donacioneve, sepse rregullat për zgjedhjet e ardhshme lokale nuk u lejojnë të shpallin procedurë tenderiale. Gjeorgjievi vëren se pas përfundimit të të gjitha aktiviteteve ndërtimore rreth Repartit Infektiv do të vihet në funksion, ndërsa spitali modular do të përdoret vetëm nëse rritet numri i pacientëve. Sipas raportit spitalor në…
Nesër skadon afati në të cilin Komisionit Zgjedhore Komunal (KZK) duhet t’i dorëzojë te Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) listat e vërtetuara të kandidatëve për kryetarë të komunave dhe këshilltarë për zgjedhjet e ardhshme lokale. KZK-ja i dorëzon listat e kandidatëve edhe deri te KSHZ-ja për shkak të vërtetimit të radhës në listën e vetme të kandidatëve. Lista e kandidatit për kryetar komune, gjegjësisht lista e kandidatëve për anëtarë të Këshillit, të cilat janë dorëzuar nga i njëjti parashtrues marrin numër rendor të njëjtë në të gjitha komunat dhe në Qytetin e Shkupit. Radhitjen e kandidatëve në listën e kandidatëve,…
Gazetari dhe opinionisti i njohur Branko Triçkovski publikoi disa fotografi nga qendra e Shkupit, duke treguar se ai nuk mund t’i rezistonte e mos t’i bënte disa fotografi lumit Vardar: “Mendova se kanë sjell një lumë tjetër. Import nga Zvicra. Vardari kurrë nuk ka qenë kaq i pastër”. Triçkovski, në stilin e tij, u përgjigjet kundërshtimeve të mundshme se “kjo është një fushatë parazgjedhore”: nuk është turp, ata hapën bulevarde, pastruan rrugë, parkingje dhe trotuare. Parqe. Elemente urbane me funksion dhe estetikë. Me përmbajtje të re. Me vizione dhe perspektiva të reja”. Më poshtë mund ta lexoni të statusin e…
Një person i vdekur nga Covid 19 në 24 orët e fundit në Tetovë konfirmojmë për Tetovasot autoritetet spitalore. Ata thanë se kemi një situatë stabile ditëve të fundit me pandeminë por apeluan që personat që kanë simptome të paraqiten menjëherë dhe jo të vijnë në spital në fazën e fundit. Ata thanë se gjithsej të hospitalizuar janë 30 pacientë. Të vaksinuar me një dozë janë 3 ndërsa me dy doza 2.Me oksigjen janë 30 pacientë ndërsa asnjë me respirator.
Enti Shtetëror për Statistika njoftoi se gjithsej 800.008 persona, 249.500 ekonomi familjare dhe 336.109 banesa janë regjistruar deri në ora 20:00 dje. Regjistrimi i Popullsisë dhe Amvisërive në Republikën e Maqedonisë së Veriut ka nisur me pesë shtator ndërsa do të realizohet deri më 30 shtator. Deri me 30 shtator do të mund të regjistrohet online edhe diaspora, ndërkaq qytetarët nga diaspora që jetojnë jashtë vendit, e që nuk kanë mundësi të regjistrohen përmes aplikacionit online, do të mund të regjistrohen edhe nga familjarët ose të afërmit e tyre në Maqedoninë e Veriut, persona që i dinë të dhënat për…
Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani u shpreh se shteti bullgar ka ndarë vaksina për coronavirusi për Maqedoninë e Veriut. “Vaksinat janë distribuuar dhe janë gati për përdorim. Një gjest i rëndësishëm i miqësisë dhe solidaritetit”, tha Osmani. Ndryshe, Kuvendi i Bullgarisë më 8 shtator miratoi donacionin për mbi 50 mijë vaksina për Maqedoninë e Veriut. Ministri i Shëndetësisë së Bullgarisë, Stojço Kacarov sqaroi se doancioni është dashur tv përfundojë në qershor, por për shkak problemeve me procedurat nuk ka qenë e mundur një gjë e tillë.

