Sipas rezultateve të para zyrtare nga KSHZ-ja, BDI-ja fitoi edhe Komunën e Dibrës në votimin e rrethit Hekuran Duka fitoi zgjedhjet në rrethin e dytë për Komunën e Dibrës. KSHZ-ja publikoi rezultatet e para zyrtare sipas të cilave dallimi mes Dukës nga BDI-ja dhe kundërkandidatit Bekim Pocesta nga Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa është 138 vota. “Rezultatet në Dibër, Hekuran Duka, kandidat i Bashkimit Demokratik për Integrim, ka marrë 4 291 vota, Bekim Pocesta, koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, ka marrë 4 153 vota”, tha Aleksandar Dashtevski, kryetar i KSHZ-së. Të drejtë vote kishin gjithsej 19 211 votues kurse…
Author: Hamdi Kumanova
“Viti i ardhshëm 2022 do të jetë vit i rimëkëmbjes ekonomike të mëtejshme dhe përshpejtimit të rritjes përmes investimeve të parapara në Propozim buxhetin në nivel historikisht më të lartë deri më tani dhe për herë të parë investimet janë më të larta se deficiti buxhetor. Megjithatë, në kushtet e rreziqeve ende të pranishme nga pandemia e Kovid 19, i rëndësishëm do të jetë edhe kujdesi për mbrojtjen e shëndetit dhe jetës së popullatës, ndërsa pjesë integrale është edhe pagesa e rregullt e pagave, pensioneve dhe kompensimeve sociale si dhe përkrahja e ekonomisë”. Kjo u theksua sot nga ministri i…
Kryeministri Zoran Zaev në një prononcim për Alsat konfirmon se gjatë ditës ka pasur komunikim me kryetarin e Alternativës, Afrim Gashi të cilit i ka kërkuar të zgjedh ditën kur dëshiron të takohet për të biseduar mbi mundësinë që Alternativa të bëhet pjesë e shumicës parlamentare, përkatësisht pjesë e Qeverisë. Alsat ka kërkuar edhe qëndrimin e Gashit nëse do t’i përgjigjet thirrjes së Zaevit. Deri në këto momente nuk kemi përgjigje konkrete.
Përbërja e re e Këshillit të Komunës së Kërçovës sot duhej të mbante mbledhjen e dytë me radhë. Në rend dite ishte shkarkimi i tre këshilltarëve të dorëhequr të BDI-së dhe verifikimi i anëtarëve të rinj të këshillit po nga BDI-ja. Në pikën e dytë ishte propozim buxheti dhe plotësimi i buxhetit të Komunës së Kërçovës, shkruan TV21. Ende pa filluar mbledhja filluan ankesat nga këshilltarët e opozitës. Këshilltari i ASH dhe këshilltarët e VMRO-së thanë se nuk respektohet rregullorja e këshillit. Theksuan se nuk ka kushte për punë dhe materialet nuk janë dërguar paraprakisht deri te këshilltarët për ti…
Ne mbledhjen e ministrave te jashtem komisioneri per zgjerimin ne BE Olivér VÁRHELYI ka deklaruar se eshte koha per te mbajtur konferencat e para nderqeveritare me Shqiperine dhe Maqedonine e Veriut brenda ketij viti. Shefi i diplomacise evropiane Joseph Borrel ka paraqitur nje material te vecante me pikpamjet per rajonin ne ruajtjen e stabilitetit ne Bosnje-Hercegovine, pershpejtimin e dialogut Beograd-Prishtine dhe hapjen e negociatave me Tiranen dhe Shkupin duke i bere thirrje Bullgarise qe te heqe veton. OLIVÉR VÁRHELYI KOMISIONERI PER ZGJERIMIN NE BE Ne duhet te ecim me shpejt me procesin e zgjerimit. Pas zgjedhjeve ne Bullgari dhe ne…
Të premten dhe të shtunën në Maqedoni janë dhënë gjithsej 4.684 doza të vaksinës, prej të cilave 1.133 si dozë e parë, 916 si dozë e dytë, ndërsa 2.635 qytetarë e kanë marrë dozën e tretë. Siç njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë, përfshirë 13 nëntorin, gjithsej janë vaksinuar 813.782 qytetarë, prej të cilëve 784.833 me dy doza, ndërsa 54.170 e kanë marrë edhe dozën e tretë. “56% e qytetarëve mbi 40 vjeç janë rivaksinuar, ndërsa 33% e popullsisë së moshës 18 deri në 39 vjeç kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës”. “Mbulimi me vaksinim me një dozë vaksine…
Me rastin e shënimit të ditës ndërkombëtare për përkujtimin e viktimave të aksidenteve rrugore, nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), njoftojnë se është ulur numri i viktimave gjatë muajit tetor, krahasuar me një vit më parë. Sipas zëdhënësit të MPB-së Toni Angellovski, numri i viktimave në trafik gjatë muajit tetor është 55 për qind më i ulët se numri i viktimave në tetor 2020. Ai ka falënderoj qytetarët që i kanë respektuar rregullat dha janë bashkuar në përpjekjet e tyre për të ofruar rrugë sa më të sigurta. “Falënderoj edhe punonjësit e policisë, të cilët kontribuojnë çdo ditë për…
hërbimet e dimrit të Bashkisë së Shkupit, prej sot janë vënë në funksion dhe me këtë kanë filluar edhe aktivitetet koordinuese për mirëmbajtjen e rrugëve që janë nën kompetencë të Bashkisë së Shkupit. Kryetarja e Shkupit Danella Arsovska, thotë se është përgatitur programi i cili parasheh, volumin, dinamikën dhe nivelin e mirëmbajtjes së rrugëve. “Korsitë gjatë mirëmbajtjes në kushte dimërore do të pastrohen sipas prioriteteve, siç janë pikat kritike, qasjet në objektet me rëndësi jetike për qytetarët dhe rrugët me rëndësi të veçantë për funksionimin e qarkullimit – objektet tregtare. Ndërmarrjet publike të tjera janë të obliguara në kuadër të…
Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani në kuadër të vizitës në Bruksel është takuar me homologun e tij bullgar, Svetlan Stoev, përcjell TV21. Në takim mes tjerash është biseduar edhe për kontestin mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë. “Përshëndetëm gatishmërinë për intensifikimin e punës së Komisionit të Përbashkët Multidisiplinar të Ekspertëve për Çështjet Historike dhe Arsimore me shpresën se Komisioni në periudhën e ardhshme do të gjejë mënyra për të arritur rezultate konkrete, që janë në interes të të dyja palëve. Deri në mbajtjen e takimeve kryesore të BE-së në dhjetor, presim që kontaktet të intensifikohen përmes formave ekzistuese…
Deputeti Kastriot Rexhepi, sot para mediave ka thënë se ai nuk mund të kalojë në BDI, derisa është deputet i Lëvizjes BESA. “Nuk mundëm të kaloj tek BDI-ja derisa jam deputet i Lëvizjes BESA”, ka thënë ai. Rexhepi kërkon para organeve të partisë ta sqaroj aktin e tij “Çështjet partiake dëshiroj t’i diskutoj në organet partiake dhe jo të bëjmë show përmes memdiave. “Jam këtu që të prodhoj vepra konkrete dhe jo që të merrem njëri me tjetrin. Dua që në forum partiak ta sqaroj këtë akt”, deklaroi Rexhepi/ Alsat.mk
Deputeti Kastriot Rexhepi në deklaratën e tij për mediat ka thënë se ka qenë gjithë kohës në komunikim me funksionarë të shtetit për shkak të lëvizjes Besa. “Lëvizja BESA ishte pjesë e Qeverisë, andaj edhe komunikimi im ka qenë me funksionar të lartë të Qeverisë. Ndërkohë të përkujtoj se hapi imë është në vij me politikën dhe platformën e Lëvizjes BESA. Pikërisht BESA ka mbështetur proceset eurointegruese të vendit, përfshi edhe anëtarësimin në NATO, nga pozita e opozitës. “Në komunikim me funksionar të lartë të Qeveris, kemi qenë dhe do të jemi, sepse Lëvizja Besa ishte pjesë e Qeverisë. Ky…
Deputeti Kastriot Rexhepi, sot para mediave ka thënë se pas paralajmërimit të Zaevit për dorëheqje, vijnë mesazhet e ndërkombëtarëve se me 14 dhjetor Republika e Maqedonisë do të merr datë për fillim të negociatave. Në këtë rast, Rexhepi ka pyetur, se pse nuk është pritur deri më datën 14 dhjetor. “Kam nënshkruar iniciativën, por nuk kam votuar, sepse nuk mund të votoj kundër bindjeve të mia dhe për një nismë që do të dëmtoj proceset euro-integruese të vendit. Pas paralajmërimit të Zaevit për dorëheqje, vijnë mesazhet e ndërkombëtarëve se me 1 4 dhjetor Republika e Maqedonisë do të merr datë…

