Drejtori i NP “Rrugët Shtetërore”, Ejup Rustemi, së bashku me ministrin e Transportit Bllagoja Boçvarski kanë inspektuar punët ndërtimore në autostradën Shkup-Bllacë. Rustemi tha se autostrada është e rëndësishme për lidhjen e Maqedonisë së Veriut me Kosovën. Thotë se ka filluar asfaltimi i 400-450 metrave të autostradës, duke shtuar se po punohet me intensitet të lartë. “Autostrada Shkup-Bllacë është njëra prej autostradave shumë të rëndësishme për lidhjen tonë me Kosovën, që është një prej vendeve me lëvizshmëri shumë të madhe. Jemi këtu të shohim se si shkon realizimi i punimeve. Tani kemi filluar me pjesën e asfaltimit të 400 deri…
Author: Hamdi Kumanova
Deputeti Kastriot Rexhepi sot sqaroi mungesën e tij në ditën e votimit të votëbesimit të Qeverisë. Ai në paraqitjen e tij të parë para mediave tha se edhe po të ishte në sallë, rezultati do të ishte i njëjtë, pasi vota e tij do të ishte në mbështetje të qeverisë aktuale, në mbështetje të siç u shpreh proceseve eurointegruese të vendit. Ndërkohë mos-prezencën e arsyetoi me qëllim të shmangies së presionit dhe sulmeve verbale. “Vendi zgjodhi rrugën e vërtetë, atë perëndimore. Unë jam i qetë dhe me vetëdije të plotë. Nuk ka vlerë më të madhe se sa vendin tenda…
Të premten dhe të shtunën në Maqedoni janë dhënë gjithsej 4.684 doza të vaksinës, prej të cilave 1.133 si dozë e parë, 916 si dozë e dytë, ndërsa 2.635 qytetarë e kanë marrë dozën e tretë. Siç njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë, përfshirë 13 nëntorin, gjithsej janë vaksinuar 813.782 qytetarë, prej të cilëve 784.833 me dy doza, ndërsa 54.170 e kanë marrë edhe dozën e tretë, përcjell Telegrafi Maqedoni. “56% e qytetarëve mbi 40 vjeç janë rivaksinuar, ndërsa 33% e popullsisë së moshës 18 deri në 39 vjeç kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës”. “Mbulimi me vaksinim me…
Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit (KRRE), miratoi vendimin, me të cilin kryhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 0,28 % në raport me vendimin e datës 8.11.2021. Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-95 dhe ЕUROSUPER BS-98 ulen për 1,50 denarë/litër, ndërkaq çmimet e shitjes me pakicë të ЕURODIZELIT (D-Е V) dhe të VAJIT EKSTRA TË LEHTË PËR AMVISËRI (ЕL-1) rriten për 0,50 denarë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i Mazutit М-1 SU rritet për 0,407 denarë/kg dhe tani do të jetë 41,852 den/kg. Nga data 16.11.2021,…
Sekretari për marrëdhënie me publikun në partinë Alternativa, Zeqirija Ibrahimi, në një postim në rrjetin social facebook, ka ironizuar me qasjen e ditëve të fundit të zyrtarëve të BDI-së. Ai përmes postimi ua ka bërë me dije se koalicioni LSDM-BDI bashkë me deputetin e “kidnapuar” i kanë 60 deputetë, të pamjaftueshëm për të pasur shumicën parlamentare. Në vijim ja edhe postimi i plotë: Këta që mendojnë se shumica bëhet “t’u pi duhon” a e dinë se Kuvendi me 60 deputetë nuk funksionon? Apo, mos kanë ndonjë zgjidhje “€uroatlantike” të “vetëkidnapimit” të ndonjë deputeti për ta shpëtuar “vëndin” nga rreziqet ruso-kineze?
Një 35-vjeçar ka humbur jetën në afërsi të ndërtesës së Drejtorisë së të Ardhurave Publike. Ngjarja tragjike ka ndodhur mbrëmë rreth orës 19:35. Jozyrtarisht, ambulanca ka konstatuar vdekjen, ndërsa policia ka kryer hetimet Më shumë detaje për ngjarjen tragjike priten gjatë ditës së sotme.
Qytetarët janë lodhur nga numërimi i deputetëve, ata duan të numërojnë ligje kualitative, reforma kualitative dhe rezultate, kështu e komentoi sot fillimisht gjendjen në Kuvend, ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska. Shekerinska tha se me dështimin e votimit të mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë është penguar ndërprerja e procesit të eurointegrimeve, ndërkaq thekson se janë në bisedime për të siguruar shumicë parlamentare. “Qytetarët e pritën këtë me lehtësim, tani presin prej nesh që ta konfirmojmë edhe me sigurimin e shumicës parlamentare, që do të garantojë Kuvend funksional dhe rrjedhje normale të procesit të reformave. Po zhvillohen bisedime, pres që kjo të…
Xhevdet Hajredini ish-ministër për Financa dhe njohës i rrjedhave politike, partive shqiptare të cilat duan të bëhen pjesë e Qeverisë Zaev, ju sugjeron: Ciladoqoftë parti shqiptare, nëse, eventualisht, bisedon me Zaevin për të marrë pjesë në qeveri, duhet të kërkojë, brenda një afati të caktuar (jo më shumë se 3 muaj), që qeveria e re t’i bëjë këto reforma: 1. Të ndryshohet sistemi zgjedhor; 2. Të hiqet ndalesa e publikimit të veprave penale të lidhura dhe që dalin nga bisedat e përgjuara; 3. Të mos pengohet puna e Komisionit antikorrupsion(s’ka nevojë për kësi zv/kryeministër); 4. Të çarmatosen militantët partiakë, të…
Blloku 2 i “TEC Manasti”r prej orës 2:45 është sinkronizuar me sistemin elektroenergjetik të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Prodhimi i energjisë elektrike nga kombinati vazhdon pa penguar edhe nga Blloku 1. Kështu njoftojnë nga “Elektranat e Maqedonisë së Veriut (EMV)”. Ata thonë se po punojnë në riparimin e Bllokut 3. “Në deponinë për qymyr në TEC Manastir momentalisht ka mjaftueshëm qymyr për prodhim të vazhdueshëm të energjisë elektrike për nevojat e amvisërive, ndërsa sasitë plotësohen dhe rriten vazhdimisht”, thonë nga EMV. Sipas tyre, ekipi ekspertë i të punësuarve në TEC Manastir dhe në kompanitë energjetike në vend vazhdon me…
Drejtoria e TIDZ-së bën të ditur se ndriçimi rrugor në pjesë të zonave industriale në të gjithë vendin është reduktuar, ndërsa tabelat e dritës së jashtme në vetë objektin administrativ janë fikur plotësisht. Kjo lëvizje vjen si një kontribut për tejkalimin e krizës në sektorin e energjisë. Vendimi është marrë në bashkëpunim dhe konsultim me kompanitë në zona dhe zbatohet në pjesë të caktuara që konsiderohen se ndriçimi nuk është i nevojshëm dhe nuk do të prishë funksionimin e tyre. Kjo masë do të zbatohet gjatë krizës 30-ditore të shpallur nga Qeveria. “Drejtoria e TIDZ-së, si institucion me përgjegjësi shoqërore,…
Aleksandar Petliçovski, doktor nga Instituti i Imunobiologjisë në një intervistë për Radio Evropa e Lirë, tha se janë të arsyeshme kufizimet ndaj të pavaksinuarve. Sipas tij, janë të kuptueshme masat kufizuesе që do të rrisin shkallën e vaksinimit, pasi sipas të gjitha dëshmive shkencore, vaksinimi është rruga më e qartë për të dalë nga kriza. Petliçovski shtoi se ende nuk dihet se sa do të zgjasë periudha e mbrojtjes nga doza e tretë, apo i ashtuquajturi “përforcues” kundër koronavirusit. Aleksandar Petliçovski, doktor nga Instituti i Imunobiologjisë “Masat restriktive japin më shumë rezultate, dhe nënkuptojnë ndalim të vizitave në ambiente të…
Dorëheqja e kryeministrit Zoran zaev është shumë e qartë, është e qartë se opozita në mënyrë selektive i ndjek mediat dhe raportimet. Zaevi edhe në Qeveri edhe në parti dha dorëheqje, por si parti politike në organet e partisë vendosëm të shtyhen deri në stabilizimin e shtetit, deklaroi Sllavjanka Pettrovska, deputete e LSDM-së në konferencën e sotme për shtyp. E pyetur si pret të zhvillohet kriza politike dhe nëse punojnë në rritjen e shumicës parlamentare, Petrovska theksoi se njëri ndër proceset për stabilizimin e shtetit dhe rritjes së shumicës së re ka qenë dita kur opozita ka dashur të votojë…

