Partia opozitare Aleanca për Shqiptarët ka reaguar sërish në lidhje me zjarrin tragjik në Tetovë. Nga kjo parti thonë se ditëve të fundit kanë parë tentime të lloj-llojshme nga institucionet relevante për t’i ikur përgjegjësisë për djegien e 14 personave në spitalin modular. “Shihet qartë, sikurse edhe në shumë raste tjera, se po tentohet që në fund përgjegjësi mos të mbajë askush dhe fajtorët të ngelin pa emër. Siç e dini spitalet modulare në vend janë ndërtuar me hua nga Banka Botërore. Ne kemi parë dokumentacionin e tenderimit, ku ndër të tjerat shihet qartë se cilat institucione janë përgjegjëse për…
Author: Hamdi Kumanova
Në Universitetin e Tetovës, prej 14 deri më 17 shtator do të zhvillohet afati i dytë i regjistrimit të studentëve të rinj për vitin akademik 2021/2022. Pas përfundimit të afatit të parë, Universiteti i Tetovës, ka shpallur Konkurs për plotësimin e vendeve të lira në programet studimore të 13 fakulteteve. Nga Komisioni për regjistrimin e studentëve, thonë se pas përmbylljes së afatit të parë të regjistrimit, edhe në këtë afat interesimi i kandidatëve për t’u regjistruar në Universitetin tonë vërehet në të gjitha njësitë akademike dhe në programet studimore të cilat janë të shpallura në Konkurs. Sipas Konkursit të shpallur…
Sipas ekspertëve nuk i takon kryeministrit të vendosë për dorëheqjet morale të ministrave, por të njëjtat duhet të procedohen menjëherë. Sipas profesorit Jeton Shasivari nëse dorëheqja e ministrit të Shëndetësisë Filipçe injorohet, përgjegjësia bie mbi tërë Qeverinë. “Nëse kreu i Qeverisë vendos ti injoroj këto dorëheqje morale, atëherë me automatizëm këto dorëheqje do transformohen në përgjegjësi kolektive të Qeverisë, dhe ajo praktikisht do të thotë se në vendin tonë ka nivel shumë të ulët të kulturës politike dhe traditës politike, ndërsa porosia që do i dërgohet opinion është se në shtetin tonë nocioni ministër dhe përgjegjësi morale janë thjesht nocione…
Bashkimi Demokratik për Integrim në zgjedhjet lokal do të garojë me 35 lista për këshilltarë dhe 19 kandidat për kryetar komune, theksoi kështu në konferencën për shtyp Arta Bilalli Zendeli nga BDI. Ajo mes tjerave tha se listat e BDI-së përbëhen prej emrave eminent nga Shoqëria civile, përfaqësues të rinisë, gra dhe personalitete të suksesshme nga sfera të ndryshme. Arta Bilalli Zendeli nga BDI mes tjerave tha se në këto zgjedhje në gjashtë komuna, si në Strugë, Çair, Shuto Orizare, Manastir, Mavrovë dhe Kumanovë, bartëse të Listave për në Këshillin komunal do të jenë gra. Fjalimi i plotë i znj.…
Më shumë se gjysmë milion qytetarë janë regjistruar nga 5 -13 shtator. Deri më tani më shumë qytetarë janë regjistruar në Kumanovë, Manastir dhe Prilep. Rezultatet e regjistrimit deri më 13 shtator 2021 Qytetarë – 512 457 Amvisëri – 158 519 Banesa – 212 464 Drejtori i Entit të Statistikave Apostoll Simovski, tha se janë kapërcyer të gjitha problemet teknike të cilat e penguan për 4 ditë me radhë procesin. Simovski tha se operacioni statistikor po zhvillohet me ritëm të shpejtë. Do të më lejoni që edhe unë të falënderoj të gjithë qytetarët për pjesëmarrjen masive në operacionin tonë dhe…
Rënie infektimi nga koronavirusi për 24.9%. Probabiliteti i rasteve pozitiv në raport me numrin e testeve 10%. Janë shëruar 3.946 persona, rritje për 4.6% nga java e kaluar, ndërsa 31 raste të reja të infektimeve, që i bie për 13,9% më pak nga java e kaluar. Janë regjistruar dhe 142 raste të vdekjeve për 1 javë. Rritje incidencës në periudhë dy javore është shënuar në 7 qytete. Qytetet tjera kanë rënie nga 8-78%, thuhet në raportin javor të Institutit të Shëndetit Publik (ISHP)
Deri të premten moti do të jetë stabil dhe i ngrohtë, ndërsa temperatura ditore do të arrij deri në 35 gradë Celsiusë. Të shtunën do të ketë paraqitje të jostabilitetit lokal me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të përforcuar. Nga e diela temperaturat do të jenë në ulje, njoftojnë nga Enti Hidrometeorologjik. – Advertisements – Ndërkohë moti nesër do të jetë me diell dhe vranësira lokale. Temperatura e mëngjesit do të jetë në interval prej 5 deri në 14 gradë, ndërsa ajo e ditës prej 24 deri në 35 gradë Celsiusë. Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë…
Kreu i shtetit, Stevo Pendarovski në një intervistë për DW tha se nuk janë prishur mardhëniet mes Qeverisë dhe Presidencës, transmeton Alsat. Këto deklarata të presidentit vijnë pasi në një intervistë për “360 Gradë” në Alsat, kreu i shtetit dha disa deklarata me ton kritik drejtuar Qeverisë pas tragjedisë në Tetovë. “Megjithëse në disa raste kemi pasur mendime të ndryshme për disa projekte të caktuara ligjore ose për raste të shkeljes të ligjit nga zyrtarë të lartë, këto janë gjëra normale kur keni bashkëjetesë mes demokratëve. Për të qenë edhe më të saktë – për këto, gati dy vjet e…
Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në “Facebook” parashtroi 10 pyetje për të cilat opinioni nuk ka marrë përgjigje nga kryeministri Zaev dhe nga ministri Filipçe. “Politikën anash, anash edhe mungesën e moralit që e pamë se nuk e kanë, pyetjen që çdo njeri i parashtron janë brenda sensit të përbashkët: “Si janë ndërtuar spitalet modulare, çfarë materiale dhe në cilën mënyrë? A ka kërkuar Ministria e Shëndetësisë nga ndërtuesi standardet minimale për ndërtimin e këtyre objekteve? Sa është paguar për ndërtimin e tyre dhe a përkon me prodhimin e marrë? Pse nuk ka pasur pajisje kundër zjarrit dhe sistem për…
Ministria e Punëve të Brendshme njofton se policia e rajonit të Çairit gjatë ditës së djeshme ka arrestuar një 20-vjeçar nga Kratova, pasi i njëjti ka raportuar për “vepër të rreme penale”, transmeton Alsat. “Me datë 06.09.2021, në Stacionin Policor të Çairit, D.I. ka raportuar se në rrugën “Goce Stojçevski” i është marrë makina “VW Tuareg” me targa të Italisë Policia ka konstatuar se bëhet fjalë për raportim të rremë”, shtojnë nga MPB. MPB njofton se personi në fjalë la pranuar veprën, ndërkaq ka njoftuar se veprën e ka kryer pasi ka dashur që të fsheh nga familja borxhin që…
Ambasada e parë e fëmijëve Megjashi kërkon nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës të vendoset testim i detyryar falas për të gjithë nxënësit dhe personelit në shkolla në mënyrë që të parandalojë përhapjen e pakontrolluar të virusit në shkolla. “Jemi të vetëdijshëm dhe kemi informacione të shumta që vijnë nga prindërit, fëmijët, anëtarët familjarë dhe nga mësimdhënësit se viti i ri shkollor me prani fizike paraqet rrezik ndaj shëndetit si për fëmijët ashtu edhe për të punësuarit për shkak të mënyrës jo të duhur të organizimit të mësimit”, thonë nga Megjashi. Sipas tyre, jotransparenca e MASH dhe mungesa e informacioneve…
Gjatë ditës së djeshme (13.09.2021) në ora 14:45 minuta në një park në rrugën “11 Tetori”, në Shkup, policia ka privuar nga liria 32 vjeçarin E.D. nga Shkupi, për shkak të dyshimit se ka kryer dy vepra penale “vjedhje e rëndë”, në një librari në rrugën “Gjuro Strugar”, në Shkup. Në bisedë informative me zyrtarët policorë, ai ka pranuar veprën. Për rastin është njoftuar edhe Prokurori Publik dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të ngritët padi adekuate.

