Në shtetin fqinj, gjegjësisht në Bullgari sot mbahen zgjedhje parlamentare dhe presidenciale. Të drejtë vote kanë edhe shtetasit bullgar që jetojnë në Maqedoninë e Veriut, të cilt sot dolin për të votuar në Ambasadën e Bullgarisë në Shkup. Më parë, nga Ambasada theksuan se të drejtë vote kanë të gjithë shtetasit bullgar që kanë dokumente valide të shtetit bullgar.
““Mund të votohet me dokumente personale – letërnjoftim ose pasaportë, si dhe me dokumente të skaduara pas datës 13 mars 2020, pa u vazhduar. Vota është e drejtë kushtetuese e çdo qytetari bullgar”, thuhet në deklaratën e Ambasadës së Republikës së Bullgarisë në vend.