Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar, se sot, në ora 04:30 në Kavadar policët nga Stacioni policor në Kavadar e kanë privuar nga liria H.S.(45) nga Kavadari.
Siç qëndron në kumtesën e MPB-së, ai dyshohet se më 15.11.2021 rreth orës 23:30 gjatë përleshjes fizike ndërmjet më shumë njerëz në rrugën “Metodia Xhunov” në “Lagjen Brushansko” në Kavadar, ku janë përdorur mjete të forta, me mjet të mprehtë ka shkaktuar plagë te Z.P.(59) nga Kavadari i cili më vonë ka vdekur në spital në Kavadar, transmeton TV21.
Në lidhje me rastin, nga MPB-ja njoftojnë se në stacionin policor janë kryer biseda informative me S.S.(37), A.A.(63) dhe Xh.H.(19), të gjithë nga Kavadari dhe ndërmerren masat për zbardhjen e rastit.