Ka arritur në pesë numri i personave të arrestuar nga protesta e djeshme në Tetovë. Nga Sektori i Punëve të Brendshme në Tetovë konfirmuan se dy persona u ndaluan nga policia gjatë ditës së djeshme, një mbrëmë dhe dy të tjerët sot paradite. SPB Tetovë “Personat janë mbajtur në stacionin policorë në Tetovë. Tre persona janë nga Tetova, një nga Kërçova dhe një nga fshati Veshallë i Tetovës. Të njejtit do të dërgohen gjatë ditës para prokurorit publik për procedurë hetimore paraprake”. Gjatë ditës së djeshme në qytetin e Tetovës u mbajt protestë në të cilën kërkoheshte përgjegjësi për tragjedinë…
Author: Hamdi Kumanova
Tetova, Kërçova dhe Negotina janë qytetet ku është rritur më shumë numri i qytetarëve të vaksinuar muajin e kaluar pas aplikimit të masave kufizuese. Edhe pse banorët e Tetovës dhe Kërçovës ishin në listën e qytetarëve më pak të vaksinuar në krahasim me qytetet e tjera vetëm një muaj më parë, tani ata kanë një rritje prej gati 20 përqind të atyre të vaksinuar me dozën e parë. Pasi filluan të vlejnë masat me të cilat kërkohet certifikatë për hyrje në vende të caktuara në mbarë shtetin është rritur numri i vaksinimit për 14 përqind. Tani më pak të vaksinuar…
Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovska nuk heq dorë nga qëndrimi I saj se shkollat duhet të punojnë sipas konceptit të ri mësimor, posaçërisht për klasën e parë dhe të katërt. Në emisionin 360 gradë në Alsat, Carovska sërish tha se shkollat me kohë janë furnizuar me numrin e librave të kërkuar dhe mjeteve digjitale për mësim, me përjashtim të rasteve të caktuara. “MASH-i për herë të parë këtë vit më 1 shtator i ka shpërndarë të gjithë librat e kërkuar mes çka edhe libra krejtësisht të ri për klasën e parë dhe për të katërtën libra digjital. Të…
Në arsimin e mesëm të gjimnazit dhe atë të arsimit profesional është përpiluar projekt-koncept i ri për maturën shtetërore të nxënësve i cili është zhvilluar nga grupi profesional i punës nga Qendra e Provimeve Shtetërore në periudhën e fundit, projekt i cili tani është në pritje për tu nënshkruar nga Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovska. Pra këto ndryshime thelbësore të provimeve të maturës parashikohen të jetë në funksion nga viti i ardhshëm shkollor, i cili do të parasheh që nxënësit të cilët janë në vitin e fundit shkollor të kenë mundësinë që t’i nënshtrohen provimeve të maturës nga…
Baza ligjore për të filluar përdorimi i materialeve mësimore digjitale ekziston, tha Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska mbrëmë në emisionin “360. gradë ”, duke iu përgjigjur pyetjes nëse ekziston bazë ligjore t filluar me përdorimin e materialeve mësimore digjitale në përputhje me Konceptin e ri. “Nuk duhet fare të presim që zgjedhjet të përfundojnë, as që kjo qeveri të largohet. Të gjitha institucionet e sistemit gjyqësor sot mund të vijnë dhe t’i kërkojnë të gjitha informacionet nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe BZHA dhe të shohin cilat janë spekulimet që Aleksandar Nikollovski nga VMRO DPMNE po publikon…
“Përveç librit, fletores, shkumësit dhe dërrasës së zezë nuk kemi asgjë tjetër. Nuk kemi as laptop, as tablet, as smart tabela, në fakt edhe internet nuk kemi. “. Me këto pak fjalë, mësuesja Gjylsere Livareka përshkruan gjendjen dhe kushtet momentale të shkollës fillore periferike “Sami Frashëri” të fshatit Matkë të komunës së Sarajit. Ajo tha se zbatimi i konceptit të ri mësimor është i dështuar në këtë shkollë. Siç tha LIvareka procesi mësimor vështirësohet edhe më shumë për shkak se klasa e saj përfshinë nxënës të kombinuar nga klasa e parë, e dytë dhe e pestë. “Mendoj…
VMRO-DPMNE e pyet ministrin e Shëndetësisë Venko Filipçen se përse ende nuk kanë treguar se me çfare ishte ndërtuar spitali i modeluar në Tetovë dhe si u dogj ai për vetëm 2 minuta. Sipas partisë opozitare ka edhe shumë pyetje që edhe 10 ditë pas tragjedisë po presin përgjigje, të cilat përgjigje siç thonë, Zoran Zaev, Venko Filipçe së bashku me drejtorat e BDI-së duhet t’u japin përgjigje. VMRO-DPMNE “Së pari, si janë ndërtuar spitalet e modeluara, nga çfarë materiali dhe në çfarë mënyre? Së dyti, a ka kërkuar dhe ofruar Ministria e Shëndetësisë specifikime dhe standard për ndërtimin e…
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) sot ka prezantuar një nga pesë përbetimet e Programit zgjedhor, atë të përfshirjes së qytetarëve në vendimmarrje. Agim Nuhiu nga BDI në konferencën e sotme për shtyp ka theksuar se politika e përditshme nënkupton marrje të vendimeve të shpeshta dhe të rëndësishme të cilat ndikojnë në jetën e përditshme të qytetarëve dhe të ardhmen e tyre. Sipas tij, të gjithë kryetarët e komunave obligohen të organizojnë referendum për të gjitha çështjet e rëndësishme dhe të respektojnë vullnetin e shumicës së qytetarëve. Nuhiu mes tjerash potencoi se në listat e BDI-së për këshilltarë komunal ka…
Policia e Tetovës sot ndaloi edhe dy persona të tjerë për pjesëmarrje në protestën e djeshme në Reçicë të Vogël, kur një grup personash u përpoqën të kalonin përmes një kordoni policor për të arritur në selinë e partisë Bashkimi Demokratik për Integrime (BDI). Deri më tani, pesë persona janë të ndaluar dhe po mbahen në stacionin policor të Tetovës. “Këtë mëngjes, dy persona të tjerë janë arrestuar, V.A. (lindur 1988) dhe A.S. (1991), të dy nga Tetova. Pesë personat u ndaluan në stacionin policor të Tetovës. Rasti është i dokumentuar dhe në koordinim dhe konsultim me Prokurorin Publik përgatitet…
Pas tragjedisë së rëndë ku humbën jetën 14 persona nga rajoni i Tetovës si pasojë e djegies së spitalit modular, janë shtrënguar dukshëm masat sa i përket vizitave të familjarëve në reparte të ndryshme në kuadër të Spitalit Klinik të Tetovës. Disa familjarë para repartit infektiv në kuadër të Spitalit Klinik të Tetovës theksojnë se tashmë nuk lejohet hyrja brenda. Një qytetar nga Tetova, që kishte të vëllain e infektuar me koronavirus në repartin infektiv, thotë se nuk lejohet që të qëndrojnë brenda. Sipas tij, në kontakt e sipër me vëllain, ka trajtim mjekësor të mirë brenda. “Unë tash kam…
“Opozita i ka fajet”. Kjo është retorika më banale dhe përgjigja e vetme që dëgjojmë nga regjimi hibrid sa herë që përballen me realitetin e hidhur për mënyrën se si kanë qeverisur vendin. Agim Nuhiu, t’u ka trashë zullumi! Pas 27 prillit, t’u shtua edhe 8 shtatori. Agim, e dimë që s’ke dëgjuar për dorëheqjen e as ne gjenin tuaj politik nuk e keni aplikuar moralin politik e njerëzor. Sot duhet të tregoni deri ku kanë arritur hetimet për djegien e Spitalit modular në Tetovë, kush do të mbajë përgjegjësi për 14 jetë të djegura në zjarr?
Në kohën kur po bëhen lojrëa politike me “Ballkanin e Hapur” dhe kërcënimet e Vuçiqit për luftë, NATO zbarkon në Strugë dhe Ohër të Maqedonise (NATO Exercise North Macedonia 2021), njofton gazeta zvicerane në shqip Le Canton27.ch Ushtrimi i NATO -s EADRCC Maqedonia e Veriut 2021. Ushtrimi “MAQEDONIA VERIORE 2021”, e bashkëorganizuar nga Qendra Koordinuese Euro-Atlantike e NATO-s për Reagimin e Fatkeqësive (EADRCC) dhe Qendra për Menaxhimin e Krizave në Maqedoninë e Veriut, do të zhvillohet nga 20 deri më 23 shtator 2021. Ky ushtrim zhvillohet në zonën e Ohrit dhe Strugës.

