Vaksinim të detyrueshëm për të gjithë të punësuarit në institucionet shtetërore, ka propozuar Komisioni për sëmundje ngjitëse. Personat e pa vaksinuar do të detyrohen të tregojnë test negative PCRpër së paku 72 orët e fundit të cilin do ta paguajnë vetë. Si dëshmi mund të përdoret edhe certifikata e cila dëshmon se personi e ka kaluar virusin 45 ditë më parë.
Ata të cilët do të mund të hyjnë të pa vaksinuar nëpër vendet e tyre të punës do jenë vetëm personat të cilët me rekomandim nga mjeku specialist, nuk guxojnë ta pranojnë vaksinën kundër virusit korona.