Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se policia dje gjatë kontrollit në territorin e Shkupit ka dënuar 112 shoferë, prej të cilëve 38 për vozitje me shpejtësi më të madhe se e lejuara. Nëntë gjoba janë shqiptuar për drejtimin e automjetit pa patentë shofer, nëntë sanksione për kalim në semafor të mbyllur (ngjyrë e kuqe), dy sanksione për drejtimin e automjetit nën ndikimin e alkoolit, dhjetë gjoba për shfrytëzimin e telefonit celular gjatë drejtimit të automjetit, tri gjoba për errësimin e xhameve në mënyrë të parregullt dhe dy gjoba për shoferët e motoçikletave. “Kontrollimet e përforcuara në trafik do…
Author: Hamdi Kumanova
Presidenti Stevo Pendarovski paradite me nderime më të larta shtetërore dhe ushtarake në Vila Vodno ka pritur presidentin e Republikës së Polonisë, Andzhej Duda, i cili qëndron për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Është paraparë që dy presidentët të mbajnë tet-a-tet takim, pas çka vijon mbledhje plenare e dy delegacioneve. Në kuadër të vizitës zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut, presidenti Duda do të realizojë takim edhe me kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi dhe me kryetarin e Qeverisë, Zoran Zaev. Pendarovski dhe Duda do të marrin pjesë dhe do të mbajnë fjalim në hapjen e…
Rritje ekonomike dhe cilësi më të mirë të jetës së qytetarëve, janë në fokus të kësaj qeverie. Në këtë drejtim është projektuar edhe projekt-buxheti për vitin 2022, shkruan kryeministri Zoran Zaev në profilin e tij zyrtar në Facebook. Ai me këtë rast thekson se të hyrat e përgjithshme janë për 7,4 për qind më të larta se në vitin 2021 dhe janë planifikuar në 238,9 miliardë denarë, ndërsa shpenzimet janë për 1,4 për qind më të larta se në vitin 2021 dhe janë planifikuar në vlerë prej 272,4 miliardë denarë. Investimet kapitale janë projektuar në nivelin prej 37,8 miliardë denarë…
Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska thotë se gjendja me virusin korona nëpër shkolla është stabile. Ajo gjithashtu shtoi se pikërisht për këtë fakt është në interes më të mirë të nxënësve që shkollat të mbesin të hapura. Mbi 75 përqind nga mësimdhënësit janë të vaksinuar, shtoi ministrja ndërsa nga fillimi i vitit shkollor deri më sot, siç tha, nuk ka tejkalim të 0,3 përqind nxënës pozitiv dhe aktiv në arsimin fillor dhe të mesëm, ndërsa në bazë ditore nuk ka tejkalim të 0,03 përqind, përkatësisht përqindja lëviz prej 0,01 deri në 0,03. “Për shkak se shkollat duhet të…
Në Universitetin e Tetovës sot përmes një ceremonie solemne u bë ndarja e bursave për studentët me sukses të dalluar. Për vitin akademik 2021/22 bursa përfituan rreth 90 studentë që i ndjekin studimet e ciklit të parë dhe të dytë. Studentëve me fjalë përshëndetëse iu drejtua prorektori për arsim i Universitetit të Tetovës Prof. Dr. Reshat Qahili. Ai në fjalën e tij tha se Universiteti i Tetovës, si vatra e arsimit të lartë në gjuhën shqipe dhe qendra e hulumtimit në vendin tonë e më gjerë, për çdo vit i realizon prioritetet e veprimtarisë akademike, dhe në këtë mënyrë shënon…
Konfederata e Organizatave të Sindikatës e Maqedonisë (KSOM) nuk pajtohet me masat e fundit të propozuara sot nga Komisioni për Sëmundje Infektive, të cilat vlejnë për të punësuarit në sektorin publik. “Si sindikatë e konsiderojmë të papranueshme cenimin e zgjedhjes së lirë të punëtorëve për çështjen e imunizimit nga Kovid 19. Shumica e punëtorëve tashmë janë vaksinuar, por ka disa punonjës që kanë vendosur të mos vaksinohen për arsye personale apo shëndetësore dhe sindikata e respekton fuqimisht zgjedhjen e tyre. Si KSOM e mirëpritëm fushatën dhe edukimin e punëtorëve lidhur me vaksinimin, por në fund secili vendos për trupin e…
Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK), në seancën e sotme të 55-të, solli vendim për dorëzimin e urdhërpagesës kundërvajtëse kundër një drejtori të mëparshëm të një burgu, i cili derisa ka kryer funksionin e ka punësuar djalin e tij në burgun e njëjtë. Kundër drejtorit, i cili në shkurt të këtij viti është shkarkuar nga funksioni, kryetarja e KSHPK, Biljana Ivanovska tha se do të dorëzohet edhe urdhërpagesë kundërvajtëse edhe për mosparaqitjen e personit të afërt për arsye se nuk ka dorëzuar listë anketimi, pas ndërprerjes së funksionit. Ivanovska, duke referuar për rastin, tha se drejtori ka sjellë vendim…
Qeveria e Maqedonisë së Veriut po përgatit ndërkohë edhe ndryshimet dhe plotësimet në Ligjin për Marrëdhëniet e Punës që përcakton të dielën si ditë pushimi javor. “Me këtë Propozim-ligj mundësohet që mbi 92% e të punësuarve të pushojnë të dielën dhe me këtë të krijojnë baraspeshë mes jetës private dhe asaj profesionale. Ndryshimet parashikojnë së paku 50% mëditje më të lartë dhe ditë të lirë, për ata që do të punojnë të dielave.”,- theksoi zëdhënësi i Qeverisë, Muhamet Hoxha. Ekzekutivi pret që këto ndryshime të miratohen në Kuvend, sepse janë në drejtim të avancimit të të drejtave të punëtorëve.
Maqedonia e Veriut është radhitur në krye të listës së vendeve me ajër të ndotur. Në bazën globale të të dhënave, NUMBEO, e cila prezanton shkallën e ndotjes së ajrit në nivel botëror, qyteti i Tetovës listohet i dyti, pas qytetit Katmandu në Nepal. Ajër i ndotur konsiderohet kur nivelet e grimcave PM2.5, të cilat mund të bllokojnë mushkëritë e njerëzve, janë shumë të larta. Sipas udhëzimeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, nëse këto nivele janë midis zeros dhe 50, cilësia e ajrit konsiderohet “e mirë”. Nëse janë midis 51 dhe 100, cilësia e ajrit është “e kënaqshme” dhe përmbi…
Komisioni kundër korrupsionit rekomandon që institucionet ta tërheqin nga përdorimi sistemin balancues i cili gjatë punësimeve në institucione ndihmon për përfaqësim të drejtë dhe adekuat në baza etnike. Kjo për shkak se, siç deklaron kryetarja e komisionit për anti korrupsion, Biljana Ivanovska, në këtë institucion kanë arritur numër i madh i lëndëve me raste kur kandidatët për punësim, e kanë ndryshuar nacionalitetin, me qëllim që t’i plotësojnë kushtet e kërkuara nga balancuesi e të punësohen. Ivanovska ka përmendur edhe rast konkret ku është konstatuar se në Agjencinë për Punësim, një kandidat maqedonas, është pranuar në punë si shqiptar.
Një tjetër tërmet është regjistruar në Maqedoninë e Veriut. Një tërmet me magnitudë 2.3 ka ndodhur sot 13 km në verilindje të Ohrit, njofton EMSC. Tërmeti ka ndodhur pak pas orës 23:00. Dje poashtu ka ndodhur një tërmet në afërsi të Kërçovës, me magnitudë 3.5 ballë dhe është ndjerë në pjesët jugperëndimore të Maqedonisë.
Bashkimi Demokratik për Integrim vlerëson se i gjithë procesi i raundit të parë dhe raundit të dytë të zgjedhjeve lokale në vend u zhvillua sipas të gjitha standardeve demokratike dhe qytetarët në mënyrë të lirë shprehën vullnetin e tyre për ofertat programore të subjekteve politike në garë. Edhe në Dibër ku më 14 Nëntor u zhvillua raundi i dytë i zgjedhjeve lokale, i gjithë procesi kaloi në atmosferë të qetë dhe demokratike, ku qytetarët dhanë verdiktin e tyre për fitoren e kandidatit të Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Hekuran Duka. Humbësit e zgjedhjeve në vend që të përpiqen të gjejnë…

