Një person ka mbetur i lënduar nga një send i mprehtë në fshatin Mateç të Komunës së Likovës, pasi është sulmuar nga disa persona. Me datë 18.11.2021 në ora 10.45 në SPB Kumanovë – Sektori Policor Mateç, B.Z. (35) nga fshati Goshincë, Komuna e Likovës, ka raportuar se O.O. (48)nga fshati Mateç, Komuna e Likovës, ka sulmuar fizikisht H.Z., duke e lënduar me objekt të mprehtë, njofton Ministria e Brendshme Në lidhje me rastin, O.O. ka raportuar se gjatë rrugës për në fshat është sulmuar fizikisht nga H.Z. dhe disa të tjerë. Policia shtoi se po merren masa për zbardhjen…
Author: Hamdi Kumanova
Kryetarja e Partisë Socialiste të Bullgarisë, Kornelia Ninova, e cila ka gjasa të jetë pjesë e qeverisë së re bullgare, tha se Maqedonia nuk do të anëtarësohet në Bashkimin Evropian nëse, siç tha ajo, fshin historinë e Bullgarisë. “Kemi vullnetin për të krijuar një qeveri dhe për të siguruar një shumicë që në ditët e para do të miratojë buxhetin dhe do të lëvizë të gjitha masat për të ndihmuar njerëzit dhe bizneset. Kam frikë se në këto negociata do të ketë disa çështje shumë të diskutueshme dhe jam pengesë për zgjidhjen e tyre. Ata e dinë se ndërsa unë…
Bullgaria e ka humbur të gjithë përparësinë e saj si anëtare e BE-së, sepse asnjë vend i BE-së nuk e ka përkrahur Sofjen. Ish zëvendësministri bullgar i Punëve të Jashtme, Lubomir Quçukov, për BNT deklaroi se Bullgaria në gjashtë vitet e fundit e ka theksuar qasjen e saj ndaj Maqedonisë së Veriut, ndërsa në mars të këtij viti, presidenti Rumen Radev e vendosi në fokus mbrojtjen e të drejtave të bullgarëve në Maqedoninë e Veriut. Lubomir Quçukov, ish zëvendësministri bullgar i Punëve të Jashtme “Kështu Bullgaria ka arritur të dalë nga mbrojtja rrethore dhe tashmë ka ofruar mënyrë se si…
Kushti anti-evropian nuk mund të jetë kriter për BE-në, thotë zv. kryeministri për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov. Sipas tij, bllokada bullgare për integrimet evropiane të Maqedonisë është investim në antagonizëm në vend të miqësisë. Këtë Dimitrov e tha në diskutimin për politikën e zgjerimit të BE-së me Ballkanin Perëndimor, që u mbajt mëngjesin e sotëm në Madrid. Dimitrov tha se nuk ka bazë ligjore dhe as nuk është e denjë që një shtet në botë të njohë apo të mos njohë një gjuhë. “Nuk mund të krijoni një kusht antievropian dhe ta paraqisni atë si kriter për anëtarësimin e një…
Mbi gjysmë miliardë euro janë rezervuar në propozim-buxhetin e vitit të ardhshëm për pagat e punonjësve të administratës shtetërorë, shkruan Alsat. Ndryshe nga buxheti i këtij viti, për pagat në administratë janë planifikuar 17 milionë euro më shumë. Nëpunësit do të kenë rritje të pagave prej 5 % në shëndetësi, 15 % në gjyqësor dhe prokurori, në arsim dhe kulturë do të rriten pagat për 7 % kurse shërbimet e inspektimit do të kenë rritje prej 10 %. Aktualisht pagat në këto institucione sillen nga 17 mijë deri në 90 mijë denarë, varësisht nga pozita. ARSIMI NGA 17.706 deri në…
I akuzuari Mile Janakievski, pas tre vitesh, sot doli në gjykatë pa përcjellje policore, pasi Apeli dje ia hoqi arrestin shtëpiak. Ai erdhi në gjyq për rastin TNT, që zgjat më shumë se tre vjet dhe është ende në procedurë dëshmuese. Ndërkaq, prokurorja Ruskovska paralajmëron se do të kërkojë siguri për Janakievskin, sepse ekziston rreziku i arratisjes, para se të hyjë në fuqi aktgjykimi prej gjashtë vitesh burg për dhunën e 27 prillit. I pashoqëruar nga policia, por me avokatin e tij. Mile Janakieski, pasi kaloi tre vjet në arrest shtëpiak, sot si qytetar i lirë doli në gjykim për…
Armata e Maqedonisë ka edhe 70 nënoficer të rinjë në sektorin e artelerive, lidhjeve, këmbsori, tek njësit special dhe sektorin ajror. Ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska paralajmëroi se për vitin e ardhëshëm janë siguruar mjete që armatës t’ju sigurohen mjete shtesë transportuese, kurse sektorit të artilerisë do tju sigurohen paisje tjera më moderne të cilat I posedojnë edhe vendet e NATO-së, ndërsa, sektorit të fluturimeve do tju sigurohen helikopter të rinjë të cilët do të fillohen të sillen në vend nga viti 2024. Ajo poashtu potencoi dhe përmendi suksesin e Armatës e cila në afat rekord kohor prej 19 muajve,…
Sot, drejtori i Byrosë për Siguri Publike, Sasho Tasevski në Ministrinë e Punëve të Brendshme realizoi takim pune me me oficerin rajonal për siguri në Ambasadën e SHBA-ve, Hit Vard të cilit i skadon mandati. Drejtori Tasevski me këtë rast e falenderoi Hit Vard-in për bashkëpunimin e jashtëzakonshëm në periudhën e kaluar, me shpresë se ky bashkëpunim do të thellohet në interes të të dy palëve në periudhën që vjen, kurse i dëshiroi mirëseardhje edhe kolegut të tij Majkl Kerns, i cili do të zëvendësojë Vard-in në funksionin e tij. Në takim, nga ana e oficerit të sigurisë në ikje…
Ne e dimë shumë mirë situatën në Ballkanin Perëndimor. Këtu qëndron kontributi ynë në të gjithë këtë proces. Ka shumë situata ku ne mund të shpjegojmë Ballkanin Perëndimor, por edhe t’i mbështesim vendet e Ballkanit Perëndimor në shpjegimet e tyre për Evropën”, tha ministri austriak për bashkëpunim evropian dhe ndërkombëtar Michael Linhart në një intervistë për AIM-n. Sipas tij, Austria është e bindur se Maqedonia e Veriut është e gatshme për procesin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian. “Maqedonia e Veriut është pjesë e Evropës dhe synimi është që Maqedonia e Veriut të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian. Maqedonia…
Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 2.938 teste të kryera janë regjistruar 444 raste të reja me virusin korona. 190 raste janë regjistruar vetëm në Shkup. Autoritetet shëndetësore njoftojnë se regjistruar edhe 467 pacientë të shëruar. Si pasojë e komplikimeve nga Covid-19, brenda 24 orëve jetë kanë ndërruar 11 pacientë të diagnostikuar me koronavirus. Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 211.382 raste, prej të cilëve 195.624 janë shëruar, kurse 7.406 kanë ndërruar jetë. Aktualisht vendi numëron 8.352 raste aktive me Covid-19.
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe thotë se vendi për momentin nuk shqyrton vaksinimin e detyrueshëm kundër Covid-19, përcjell TV21. Filipçe tha se personalisht vlerëson që vaksinimi i detyrueshëm paraqet mënyrë për t’i dhënë fund pandemisë. “Ende nuk ka vend, as rekomandim nga ndonjë institucion ndërkombëtarë që kërkon që kjo vaksinë të bëhet e detyrueshme dhe të futet në kalendar, dhe kjo është diçka që nëse ndodh…sinqerisht besoj që kjo do të jetë një nga mënyrat për të dalë nga kriza gjatë vitit të ardhshëm, edhe ne do ta bënim këtë, por tani nuk ka rekomandime të tilla, kështu që bëjmë…
Ministria për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive dhe Instituti për Trashëgimi Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut organizuan panel diskutimin e rradhës në suaza të manifestimit kulturor – shkencor “Ditët e Alfabetit” me temë “Anton Nikë Berisha, studiues i letërsisë së arbëreshëve të Italisë”. Për të nderuar personalitetin e shquar të studiuesit Anton Nikë Berisha të pranishëm në këtë manifestim ishin zëvendës ministri i mbrojtjes z. Bashkim Hasani, drejtori i Institutit për Trashëgimi Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut z. Skender Asani dhe drejtori i Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës z. Ylber Sela.…

