Sot, drejtori i Byrosë për Siguri Publike, Sasho Tasevski në Ministrinë e Punëve të Brendshme realizoi takim pune me me oficerin rajonal për siguri në Ambasadën e SHBA-ve, Hit Vard të cilit i skadon mandati.
Drejtori Tasevski me këtë rast e falenderoi Hit Vard-in për bashkëpunimin e jashtëzakonshëm në periudhën e kaluar, me shpresë se ky bashkëpunim do të thellohet në interes të të dy palëve në periudhën që vjen, kurse i dëshiroi mirëseardhje edhe kolegut të tij Majkl Kerns, i cili do të zëvendësojë Vard-in në funksionin e tij. Në takim, nga ana e oficerit të sigurisë në ikje Vard edhe një herë u konfirmuan përpjekjet për përkrahjen e vazhdueshme nga ana e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Ameriksë me qëllim të modernizimit të kapaciteteve të Ministrisë së Punëve të Brendshme.



