Kryetari i Komunës së Butelit, Darko Kostovski sot e ka vizituar Sasho Todorovskin nga Buteli i cili e ka shpëtuarpërhapjen e një zjarri të madh në shtëpinë e fqiut Sali, që është shkaktuar prej instalimit elektrik, shkruan Almakos. “Jam i nderuar që sonte jam në vizitë te heroi Sasho Todorovski nga Buteli. Sasho sot e shpëtoi edhe shtëpinë fqinje të Sali nga një zjarr i madh i sigurt gjatë ndezjes së instalimit elektrik. Pasi që askush nga familja Sali nuk ka qenë në shtëpië, dera nga oborri ka qenë e mbyllur, ku gjatë kërcimit prej murit të madh të oborrit,…
Author: Hamdi Kumanova
Një i paraburgosur është arratisur nga dritarja e Gjykatës së Velesit dhe kjo ka ndodhur në momentin kur ka dëgjuar vendimin e gjyqtares se do të shkojë në paraburgim në Shutkë. Ai e ka shtyrë dhe e ka lënduar daktilografisten, e cila ka qenë në sallën e gjyqit. Policisë iu desh gjysmë ore për ta gjetur dhe arrestuar sërish, shkruan SDK.mk, transmeton Portalb.mk. “Ishte rreth orës 10.30 kur një djalë i ri vrapoi para meje, e kaloi rrugën dhe nëpërmjet sokakut të ndërtesës së re dhe u largua në drejtim të lokalitetit Dvorovi. Një polic po vraponte pas tij, prandaj…
Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut janë duke udhëhequr bisedime intensive dhe së shpejti pritet grupet e punës të arrijnë rezultate konkrete, deklaroi sot ambasadori bullgar në Tiranë, Momçill Rajçevski. “Jemi në një periudhë bisedimesh shumë intensive me Maqedoninë e Veriut. Qeveria e re bullgare ka ngritur 10 grupe pune që punojnë për një interes të përbashkët dhe presim që së shpejti të arrijmë rezultate konkrete. Presidenti Meta zhvilloi një vizitë zyrtare në Sofje, ku presidenti bullgar theksoi mbështetjen e pakushtëzuar të Bullgarisë për integrimin e Republikës së Shqipërisë”, deklaroi Rajçevski në përgjigje të pyetjes së gazetarëve nëse Bullgaria e mbështet…
Mbështetja e BE-së për zhvillim rajonal të turizmit, mbrojtja e trashëgimisë kulturore dhe natyrore, janë të rëndësishme për zhvillimin e bashkësive lokale dhe ndërtimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore, njoftoi në profilin e tij në Fejsbuk zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq. “Projekti ‘Smart-kul-tur’ ka kontribut të madh për bashkëpunimin ndërkufitar në rajon dhe për rritjen e cilësisë së ofertës turistike me përfshirjen më të gjerë rajonale duke filluar nga Manastiri përmes Prespës deri në Korçë, i realizuar në kuadër të programit për bashkëpunim ndërkufitar përmes Maqedonisë së Veriut – Shqipërisë 2014-2020”, thekson Mariçiq. Në kuadër të projektit, siç bëhet…
Pesha e çantës që bartin nxënësit e klasave të ulëta, është problem që po i përcjellë ata tash e disa vite. Madje prej ngarkesës së madhe që bartin, nxënësit në krahasim me moshën që kanë, po ballafaqohen edhe me dhimbje të boshtit kurrizor. Çantat e ngarkuara tash e sa kohë janë problem për nxënësit dhe prindërit në gjithë Kosovën, problem ky që nuk po ndryshon. Fëmijët ankohen për peshën e çantës në shumë shkolla të vendit tonë, megjithatë, KosovaPress, ka zgjedhur që të jetë nëshkollës fillore “Faik Konica”. Nxënësja e kësaj shkolle, Yllza Mulliqi, ka thënë për KosovaPress, se nga…
Lidhur me vdekjen e hendbollistit kroat, Klinika KARIL në Q.K.U. “Nënë Tereza” hodhi poshtë zërat se kroati Denis Toth humbi jetën nga neglizhenca mjekësore. Ata thanë se gjysmë ore i bënë reanimacion kardio-pulmonar duke i rikthyer pulsin e zemrës. Por, një ënjtje e trurit u shfaq në incizimin kompjuterik. Nga Qendra e Emergjencës së Klinikës thanë se të gjitha ekipet e Neurokirurgjisë, Kirurgjisë Abdominale, Torakales dhe Traumatologjisë janë thirrur për të sqaruar mbi gjetjet e tomografisë kompjuterike. “Në reagimin e Qendrës Klinike Universitare për rastin e hendbollistit kroat, thonë se është pranuar në orët e hershme të 7 prillit dhe…
Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë bërë 2.046 testime për coronavirus, ndërsa 142 raste kanë rezultuar pozitiv. Prej tyre shumica janë në Shkup (79), ndërsa 28 raste janë riinfektime. Nga MSH informojnë se në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 4 pacientë, ndërsa nga sistemi “Termini im” janë paraqitur edhe 3 pacientë të vdekur, të cilët kanë ndërruar jetë në periudhën prej 16 deri 19 mars 20222. ISHP në 24 orët e fundit ka regjistruar 105 pacientë të shëruar. Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 307.796,…
Katër muaj pas fillimit të strategjisë së re për bashkëpunim me Bullgarinë, në më shumë fusha dhe me dinamikë më të madhe, dy qeveritë ende janë në fazën e “shkëmbimit të ideve”. Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski në bisedë për Agjencinë “AIM” thotë se “ende nuk ekziston dokument i përbashkët i pranueshëm”, që do të miratohej nga Sofja dhe nga Shkupi në mënyrë që të zhbllokohet rruga evropiane e vendit. Në forumin ekonomik në Delfi, Greqi, Kovaçevski ka theksuar se SHBA-të dhe BE-ja sërish janë angazhuar për përshpejtim të procesit, por përmes tejkalimit të çështjeve të hapura politike…
Në Tetovë ekziston vetëm një stacion për matjen e ndotjes së ajrit ambiental dhe ka disa vite që ai gjendet në oborrin e shkollës fillore “Kirili dhe Metodi” në pjesën jugore të qytetit. Kur në oborrin e shkollës, aty ku ishte kaldaja për ngrohje qendrore të shkollës, u ndërtua një kopsht për fëmijë, kaldaja u dislokua dhe tani ndodhet vetëm disa metra larg stacionit matës. Kjo vë në pikëpyetje saktësinë e të dhënave që i jep stacioni, pasi tashmë nuk i plotëson kriteret bazë për vendndodhjen e tij. “Pikë kritike për vendosjen e stacionit matës të monitorimit të ajrit ambiental…
Klinika e Shkupit ka dënuar të gjitha spekulimet në publik gjatë ditës së kaluar në lidhje me transparencën për vdekjen tragjike të hendbollistit të ri dhe përmes një kumtese tregon dy fakte për rastin: “Ashpër i dënojmë të gjitha spekulimet sa i përket transparencës për këtë ngjarje tragjike. Që nga pranimi e theksuam rëndësinë e situatës në të cilën pacienti është pranuar dhe të gjitha përpjekjet për reanimacion. Shpresojmë se institucionet kompetente do ta zbardhin rastin shpejtë. Familjes edhe një herë i shprehim ngushëllime të thella për humbjen e tyre”, njoftojnë nga Klinika. Ata shtojnë se pacienti ishte pranuar herët…
Gastronomët nga rajoni i Ohrit dhe Strugës synojnë që mungesën e fuqisë punëtore, veçanërisht gjatë sezonit veror, ta zgjidhin me punësime afatshkurtër të personave të punësuar në aktivitete të tjera. Për këtë qëllim është vënë në funksion një platformë e posaçme ku përmes një databaze do të mund të aplikojnë të gjithë të interesuarit, por edhe pronarët e hoteleve, restoranteve, punëdhënësit do të mund të kontaktojnë drejtpërdrejt me punëtorët e interesuar, shkruan Alsat. “Është e hapur për këdo që është i interesuar të punojë ekstra, pas orarit të punës ose dikush që nuk punon askund, mbi këtë bazë mund të…
Aleanca për Shqiptarët poashtu mbështet grevën e mësimdhënësve. Ato thonë se qysh para dy vitesh kanë reaguar ndaj ligjit aktual për grevë, sepse në këtë mënyrë sipas tyre ministri i Arsimit dhe Shkencës publikisht kërcënoi mësimdhënësit dhe drejtorët e shkollave, përcjell in7 “Sot Ministri për Arsim dhe Shkencë, Jeton Shaqiri, publikisht kërcënoi mësimdhënësit dhe drejtorët e shkollave lidhur me grevën e paralajmëruar që do të fillojë të hënën. Aleanca për Shqiptarët kujton opinionin se për këtë situatë ka paralajmëruar dhe reaguar dy vite më parë, duke kërkuar që të ndryshojë ligji diktatorial i cili ua mohon mësimdhënësve të drejtën e…

