Aleanca për Shqiptarët poashtu mbështet grevën e mësimdhënësve. Ato thonë se qysh para dy vitesh kanë reaguar ndaj ligjit aktual për grevë, sepse në këtë mënyrë sipas tyre ministri i Arsimit dhe Shkencës publikisht kërcënoi mësimdhënësit dhe drejtorët e shkollave, përcjell in7 “Sot Ministri për Arsim dhe Shkencë, Jeton Shaqiri, publikisht kërcënoi mësimdhënësit dhe drejtorët e shkollave lidhur me grevën e paralajmëruar që do të fillojë të hënën. Aleanca për Shqiptarët kujton opinionin se për këtë situatë ka paralajmëruar dhe reaguar dy vite më parë, duke kërkuar që të ndryshojë ligji diktatorial i cili ua mohon mësimdhënësve të drejtën e…
Author: Hamdi Kumanova
Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë bërë 2.046 testime për coronavirus, ndërsa 142 raste kanë rezultuar pozitiv. Prej tyre shumica janë në Shkup (79), ndërsa 28 raste janë riinfektime. Nga MSH informojnë se në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 4 pacientë, ndërsa nga sistemi “Termini im” janë paraqitur edhe 3 pacientë të vdekur, të cilët kanë ndërruar jetë në periudhën prej 16 deri 19 mars 20222. ISHP në 24 orët e fundit ka regjistruar 105 pacientë të shëruar. Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 307.796,…
U bëj thirrje mësuesve të shkollave fillore dhe të mesme që të vënë në plan të parë interesat e fëmijëve dhe të sigurohen që të mos prishet procesi arsimor, ka shkruan në rrjetin Facebook, kryeministri Dimitar Kovaçevski. Sipas tij nxënësit duhet të jenë në shkollat ku bëjnë pjesë. “Pas një mungese të gjatë pandemike nga bankat, ky është edhe një detyrim moral ndaj detyrave tuaja profesionale si mësues dhe pedagogë. Kjo është e nevojshme kryesisht për të mbështetur studentët tuaj në një pjesë shumë të rëndësishme të jetës së tyre. E drejta e grevës është e drejtë e garantuar dhe…
Vazhdon prerja ilegale e pyjeve. Të dhënat zyrtare nga Ndërmarrjes Publiket “Pyjet Kombëtare” flasin se për çdo vit, në mënyrë të paligjshme prihen qindra hektarë pyje, kryesisht dru për ngrohje. Nga viti 2017 dhe deri në vitin 2021 gjithsej janë prerë 107.740 m3 dru ndërsa çmimi i tyre sipas llogaritjes së dëmit të bërë është mbi 824 milion denarë, ose rreth 13,5 milion euro. Drejtorja Pyjeve thotë se këto të dhëna janë vetëm nga raporti i kësaj ndërmarrje, ndërsa numri i dëmit do të jetë edhe më i madh nëse grumbullohen edhe të dhënat nga Policia e Pyjeve dhe Policia…
Gjatë ditës së djeshme (09.04.2022) në periudhën nga ora 10:00 deri më 15:00 Ministria e Punëve të Brendshme realizoi kontrollim të përforcuar aksional në tërë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e kundërvajtjeve të këmbësorëve. Gjatë këtij kontrolli janë sanksionuar 199 këmbësorë prej të cilëve 160 për kalim të rrugës jashtë vendeve të paraparë për kalimin e këmbësorëve, nëntë për kalim në semafor të mbyllur (ngjyrë e kuqe)… Prej këtyre sanksioneve 48 janë shqiptuar në territorin e SPB Shkup, 28 në territorin e SPB Tetovë.. Gjatë kontrollit janë shqiptuar edhe 142 sanksione për kundërvatje tjera në trafik.…
Më datën 09.04.2022 në ora 15:00 në Kumanovë, nëpunës policorë të SPB Kumanovë e kanë privuar nga liria V.P.(48) nga Kumanova. Ai dyshohet se më datën 08.04.2022 nga automjeti “skoda”, pronë e S.P. (28) nga Kumanova, ia ka marrë kartelën paguese dhe ka kryer transaksione me të njëjtën. Tek V.P. është gjetur kartela paguese dhe të holla të cilat i janë kthyer pronares. Pas dokumentimit të plotë të rastit kundër V.P. do të parashtrohet kallëzim përkatës.
Në territorin e Qytetit të Shkupit gjatë ditës së djeshme në kuadër të aksioneve të përforcuara kontrolluese të MPB-së në sferën e komunikacionit, janë shqiptuar gjithsej 216 masa, në mesin e të cilave për vozitje më shumë se shpejtësia e lejuar 63 sanksione, ndërsa 40 për drejtim të automjetit nën ndikimin e alkoolit. Në mesin e masave, siç njoftoi MPB janë edhe 10 për vozitje pa patentë shoferi, gjashtë masa për shofer fillestar, 48 sanksione për kundërvajtje të cilat i bëjnë këmbësorët, një masë për kalim në sinjal të mbyllur (dritë të kuqe), tri sanksione për vetura teknikisht jo në…
Një tërmet me magnitudë 4.2 ballë të shkallës Rihter është regjistruar mbrëmë në Shqipëri, tre orë pas mesnate. Deri më tani nuk ka informacione për persona të lënduar apo dëme materiale. Sipas Departamentit Sizmologjik të Institutit Malazez të Hidrometeorologjisë dhe Sizmologjisë, epiqendra ishte nëntë kilometra larg Tropojës në Shqipëri. Tërmeti ka prekur Serbinë jugore, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut./Telegrafi/
Shkollat fillore dhe të mesme nga nesër, kur është paralajmëruar greva nga kryesia e Sindikatës për Arsim, Shkencë dhe Kulturë – SASHK, do të vazhdojnë punën, gjegjësisht do të presin nxënës dhe do të organizojnë një proces edukativo-arsimor, njofton Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH). “Rregullimet ligjore në këtë fushë mbrojnë interesat e nxënësve. Sipas ligjeve për arsimin fillor dhe të mesëm, puna arsimore duhet të realizohet gjatë gjithë vitit shkollor. Nuk guxon të ketë ndërprerje, me përjashtim të rrethanave emergjente si kriza, epidemi, p.sh. pandemi, zjarre, përmbytje apo fatkeqësi të tjera të mëdha natyrore, të cilat vendosen nga Qeveria…
Interkonektori me Greqinë së bashku me terminalin e gazit të lëngshëm natyror (LNG) në Aleksandropoli nuk janë vetëm projekte të rëndësishme ekonomike, por edhe strategjike, tha në një intervistë për MIA-n kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski dhe shtoi se bisedimet janë të avancuara. të zhvilluara në këto projekte me partnerë nga Republika e Greqisë. “Besoj se gjatë këtij viti do të bien dakord të gjitha pikat e marrëveshjes dhe se realizimi i saj mund të fillojë këtë vit. Kështu, gazi nuk do të shkojë si më parë ekskluzivisht në drejtimin lindje-perëndim, por do të shkojë nga…
Kryetari i Sindikatës së Pavarur për Arsim, Shkencë dhe Kulturë, Jakim Nedelkov njoftoi se nga nesër me miratimin e shumicës do të fillohet greva ashtu siç është paralajmëruar. Nedelkov sqaroi se protesta do të zhvillohet në të gjithë teritorin e RMV. Ai shtoi se deri më tani nuk kanë pasur përgjigje pozitive sa i përket kërkesave të tyre nga organet kompetente. /KlanMacedonia/
Njësiti policor për intervenim në SPB Shkup kanë kryer kontrolle në disa objekte hotelierike dhe kontrolle të disa personave dhe automjeteve të pasagjerëve. Shtatë persona nga Shkupi janë privuar nga liria tek të cilët janë gjetur marihuanë, kokainë dhe tableta ekstazi. Gjegjësisht, te M.Gj.(33) dhe D.D.(31) është gjetur marihuanë, te K.T. (33) dhe E.I. (24) u gjet substancë pluhur i bardhë, te S.I. (48) u gjet “ekstazi”, te I.S. (24) u gjet kokainë, te S.S. (25) pluhur i bardhë. Personat janë ndaluar dhe pas dokumentimit të plotë të rasteve ndaj tyre do të ngrihet kallëzimi përkatës.

