Rritja e çmimit për shërbimet taksi në Tetovë u prit shumë mirë nga taksistët, mirëpo ky gëzim i tyre nuk zgjati shumë pasi komuna doli me urdhëresë për plotësimin e disa kushteve për të punuar taksi. Ndër to, edhe detyrimi që makinat të plotësojnë standardin Eko 5, por edhe të kenë firmë të regjistruar. Kjo nxiti reagimin e taksive, por nga komuna thonë se mos plotësimi i këtyre kushteve do të rezultojë me dënime, madje edhe konfiskim të makinës, shkruan Alsat. “Ndër kushtet kryesore është që çdo ndërmarrje apo person fizik duhet të ketë të paktën firmën e regjistruar, vetura…
Author: Hamdi Kumanova
Kreu i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela në debatin publik lidhur me Regjistrimin 2021 foli edhe për ndryshimin e Kushtetutës dhe për heqjen e 20% Sela deklaroi se është i gatshëm të ulet dhe të bisedoj për këtë temë. Mirëpo siç tha ai për tema tjera Badenterin apo Balencerin i cili është mekanizëm që ka për qëllim të ndalë mbivotimin e bashkësisë etnike e cila është më pak në numër Sela dekalaroi se nëse ndonjë aktor politik ka ndonjë mekanizëm tjetër më efikas ne do të bisedojmë. Ai gjithashtu dha një propozim për zgjidhjen e këtij problemi duke se nëse…
Javën e ardhshme pritet vendimi për heqjen e ndalesës së eksportit të vajit të parafinuar dhe të rafinuar nga Serbia, informuan sot nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave. “Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Lupço Nikollovski, përmes telefonit ka biseduar me nënkryetarin e Qeverisë së Republikës së Serbisë, Branisllav Nedimoviq, nga i cili ishte informuar se është duke u punuar në vendimin për heqjen e ndalesës së eksportit për vajin e parafinuar dhe të rafinuar për ushqim dhe të njëjtin pritet ta sjellë javën e ardhshme”, thonë nga MBPEU. Nga prodhuesi më i madh i…
Presidenti bullgar, Rumen Radev ka theksuar se pret që Qeveria aktuale bullgare t’i përmbahet me përpikëri Deklaratës së Kuvendit Popullor, konsensusit dhe vullnetit të bullgarëve për zgjidhjen e çështjeve të hapura para fillimit të negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë në BE. Siç raporton BGNES, Radev përsëriti se qëndrimi bullgar për integrimin evropian të Maqedonisë bazohet në rezultate, jo në afate dhe kushte të vendosura nga jashtë. Sipas tij, çdo devijim i Qeverisë bullgare nga interesi kombëtar bullgar do të shkaktojë krizë në qeveri, përcjell INA. “Këshilltarët e kryeministrit në asnjë mënyrë nuk duhet t’i cilësojnë bullgarët maqedonas si pakicë. Kjo…
Vitin e kaluar (2021) e përfunduam si vit me numër më të vogël të viktimave të trafikut në 15 vitet e fundit. Janë regjistruar 116 viktima. Ndërsa ulja më e madhe e aksidenteve sipas vendit është evidentuar në SPb Shkup, e cila llogaritet si më e frekuentuar me automjete dhe pjesmarrës në trafik, ka shkruar ministri i brendshem, Oliver Spasovski, transmeton Pa Censurë. ‘Sipas të dhënave statistikore, dhe për kënaqësinë time – numri i viktimave vazhdimisht është në rënie. Kështu, vitin e kaluar 2021 e përfunduam si vitin me më pak viktima në 15 vitet e fundit. Gjithashtu, si rezultat…
Delegacioni qeveritar i kryesuar nga kryeministri Dimitar Kovaçevski sot e vazhdon pjesëmarrjen në Forumin Ekonomik Delfi në Greqi. Kryeministri Kovaçevski sot, në ditën e fundit të Forumit, do të mbajë fjalim për gjendjen aktuale në botë, sfidat me të cilat përballen vendet dhe masat e ndërmarra për zbutjen e efekteve të krizës më të madhe globale që nga Lufta e Dytë Botërore. Bisedën do ta drejtojë gazetari i gazetës greke “Ta Nea”, Mihalis Micos. Në kuadër të të njëjtit panel, fjalime të veçanta do të kenë edhe kryeministrat e Malit të Zi dhe Bullgarisë, Zdravko Krivokapiq dhe Kiril Petkov. Në…
Gjatë kontrollit të mbrëmshëm të objekteve hotelierike në Shkup, policia tek shtatë persona ka gjetur marihuanë dhe kokainë. Tek persona V.Z. (34),B.J. (28) dhe M.Z. (37), është gjetur lëndë pluhuri e bardhë, ndërsa tek personat A.B. (25), N.Q. (23), T.D. (20) është gjetur marihuanë dhe te M.P. (42) është gjetur kokainë.
Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM), Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punëtorëve Medial (SPGPM), Instituti Maqedonas për Media (IMM) dhe Këshilli për Etikë në Media (KEM) i dërguan letër me reagim Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Presidenti dhe përfaqësuesve të Qeverisë, Kryetarit të Kuvendit të si dhe koordinatorëve të partive politike, shkruan Meta.mk, transmeton Portalb.mk. Në letër, të lartpërmendurit reagojnë ndaj njoftimeve për heqjen e ndalimit për reklamim me mjete publike në mediat private duke ndryshuar nenin 102 të Ligjit për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele dhe theksojnë pasojat e dëmshme. “Gazetarë esnafë dhe organizata të medias…
Sipas Kombeve të Bashkuara, lufta në Ukrainë çoi në një hap gjigant në rritjen e çmimeve të ushqimve muajin e kaluar. Rritja e kostove për produktet bazë si drithërat, vaji vegjetal dhe sheqeri janë zbuluar në Indeksin e Çmimeve të Ushqimit të OKB-së që gjurmon mallrat. Ata janë në nivelin më të lartë që nga fillimi i regjistrimeve 60 vjet më parë, duke u kërcyer me gati 13% në mars. Ukraina është eksportuesi më i madh në botë i vajit të lulediellit, që do të thotë se kostot e alternativave janë rritur gjithashtu. Është gjithashtu një prodhues i madh i…
Prokuroria Themelore Publike e Tetovës ka lëshuar urdhër për procedurë hetimore ndaj një 45-vjeçari, banor i fshatit Sellcë. Ai me dashje ka vrarë nënën e tij. Sipas prokurorisë, më 8 prill në oborrin e shtëpisë së familjes ku banonin, i dyshuari e ka sulmuar viktimën pa asnjë arsye, duke i shkaktuar një goditje fatale me sëpatë. Gjykata pranoi propozimin e prokurorit publik dhe të dyshuarit të akuzuar për vrasje i caktoi masën e paraburgimit prej 30 ditësh.
Ministria për Punë të Brendshme informon se dje (08.04.2022) ka vazhduar me kontrollet e intensifikuara në fushën e trafikut. Nga MPB thonë se në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 243 gjoba, nga të cilat 82 për drejtim të automjetit mbi shpejtësinë e lejuar, 18 masa për drejtim të automjetit pa patentë shofer, 25 sanksione për mosdhënie të përparësisë për këmbësorët. “Janë vendosur shtatë masa për përdorimin e celularit, 12 sanksione për kundërvajtje nga këmbësorët, tetë masa për drejtim të automjetit nën ndikimin e alkoolit, katër sanksione për kalim të rrugës në sinjalizim të mbyllur (semafor të kuq),…
Pjesëtarët e Departamentit të Punëve të Brendshme dhe stafi i Ambasadës Amerikane në Shkup sot do të zhvillojnë stërvitje të përbashkët emergjente. Nga MPB bëjnë të ditur se në kuadër të skenarit të stërvitjes do të përdoren sirenat e alarmit, të cilat do të dëgjohen nga qytetarët e Shkupit. Për shkak të realizimit të stërvitjes, do të ketë një mbyllje të përkohshme të kryqëzimit pranë Ambasadës, me ç’rast është e mundur një ndalim i shkurtër i qarkullimit. Stërvitja do të zhvillohet në Ambasadën Amerikane. “Qëllimi i stërvitjes së përbashkët është një koordinim më efikas ndërmjet MPB-së dhe Ambasadës Amerikane në…

