Ministria e Shëndetësisë (MSH) njofton se në 24 orët e kaluara janë kryer 2.020 teste, ndërsa janë regjistruar 163 raste të reja me coronavirus. Nga numri i përgjithshëm i rasteve të reja 24 janë riinfektime. Janë regjistruar 259 pacientë të shëruar dhe 4 pacient të cilët e kanë humbur betejën me Kovid-19. Numri i rasteve aktive në vend është 1.434.
Author: Hamdi Kumanova
Ministra e Punëve të Brendshme ka njoftuar se janë arrestuar katër kumanovarë pasi dyshohet se javën e kaluar kanë kryer gjashtë vjedhje në disa objekte në Kumanovë, transmeton TV21. “Në rajonin e SPB Kumanovë gjatë javës së kaluar janë zbardhur gjashtë vjedhje, të cilat janë kryer në disa objekte. Policët e Sektorit për polici kriminalistike nga Kumanova kanë arrestuar katër persona për shkak të ekzistimit të dyshimit se kanë kryer veprat dhe kundër tyre do të parashtrohet kallëzime përkatëse”, qëndron në njoftim.
(Reagim publik ndaj një shantazhi të orkestruar ndaj meje, që si shkas merr gjoja pakënaqësinë e studentëve, por në fakt synohet të arrihet një qëllim i projektuar për të rrënuar autoritetin tim moral e profesional) Prof. Inord. Besiana Mehmedi Ditëve të fundit po e vërej se emri im është bërë top lajm i mediave, duke marrë si shkas një ngjarje krejt banale që ka ndodhur në Fakultetin e Muzikës (Universiteti i Tetovës), para disa javëve, konkretisht më datë 21 mars 2022. Në fakt, për të gjithë ata që nuk e dinë se si ka ndodhur kjo ngjarje, kanë mjaftuar shpifjet…
“NGJARJET NË UKRAINË E KANË BËRË MË DELIKATE RASTIN ME RMV” Çdo zgjidhje lidhur me RMV-në duhet të jetë me dakordim të plotë me partitë e koalicionit qeverisës dhe opozitës dhe nuk do të miratohet asnjë vendim konkret pa lejen e Parlamentit dhe pa mbështetjen e plotë të gjithë atyre që do të votojnë për këtë vendim – ka deklaruar Kryeministri bullgar Kiril Petkov. KIRIL PETKOV – KRYEMINISTËR I BULLGARISË “Kemi marrëveshje të qartë për koalicionim që jemi duke e respektuar me përpikmëri. Bëjmë që të gjitha lëshimet tona të jenë konform marrëveshjes. Unë si Kryeministër nuk kam të drejtë…
Hendbollisti Dennis Toth po lufton për jetën në Klinikën e Shkupit për reanimacion, anestezi dhe kujdes intensiv KARIL. Sipas deklaratave të mjekëve, ai dje është sjellë në Klinikë pa lëndime të dukshme, edhe pse paraprakisht pretendohej se ishte rrahur. Lajmin e konfirmuan edhe nga Ministria e Punëve të Brendshme, transmeton Portalb.mk. “Ministria e Punëve të Brendshme informon opinionin se dje (07.04.2022) në ora 04:11 nga Qendra Klinike në SPB Shkup është raportuar se tek ta është sjellë D.T pa ndjenja, pa shenja të dukshme dhune dhe menjëherë i është dhënë ndihma mjekësore. SPB Shkup po ndërmerr masa për zbardhjen e…
Edhe sot të punësuarit në administratë dhe gjyqësor në grevë dy orëshe që nga ora 10 deri në 12 para institucineve të tyre në shenjë revolte . Sipas kryetarit të Sindikatit të punjonjësve në administratë dhe gjyqësor Trpe Deanovski dalja në grevë është më se e knaqëshme. Sipas tij dje kanë pasur presione ndërsa sot ende nuk ka ndonjë informatë të tillë. “Nuk kemi asnjë informacion nga Qeveria, nuk kemi marrë ende ftesë për mbledhje, por të dhënat e publikuara dje thonë se duhet të ulemi sa më parë, duhet të gjejmë zgjidhje sepse ato deklarata të Qeverisë që nëse…
Vjedhje mes nxënësve në një shkollë të Shkupit, transmeton TV21. Nuk bëhet e ditur shkolla ku ka ndodhur rasti, pro siç njofton Ministria e Punëve të Brendshme dy nxënës kanë vjedhur një nxënëse tjetër. Policia ka realizuar bisedë me njërën nga vjedhëset, kurse mjetet e vjedhura janë gjetur te një nxënës tjetër. “Më datë në stacion policor, në praninë e prindërit, është kryer bisedë me një të mitur nga Shkupi për shkak të dyshimit se më datë 06.04.2022 në shkollë fillore të rajonit të Shkupit ka marrë portofolin me para nga një e mitur tjetër. E mitura e ka pranuar…
Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, me rastin e Ditës ndërkombëtare të romëve – 8 Prilli, sot dërgoi urim deri te pjesëtarët e bahskësisë rome në vend. “Më paraqet nder dhe kënaqësi që në emër të deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe në emrin tim personal t’ju uroj këtë ditë të rëndësishme për bashkësinë rome, plot 31 vjet nga shpallja e 8 Prillit si Ditë botërore e Romëve nga ana e Kombeve të Bashkuara, 51vjet nga Kongresi i Parë i Romëve në vitin 1971, dhe gjithsesi, 21 vit nga shënimi i romëve në Kushtetutën e Republikës së…
Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski në Forumin Ekonomik Delfi në Greqi, realizoi takim me Përfaqësuesin special të BE-së për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak. Në fokus të takimit ka qenë situata aktuale e krizës në Evropë e shkaktuar nga agresioni ushtarak rus kundër Ukrainës, të cilën Maqedonia e Veriut e dënoi si shkelje brutale të së drejtës ndërkombëtare dhe e jep kontributin e saj në organizimin e ndihmës efektive për refugjatët ukrainas dhe forcimin e krahut lindor të Aleancës si përgjigje e mundshme ndaj situatave të paparashikueshme. Siç theksohet në kumtesë, gjatë bisedimeve, kryeministri Kovaçevski…
Ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri për AIM tha se greva nuk shkon asnjëherë në favor të procesit arsimor dhe nxënësve që janë dhe duhet të mbeten fokusi dhe prioriteti ynë. Deri më tani, të gjitha sfidat me SASHK-un i kemi zgjidhur së bashku, në tavolinë dhe përmes dialogut konstruktiv. Kështu do të jetë edhe këtë herë. “Edhe pse ka kushte krize, shëndetësore, ushtarake dhe ekonomike, ne debatojmë me Sindikatën për të gjetur një zgjidhje nga e cila nuk do të ketë palë të pakënaqur. Besoj se do të ndodhë së shpejti, pas së cilës do ta informojmë opinionin”, tha Shaqiri.…
Qeveria e Bjellorusisë ka miratuar një listë të vendeve armiqësore dhe rezoluta e Këshillit të Ministrave u publikua sot në Portalin Ligjor Kombëtar të Internetit, njofton “Interfaks”. Përveç shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, në listë janë përfshirë edhe 12 vende të tjera – SHBA, Britania e Madhe, Australia, Kanadaja, Norvegjia, Zelanda e Re, Shqipëria, Islanda, Maqedonia, Lihtenshtajni, Mali i Zi dhe Zvicra. Vendimi hyn në fuqi në ditën e publikimit zyrtar. Bjellorusia nuk merr pjesë në luftën e Rusisë në Ukrainë, por e mbështet Rusinë dhe është nën ndikimin e sanksioneve të BE-së.
Sot (8 prill) rreth orës 8:50 në Sellcë të Tetovës, personi U.D 45 vjeçar ka marrë jetën e nënës së tij N.D 73 vjeçare. Akti i vrasjes është kryer me mjet të mprehtë. “Sot nga ora 8:50 pas raportimit, policia ka dalë në vendin e ngjarjes në Sellcë të Tetovës dhe ka konstatuar se ka ndodhur vrasja e 73 vjeçares me iniciale N.D nga djali i saj 45 vjeçar U.D. Vrasja ka ndodhur me mjet të mprehtë. Prokuroria dhe organet tjera hetimore janë në terren” thotë për Telegrafi Maqedoni, Fatmir Rexhepi nga SPB Tetovë. Nga Sektori për Punë të Brendshme…

