Author: Hamdi Kumanova

Nxënësit që do të regjistrohen në vitin e parë të arsimit të mesëm për vitin 2022/2023 në Maqedoninë e Veriut, nga ky vit do të mund të regjistrohen online (në mënyrë elektronike) në vend që të dorëzojnë dokumente nëpër shkolla. Kjo do të mundësohet nga shërbimi i ri dixhital – regjistrimi elektronik i nxënësve në shkollat ​​e mesme i cili është zhvilluar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës në bashkëpunim me Qendrën për Menaxhimin e Ndryshimeve (CUP) në kuadër të projektit të financuar nga Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar, përcjell INA. Ky shërbim për nxënësit e klasës së parë iu…

Lexo më Shumë

Dr.Skender Hoxha – Urolog Edhe pse të sëmurët janë të liruar nga agjërimi, megjithatë shumë pacientë dëshirojnë të agjërojnë në Ramazan. Shumë pacientë me sëmundje te veshkave dëshirojnë të agjërojnë. Kjo sfidon gjendjen e tyre shëndetësore dhe gjithashtu ngre shqetësimin e specialistëve shendetesor. Është thelbësore që ofruesit e kujdesit shëndetësor t’u japin udhëzime të hollësishme pacientëve të tyre që agjërojnë. Per pacientet me probleme me veshka këto jane 5 këshilla profesionale shëndetësore për të kaluar një Ramazan sa me lehtë dhe sa me mire. 1. Mos e anashkaloni syfyrin Mos e humbisni syfyrin edhe nëse nuk jeni të uritur. Pacientët…

Lexo më Shumë

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari u shpreh se në kohë pandemia është vështirë të paguhen tatimet, posaçërisht pas vitit 2020 kur filloi pandemia e coronavirusit. “Gjatë pandemisë nga viti 2020 deri në vitin 2021 ne bënim thirrje te qytetarët që të paguajnë tatimet. Tani si komunë filluam fushatën për t’i motivuar qytetarët të paguajnë, përndryshe nuk mund të funksionojmë”, u shpreh Taravari. Sipas tij, Maqedonia e Veriut është shteti më i centralizuar në Evropë. “Me këtë nënkuptoj se shumë pak para u kthehen komunave, posaçërisht në kohën kur kemi pandemi, krizë energjetike dhe tani lufta mes Rusisë dhe…

Lexo më Shumë

Komisioni për Sëmundjet Infektive propozoi sot heqjen e maskave në ambiente të mbyllura, përveç objekteve shëndetësore, farmacive, shtëpive të të moshuarve dhe transportit publik. Mikrobiologu Nikolla Panovski për “Fokus” tha se e përkrah këtë masë të propozuar. “Unë besoj se situata epidemiologjike në Maqedoni e lejon këtë lëvizje dhe jam dakord me propozimin. Numri i personave të infektuar me coronavirus këtë periudhë nuk është i rëndësishëm, kur ka vetëm 70 të shtruar në spital dhe zero deri në tre vdekje në ditë”, tha Panovski. Deri më tani në vend janë kryer gjithsej 1.974.520 testime për COVID-19. Numri i përgjithshëm i…

Lexo më Shumë

Studentët të Fakulteti të Muzikë në Universitetin e Tetovës, akuzojnë profesoresha Besiana Mehmedi për sjellje jo etike dhe kërcënime, për shkak të statuseve dhe pëlqimeve që bëjnë ata nëpër rrjetet sociale. Për Alsat studentët e akuzojnë profesoreshën Mehmedi për bullizëm sistematik dhe kërcënime me fjalët “do tu kap për fyti”. “Edhe pse ka vite që gjuha e profesoreshës inordinare Besiana Mehmedi ka qenë dhe vazhdon të jetë kundër çdo kodeksi etik të sjelljes, ditëve të fundit situata po bëhej gjithnjë më e padurueshme, sidomos me rastin e fundit ku reagimi në “Fejsbuk” i njërit prej studentëve në një…

Lexo më Shumë

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi duke komentuar paralajmërimet për heqjen e 20% që i referohet përdorimit të gjuhëve në Kushtetutë, thotë se nëse ka vullnet, mund të hapet Kushtetuta. “Procedurat për hapjen e Kushtetutës dihet në çfarë procedure hapen, me çfarë shumice. Kështu që, nëse ka vullnet, pse jo!”, tha Xhaferi duke u përgjigjur në pyetjen e TV21. Paraprakisht edhe kryeministri Dimitar Kovaçevski është shprehur i gatshëm për çeljen e Kushtetutës, por kujtoi se duhet të bëhen diskutime mes partive politike. Kujtojmë se Kushtetua mund të ndryshohet me 2/3 e votave në Kuvendin e Maqedonisë së…

Lexo më Shumë

Zëvendës kryetari i përgjithshëm dhe zëdhënësi i AK Partisë, Ömer Çelik tha se “Dëgjojmë, ndjekim dhe deklaratati vlerësojmë me ndjeshmëri thirrjet, të drejtat dhe interesat legjitime të komunitetit turk në Maqedoninë e Veriut”, transmeton Anadolu Agency (AA). Çelik mbajti një konferencë për media teksa vazhdonte takimi i Bordit Qendror Vendimmarrës dhe Drejtues (MKYK) i AK Partisë i cili u mbajt në selinë e përgjithshme të partisë nën kryesimin e presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan dhe njëherësh kryetar i përgjithshëm i AK Partisë. Lidhur me regjistrimin e popullsisë në Maqedoninë e Veriut, Çelik tha se në kuadër të këtij regjistrimi…

Lexo më Shumë

Kryetari i SASHK-ut Jakim Nedellkov përmes jë postimi në rrjetin social facebook ka paralajmëruar dhe inkurajuar punonjësit e çerdheve që mos të bien pre e presioneve nga ana e drejtuesve të këtyre institucioneve duke ju premtuar se kundër atyre që tentojnë ta pengojnë grevën do të ngrihet kallëzim penal. Presioni i ashpër ka nisur ndaj punonjësve në kopshtetë cilët nga e hëna do të dalin në grevë. Punonjësit e kopshteve janë nën presionin nga ana e drejtuesve të institucioneve, të cilët kërkojnë listat e grevistëve, duke i frikësuar me punëtorë zëvendësues, duke i frikësuar me largime nga puna, gjoba etj.…

Lexo më Shumë

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi ka mbajtur paraqitje para mediave ku ka reaguar ndaj deklaratës së djeshme të kryetarit të Komisionit anketues, Halil Snopçes për anulimin e mbledhjes së këtij komisioni. Siç deklaroi Xhaferi, Snopçe ka vepruar në kundërshtim me Rregulloren e Kuvendit, pasi ka shpërndarë materiale pa i dorëzuar të njëjtat tek ai se kryetar i Kuvendit, siç parashihet me Rregulloren. “Më 22 mars deputeti Halil Snopçe, si kryetar i Komisionit anketues dorëzon material në emër të Mujedin Belës. Ky veprim është në kundërshtim me Rregulloren për faktin se deputetët materialet i dorëzojnë te kryetari i Kuvendit dhe kryetari…

Lexo më Shumë

Prokurori përkatës kompetent për Krim të Organizuar dhe Korrupsion, ka miratuar urdhër për zbatimin e procedurës hetuese kundër pesë personave, njofton Portalb.mk. “Me veprimet e përshkruara në urdhër, i dyshuari i parë – kryetar i komunës dhe i dyshuari i tretë organ mbikëqyrës në komunë, si bashkëkryerës, kanë kryer vepër penale të vazhduar Keqpërdorim të detyrës dhe autorizimit zyrtar gjatë furnizimeve publike, a i dyshuari i dytë si pronar i vërtetë i dy firmave dhe vëlla i të dyshuarit të parë, ka kryer dy vepra penale Keqpërdorim të detyrës dhe autorizimit zyrtar dhe Pastrim parash dhe të ardhurave tjera nga…

Lexo më Shumë

Agjencia për Ushqim dhe Veterinari (AUV) njofton se ka pasur kontroll të jashtëzakonshëm te operatori për ushqim “Atlantik trade DOO” në Shkup i cili importon prodhime nga kompania “Ferrero”. Sipas AUV, kontrolli është nisur në bazë të një denoncimi për shkak të skadimit të afatit të disa produkteve. “Pasdite AUV mori njoftim edhe nga Sistemi për paralajmërim të shpejtë për ushqim dhe ushqim të kafshëve të Bashkimit Evropian nga ku alarmohet se në treg në Maqedoninë e Veriut është plasuar prodhim çokollatë i dyshuar”, thuhet në njoftimin e AUV. Ata shtojnë se në bazë të kontrollit inspektorial, kompanisë i është…

Lexo më Shumë

Deputeti dhe kryetari i Lidhjes Demokratike, Pavle Trajanov kërkon nga Kuvendi që të diskutohet për regjistrimin e popullsisë. Trajanov ia ka dorëzuar kërkesën kryetarit të Kuvendit Talat Xhaferi dhe kërkon që Plenumi në seancën e ardhshme të diskutojë për informacionin për regjistrimin e popullsisë. Ai propozon që Kuvendi të miratojë ndryshime në Ligjin për Regjistrimin e Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave, me të cilat do të përjashtohen nga regjistrimi personat jorezidentë, të plotësohen të dhënat për 132.000 qytetarë të paregjistruar për nga përkatësia etnike, gjuhësore dhe fetare me anë të kryqëzmit të të dhënave, por dhe me kontakt të drejtpërdrejtë…

Lexo më Shumë