Author: Hamdi Kumanova

Pjestarët e policisë të SPB-Tetovë- Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar, mbrëmë (05-prill) rreth orës 23:40, në rrugën “Ivo Lola Ribar” në Gostivar, kanë arrestuar 54-vjeçarin M.L. nga Gostivari, pasi gjatë kontrollit të kryer ndaj tij është gjet kokainë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të përgatitet një parashtresë përkatëse.Ts

Lexo më Shumë

Në tre muajt e parë të këtij viti në zonën e Sektorit për Punë të Brendshme Tetovë numri i përgjithshëm i aksidenteve në komunikacion është zvogëluar për afër 3 për qind, përkatësisht janë regjistruar gjithsej 238 aksidente ose 7 më pak në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit kaluar. Siç njoftojnë nga SPB Tetovë, ajo që është veçanërisht është inkurajuese është fakti se numri i viktimave është ulur për 50 për qind nga 2 viktima vitin e kaluar në 1 person këtë vit, ndërsa numri i të lënduarve është ulur për 5 për qind. Zvogëlimi, përkatësisht ky trend pozitiv…

Lexo më Shumë

Nga data 28 mars deri më 3 prill ka pasur rënie prej 5,4 për qind të rasteve të reja dhe 45,5 për qind të vdekjeve nga COVID-19 në krahasim me javën e kaluar. Ka 13.4 për qind më pak të shtruar në spital, ndërsa aktualisht janë 71 pacientë në spital. Sipas raportit të fundit javor të Institutit të Shëndetit Publik, nga 14.873 testime të kryera janë regjistruar 1.602 pozitive me koronavirus nga 30 qytete. Mbi gjysma (893 ose 55,7 për qind) janë nga Shkupi. Nga numri i përgjithshëm i konfirmuar, 272 ishin riinfeksione, që është rritje prej 1.5 për qind.…

Lexo më Shumë

Në kryeqytetin Shkup është mbajtur një program festiv për “21 Dhjetorin, Ditën e Arsimit Turqisht”, që është festa zyrtare e turqve që jetojnë në Maqedoninë e Veriut. Nënkryetari i Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA), Mahmut Çevik, në fjalimin e tij në program tha se 350 nga 1000 projektet arsimore të realizuara nga TIKA në botë janë realizuar në Maqedoninë e Veriut. Duke thënë se TIKA, e cila është themeluar në vitin 2005, ka realizuar 1200 projekte në Maqedoninë e Veriut në 16 vjet, Çevik u shpreh se “Rreth 37% e këtyre 1200 projekteve janë projekte arsimore. Tika ka…

Lexo më Shumë

TUPANÇEVSKI NUK E KA PAGUAR BILETËN DHE RRUGËN, KA PAGUAR VETËM HOTELIN Ministri i Drejtësisë në diskutim të përbashkët për luftën kundër korrupsionit, me përfaqësues të qeverisë dhe të qytetarëve, ka drejtuar kritika për institucionet për zbatim jo të plotë të konventave ndërkombëtare në këtë fushë. Mediat vazhdojnë të presin zbardhje të udhëtimit të tij falas me aeroplan deri në Palermo dhe biletës për ndeshjen futbollistike Maqedoni e Veriut – Itali, që në kushte të krizës ekonomike perceptohet si joetike. Kryetarja e Antikorrupsionit, Biljana Ivanovska, sërish ka vënë në dukje se “më e mira për shoqërinë është që secili me…

Lexo më Shumë

Kritika të shumta ka dërguar deri te partitë politike lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi në ClickPlus në TV21. Sipas tij, degjenerimi tek shqiptarët po vjen ngaqë po arrihet deri te ndryshimi i pushtetit tek shqiptarët. Për këtë ai akuzoi partitë politike të cilat, sipas tij po bëhen “paterica” të BDI-së duke ia zgjatur qeverisjen asaj. “Vështirësitë që ne i kemi si shqiptarë, kanë të bëjnë me mosrrotacionin e pushtetit. Kush i ka fajet këtu? Njëherë i kishte fajet Menduhi se nuk arrinte, nuk dinte, apo nuk donte ta mundte BDI-në. Pastaj faji u hodh te të tjerët të cilat herë…

Lexo më Shumë

Qeveria e Maqedonisë së Veriut sot në seancën e 36-të miratoi Planin vjetor për blerjet në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, transmeton Portalb.mk. Plani vjetor do të rregullojë marrëveshjet për blerjen e mallrave, shërbimeve dhe punëve gjatë vitit 2022 në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë së bashku me qeveri nga shtetet tjera. Në këtë periudhë janë të planifikuara 8 projekte me shtete anëtare të NATO-s, në kuadër të modernizimit të Armatës, duke përfshirë automjete dhe armatim, si dhe shërbime për mirëmbajtjen e tyre për nevoja të përgjithshme dhe speciale. Në këtë seancë u miratua Strategjia për romët për vitin 2022-2030,…

Lexo më Shumë

Presidenti Stevo Pendarovski sot mbajti fjalim në panel diskutimin “Rinia dhe ndotja e ajrit”, që në organizim të Shoqatës së Studentëve të Mjekësisë u mbajt në Rinia Hab – Zyra e presidentit. Duke folur në temën “Konsensus nacional kundër ndotjes së ajrit”, presidenti Pendarovski i prezantoi pikat kryesore nga Samiti botëror i lidershipit – COP26 në Glazgov, të mbajtur në nëntor të vitit 2021, si dhe kontributet e miratuara nacionale të rishikuara në përballjen me pasojat nga ndryshimet klimatike. Presidenti Pendarovski, siç kumtoi kabineti i tij, foli edhe për hapat e tij konkretë që pas marrjes së detyrës i ka…

Lexo më Shumë

Policia e Maqedonisë së Veriut ka ngritur kallëzim penal ndaj 45 vjeçarit nga Shkupi për shkak dyshimeve për shmangie të tatimit personal, transmeton Portalb.mk. “Policia ka ngritur kallëzim penal ndaj 45 vjeçarit A.B. nga Shkupi për kryerjen e veprës penale “shmangie e tatimit” e dënueshme në bazë të nenit 279, paragrafi 1 nga Kosi Penal”, njoftojnë nga Ministria për Punë të Brendshme. Ai dyshohet që gjatë vitit 2020, gjatë qarkullimit të 1 547 765 denarëve, nuk e ka paguar tatimin personal prej 10 përqind, duke përvetësuar 154 776 denarë nga Buxheti i shtetit.

Lexo më Shumë

Ne familjarët e viktimave që humbën jetën në tragjedinë e autobusit në Bullgari, tani që nuk i kemi më të dashurit tanë, kërkojmë vetëm të vërtetën dhe drejtësinë. Për këtë qëllim kërkuam që në Kuvend Komisioni anketues të mbajë mbledhje për të drejtat dhe liritë e njeriut. Por, sot morëm përgjigjen se këtë mbledhje edhe pse Kryetari i Komisionit, Halil Snopçe, e kishte thirrur, Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, e ka anuluar. Ju kujtojmë se deputetët janë të dërguarit tanë në Kuvend dhe ata duhet të jenë zëri ynë dhe mbrojtësit tanë. Ne kërkojmë vetëm të vërtetën dhe drejtësinë, ndërsa…

Lexo më Shumë

Deputeti i ASh-së Halil Snopçe ka akuzuar kryeparlamentarin Talat Xhaferin se ai po përdor kuvendin se është i tij dhe ai vendos gjithçka aty. “Nuk jam jurist, por konsideroj fyerje dhe ofendim te se drejtes dhe te logjikes shkresen e kryetarit te parlamentit me te cilen me informon se e ka anuluar mbledhjen e komisionit anketues per mbrojtjen e lirive dhe te drejtave te qytetarit te caktuar nga ana ime si kryetar I komisionit. Arsyeja qe e potencon zoti Xhaferi eshte mosperputhshmeria e pkave te propozuar me kushtetuten dhe rregulloren dhe vendimin per themelimin e trupave te perhershem punues te…

Lexo më Shumë

Megjithëse u paralajmërua ulja e çmimeve të barnave nga fillimi i këtij muaji, ilaçet që u ulën nga 12 denarë mund t’i numërosh në gishta. Abuzimet me çmimet e barnave vazhdojnë nga lista bazë, shkruan Alsat. Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se pas negociatave me kompanitë farmaceutike më 15 mars është marrë vendim për çmimet e reja të barnave nga kompanitë prodhuese dhe shpërndarëse të barnave. Sipas vendimit, kompanitë duhej të rregullonin çmimet e vendosura të barnave në tregtinë me shumicë dhe pakicë dhe pas rregullimit, çmimet e reja të reduktuara do të aplikoheshin nga data 1 prill 2022. “E…

Lexo më Shumë