Author: Hamdi Kumanova

Në ditën e shëndetësisë, 7 prill, mjekët amë nga vendi nesër do të mbajnë sërish protestë paqësore para Ministrisë së Shëndetësisë. “Qeveria nuk na ka plotësuar asnjë kërkesë. Këshilli Ekonomik i Qeverisë duhet të gjejë para për të rritur pikën e kapitulacioneve të mjekëve familjar, në mënyrë që t’i mbajmë mjekët e rinj dhe t’i paguajmë infermierët në përputhje me rrethanat”, thotë Lidija Çollakova-Dervishova, kryetare e Shoqatës së Mjekëve Privatë të Maqedonisë.

Lexo më Shumë

Këshilli i Prokurorëve Publikë të Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancën e sotme njëzëri e miratoi Raportin vjetor për vitin 2021. Anëtarët e këshillit me vërejtje të imëta teknike rreth përmbajtjes, njëzëri votuan se në Raportin vjetor është gjithëpërfshirës dhe i përmban të gjitha aspektet e punës së Këshillit për vitin 2021. Në seancën e sotme është diskutuar edhe rreth parashtresave të dorëzuara nga SPB Tetovë. Konkludim i Këshillit ishte që kjo lëndë të dorëzohet tek Prokuroria publike e njohjes dhe ai të ndërmarrë masa të caktuara lidhur me bashkëpunimin e policisë dhe prokurorisë publike.

Lexo më Shumë

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e kaluara janë kryer 2.249 teste, ndërsa janë regjistruar 195 raste të reja me coronavirus. Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 207 pacientë të shëruar nga coronavirusi. Në 24 orët e kaluara janë konfirmuar dy vdekje nga coronavirusi Shkup (71 dhe 85). Në regjistrin “Termini Im” janë regjistruar edhe një pacientë i vdekur nga coronavirusi. Pacienti është nga Ohri (83). Numri i përgjithshëm i personave të diagnostifikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 307.142, të shëruarve 296.373, të vdekurve 9.234, ndërsa numri i rasteve aktive ka rënë…

Lexo më Shumë

Shtatorin e kaluar, nxënësit e klasës së parë mundën të nisnin një udhëtim emocionues shkollor duke përdorur një aplikacion regjistrimi online. Synimi ynë është që një numër i madh i nxënësve të klasës së nëntë të regjistrohen në Shkollë të Mesme në shtator të këtij viti, ku do të vazhdojnë shkollimin, në mënyrë elektronike. Këtë do ta mundësojmë me shërbimin digjital të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës – “Regjistrimi elektronik i nxënësve në Shkollat e Mesme”. Kështu deklaroi ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri në prezantimin e shërbimit të ri të realizuar në kuadër të projektit “Digjitalizimi i shërbimeve…

Lexo më Shumë

Kryeministri Kovaçevski sot bashkë me zyrtarë qeveritarë dhe Ali Ahmetin hapën solarin ESM, Oslomej1 Ja statusi i plotë i kryeministrit Dimitar Kovaçevski: ”Me termocentralin fotovoltaik “Oslomej” tashmë kemi kapacitet për të prodhuar energji të pastër dhe të gjelbër. Ndotësit e mjedisit janë një gjë e së shkuarës. Ne po transformojmë me guxim dhe vendosmëri sistemin energjetik dhe po fokusohemi në përdorimin e burimeve të rinovueshme të energjisë, pavarësinë energjetike dhe mbrojtjen e mjedisit, shkroi Kovaçevski transmeton KlanMacedonia.”

Lexo më Shumë

“Kemi mbështetje edhe nga Luksemburgu, mik i dëshmuar i vendit tonë dhe mbështetës i eurointegrimeve tona”. Këtë e ka shkruar në Facebook, zëvendëskryeministri për eurointegrime Bojan Mariçiq pas takimit të sotëm me ambasadorin jorezident të Dukatit të madh Luksembur, Filipe Donkel. Në takimin, në të cilin ka marrë pjesë edhe konsulli i nderit të Luksemburgut në shtetin tonë Petar Arsovski, siç thekson Mariçiq, u bë fjalë për shumë tema aktuale. “Donkel është njohës i mirë i gjendjeve në rajon dhe mik i vendit tonë, i cili beson se fillimi i negociatave të Maqedonisë së Veriut dhe të Shqipërisë me Bashkimin…

Lexo më Shumë

Kryeministri Dimitar Kovaçevski ka shprehu gatishmëri për të realizuar ndryshme kushtetuese pas rezultateve të regjistrimit. Duke u përgjigjur në pyetjen e TV21 se a është i gatshëm të iniciojë ndryshime kushtetuese për heqjen e 20% që i referohet përdorimit të gjuhës shqipe, Kovaçevski tha se kjo duhet të bëhet fillimisht në dialog me partitë politike. “Ka paralajmërime të tilla, por Kushtetuta ndryshohet nëpërmjet procedurës kushtetuese. Kjo procedurë nënkupton se Kuvendi i shtetit duhet të hapë diskutim. Në fillim duhet të fillojnë bisedime mes partive politike, ku përfshihen edhe ekspertë dhe se gjithçka çfarë paraqet avancim të raporteve mes të gjithë…

Lexo më Shumë

Jordan Gjorgjiev, shoferi i cili në janar të këtij viti e shkeli për vdekje me makinë 24-vjeçaren nga Radovishi, e ka pranuar fajësinë në seancën e sotme për aksidentin afër “City Mall” në Shkup. Ai para gjyqtares Ljubinka Bosevska tha se e pranon fajin dhe i vjen keq për aktin. Ai deklaroi se nëse do të ishte e mundur të bënte diçka, do të ishte ta ndërronte vendin me viktimën. Ndërsa prokurori Misho Ilievski, i cili ka punuar në këtë rast, deklaroi se faji është caktuar në mënyrë të pakontestueshme dhe pret që dënimi për këtë rast të jetë mësim…

Lexo më Shumë

Dje (05-prill) në ora 09:30, zyrtarët policorë të SPB Tetovë – Departamenti për Punë të Brendshme Gostivar kanë privuar nga liria N.A. (42) nga Vrapçishti , i cili paraprakisht kishte kryer vjedhje në objektin fetar në Gostivar. Sendet e vjedhura i janë gjetur dhe i janë kthyer pronarit, ndërsa ndaj N.A. do të vijojë një parashtresë përkatëse.Ts

Lexo më Shumë

Ministri i bujqësisë, pylltarisë dhe ekonomisë së ujërave, Lupço Nikollovski, mbrëmë vonë njoftoi se është arritur marrëveshje për importin e grurit nga Bullgaria, transmeton Portalb.mk. “Sonte vonë dua ta njoftoj edhe këtë lajm pozitiv direkt nga këtu, nga Berlini. Me kolegun tim, ministrin e Bujqësisë së Republikës së Bullgarisë, Ivan Ivanov, u dakorduam që do të sigurojmë sasi shtesë të grurit nga Republika e Bullgarisë. Së bashku me fqinjët tanë, në këtë mënyrë po ndërtojmë një fqinjësi të mirë të vërtetë dhe të bashkuar do ta kalojmë shumë më lehtë dhe do të përballemi me krizën ekzistuese”, shkroi Nikollovski në Facebook. Ministri…

Lexo më Shumë

Në vend janë shpallur disa greva, të parët do të nisin punonjësit e Administratës dhe gjyqësorë, të cilët të enjten dhe të premten do të protestojnë për dy orë. Të punësuarit në administratë dhe gjyqësorin të enjten dhe të premten do të ndërpresin punën për dy orë, nga ora 10:00 deri në ora 12:00 pasdite, Në vend janë shpallur disa greva, të parët do të nisin punonjësit e Administratës dhe gjyqësorë, të cilët të enjten dhe të premten do të protestojnë për dy orë. Të punësuarit në administratë dhe gjyqësorin të enjten dhe të premten do të ndërpresin punën për…

Lexo më Shumë

Analisti Bllagojçe Atanasovski për “Utrinski Brifing” tha se nëntoka është një grup më i gjerë grupesh nga sfera të ndryshme shoqërore që reagojnë dhunshëm dhe krijojnë zhgënjim sa herë që Maqedonia ec përpara drejt fillimit të negociatave me Bashkimin Evropian. Nëntoka, thekson ai, nuk është i interesuar që Maqedonia të anëtarësohet në BE, por Maqedonia të mbetet pjesë e botës serbe. “Nëntoka është parti në partinë, përfaqësues të tyre ka në të gjitha partitë, por tani më shumë reflektohet përmes partisë politike E Majta”, tha Atanasovski. Ai tha se nga dita e parë e agresionit të Rusisë ndaj integritetit territorial…

Lexo më Shumë